Protesta e opozitës, mbulohet Kryeministria dhe veprat e artit përreth/FOTO

Protesta e opozitës, mbulohet Kryeministria dhe veprat e artit përreth/FOTO

Kërpudha te Kryeministria e mbuluar

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar ditën e sotme protestë kundër qeverisë në orën 11:00 në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”. Shërbimet e Kryeministrisë kanë mbuluar hyrjen e ndërtesës qeveritare për ta mbrojtur nga dëmtimet e mundshme nëse protesta eskalon në akte dhune. 

Gjithashtu janë mbuluar edhe veprat e artit përreth Kryeministrisë, siç edhe kërpudha, një vepër arti kjo e një prej artistëve të njohur belgë, Carsten Holler. Kreu i qeverisë nuk do jetë në zyrë gjatë ditës së sotme, pasi ndodhet në qarkun e Beratit në kuadër të turit të llogaridhënies. 

Gjithashtu kanë nisur përgatitjen për ngritjen e një podiumi të vogël para kryeministrisë ku pritet të flasin përfaqësuesit e opozitës dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Në protestë do këtë mesazhe simbolike kundër qeverisë në disa pika të ndryshme të Bulevardit si dhe tek Ministria e Brendshme.

Ndonëse burime nga policia bëjnë me dije se PD ka marrë leje për 4 orë tubim, nga selia blu shprehen se kjo nuk është e vërtetë dhe përfundimi i protestës është pa afat dhe nuk është përcaktuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)