Samiti, Putin: S'kemi ndërhyrë në zgjedhjet amerikane/ Trump: Dialog për një paqe të re

HELSINKI-Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar një takim dy orë kokë më kokë me Vladimir Putin në një atmosferë miqësore. Pas takimit dy Presidentët kanë zhvilluar një konferencë për shtyp që u shoqërua me një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje. I pari që ka folur ka qenë presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka deklaruar se Moska nuk ka ndërhyrë në procesin e zgjedhjeve amerikane. Putin ofroi marrjen në pyetje të 12 personave ndaj të cilëve janë ngritur akuza në SHBA, por i quajti pa kuptim pretendimet për bashkëpunim të fshehtë me fushatën e Trump.

‘Moska nuk ka ndërhyrë dhe kurrë nuk do të ndërhyjë në procesin e brendshëm të zgjedhjeve të SHBA’ deklaroi Putin pas samitit që po zhvillohet në Helsinki. Një gjë të tillë e përsëriti edhe Trump. ‘Nga ana e Moskës nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në zgjedhjet amerikane’. Putin theksoi se dy vendet duhet të bashkëpunojnë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes tyre. ‘Le të lënë pas klimën e Luftës së Ftohtë. Ka pasur disa momente të komplikuara në marrëdhëniet amerikano-ruse, dhe kjo ka ndihmuar për të krijuar atmosferë të tensionuar, por ne duhet të lënë pas klimën e Luftës së Ftohtë dhe mbetjet e së kaluarës’ tha Putin.

Edhe Trump u shpreh se pas samitit të sotëm do të takohet më shpesh me Putin për një paqe të re sikur e cilësoi ai dialogun me Rusinë. ‘Takimi i sotëm është vetëm fillimi i një procesi më të gjatë, ne kemi ndërmarrë hapat e parë drejt një të ardhmeje më të ndritur. Putini dhe unë do të takohemi shpesh, në të ardhmen’ tha ai.

Duke marrë parasysh zhvillimin e Botërorit të futbollit në Rusi dhe paraqitjen e mirë të mikpritësve, Presidenti Putin i dhuroi homologut amerikan një top. Ai e priti me buzëqeshje dhuratën dhe tha se do ia japë djalit të tij, Baron. Trump ia dorëzoi topin, bashkëshortes së tij.  Para nisjes së konferencës ka ndodhur një incident, pasi një reporter që mbante një letër me një mbishkrim që bënte thirrje për ndalimin e armëve kimike është nxjerrë me forcë nga agjentët e sigurisë nga salla.

Ora 18:25
FOTO/Buzëqeshje, dhurata dhe incident në takimin Trump-Putin
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



    ×

    Lajmi i fundit

    ‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

    ‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh