'Të shtrinë Edi Rama, more'/ Studenti nxjerr blof Berishën: Videoja është e para 4 jave, sot jemi në Elbasan, jo në Tiranë

Kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish blof me postimet në rrjetet sociale. Ish-kreu i qeverisë ka publikuar një video të një grupi studentësh të nisur nga Elbasanit në drejtim të Tiranës për t'iu bashkuar protestës studentore në kryeqytet, por në fakt rezulton se ajo nuk është aktuale. Berisha shkruan se Universiteti i Elbasanit është në protestë dhe grevë ditën e sotme, dhe studentët po udhëtojnë në drejtim të Tiranës ndërsa bashkëngjitur poston mesazhin e një studenti i cili shfaqet në plan të parë në video brenda një autobusi të mbushur me të rinj. Sikurse shihet në një video të publikuar prej tyre, studentët kanë përshtatur vargjet e një kënge shumë popullore. "Trupi në Janinë, Të shtrinë Edi Rama, more, O Edi Rama, të shtrinë", dëgjohen në vargjet e studentëve.

Postimi i Berishës: 
"Greve e pergjithshme e studenteve te Shqiperise! Unversiteti i Elbasanit ne proteste dhe greve! Lexoni mesazhin e studentit dixhital! sb 

Jam student ne elbasan .
Sot studentet e Elbasanit do jene ne proteste dhe bojkot perkunder kercenimeve te shumta qe po u vijne studenteve dhe pedagogve.
Doja te ju vija ne dijeni per kte gje 
ju faleminderit dhe ju pershendes.

Postimi i Berishës

Mirëpo është i njëjti student, Visar Jasharllari, i cili nxjerr blof kryeministrin pasi rrëfen për Report Tv se video është bërë në muajin dhjetor, pra 3-4 javë më parë. Sipas tij, studentët e Elbasanit sot nuk i janë bashkuar protestës në Tiranë, por ndodhen në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit.

Visar Jasharllari duke folur për Report TV

"Ajo video është bërë para 3-4 javësh. Sot është data 7 janar 2019. Ne jemi në Elbasan, në Universitetin "Aleksandër Xhuvani". Mbështesim me shpirt dhe zemër Universitetin e Tiranës. Por sot jemi në Elbasan sepse po ngrejmë edhe ne pikat tona", shprehet Visar Jasharllari, student i Universitetit të Elbasanit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 07/01/2019 11:34

    Arqitekti I mender protestave-unaze e re tek krye.min.eshte krimineli,rusoserbi sali,boll me kete pleher te politikes,dhe pak ka ngelur dhe kanceri do zhduket dhe vendi do eci normalisht

    Përgjigju
    • Pff: 07/01/2019 11:52

      Seriozisht mendon qe po te heqim Salen problemet zgjidhen apo ke demtime ne tru? Hap perpara eshte normal, po te thuash do ecte vendi normlisht me Salen te ikur dhe Edin, Gramozin, Taulant Ballen, Dakon etj nga PS, Bashen e kompaji dhe Mediun nga PD me shok dhe Ilirn dhe Moniken nga LSI eshte gomarllik po aq i madh sa ska ku te shkoj. Dhe ca qeka ky muhabet qe vec Sala qeka i kapur nga armiqt e shqiperise (serbet) shumica ktyre qe listova jane anti shqiptar. Mos ja fusni kot tani veconi Salen nga llumi tjeter, duken sikur kto te tjeret jane burra me te mire.

    • Arbër: 07/01/2019 11:49

      Të lumtë!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës