Rama në 'Repolitix': Lleshaj do dekretohet, Meta të mos bëhet viktimë e opozitës

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga në Report Tv, përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikollë Lesi dhe Muhamed Veliu. Kreu i qeverisë komentoi mosdekretimin nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm. Rama tha se shpresonte që presidenti Ilir Meta të mos ndikohej në qëndrimet e tij nga trazirat morale dhe psikologjike që po kalon opozita. 

Është një arsye që s’di si ta quaj…uroj që realisht Meta të ketë shqetësimin që ka shprehur dhe të mos jetë viktimë e trazirës morale e psikologjike e opozitës që mund të ketë influencë mbi të, për të patur një rol destruktiv. E kam thënë dhe në parlament, për sa kohë që s’kam argument për këtë, me çështjen është aktiv, s’është aktiv, e zgjidhim.

Edi Rama, kryeministër

Rama tha se Meta ka dy alternativa për të mbërritur te dekretimi i Lleshajt si pasues i Fatmir Xhafajt, ndërsa shtoi se kreu i shtetit do hedhë firmën mbi propozimin e tij, pasi nuk ka arsye konkrete për ta refuzuar sërish. 

Presidentit i është dhënë mundësia të kërkojë tërheqjen e Sandër Lleshajt nga çdo lloj statusi publik. Ose nëse nuk pajtohet me të, do të ushtrojë si president çdo kompetencë për ta çdekretuar Sandër Lleshin dhe për t’a dekretuar sërish. Një ushtarak aktiv, s’mund të ushtrojë detyën e ministrit, por fare mirë tërhiqet nga statusi i tij, në momentin kur vendoset si ministrit. I kemi dhënë mundësinë të zgjedhë çfarë të dojë. Në të dyja rastet, këto të dyja çojnë tek dekretimi i ministrit të Brendshëm.  Kam besim se presidenti do të arrijë në përfundimin e duhur. Ajo që ndodhi me vendimin e tij për të mos marrë vendim, do të kalojë dhe presidenti do e dekretojë ministrin e Brendshëm. 

Edi Rama, kryeministër

Rama foli edhe për takimin me Metën për dekretin e ministrit të ri. Kreu i qeverisë theksoi se arsyet e Metës për të hezituar nuk i ishin dukur bindëse. 

Sandër Lleshi nuk është ushtarak aktiv… së pari nuk kam shkelur asnjë Kushtetutë, sepse nuk kam patur si ta shkel, edhe sikur Sandër Lleshi të ishte sot general, unë mund ta propozoja dhe presidenti si personi që ka fuqinë e dekretimit dhe çdekretimit, do e çdekretonte. Së dyti, Sandër Lleshi nuk është general aktiv, para se të bënte deklaratën që e ka bërë para. Çështja është e tillë, ka një problem. Presidenti nuk tha asgjë të tillë, se nuk krijoi dot bindjen etj, etj. Këtu s’ka lidhje kryetari i Kuvendit, etj. Presidenti ka për detyrë të dekretojë një ministër në rast se ata plotësojnë të njëjtat kritere që plotëson një njeri që bëhet deputet. Presidenti ka bërë një letër ku ka shtruar pyetjet e tij, do të marrë përgjigje. S’kam folur në emër të ministres së Mbrojtjes. Presidenti më ka thirrur për dijeni. Kemi për detyrë të përgjigjemi kur na shkruajnë për dijeni. Në rast se gjykon se ka të bëjë me një general aktiv ka për detyrë ta çdekretojë.

Nuk hyj tek njerëzit që i heqin vetes luftëra, e kam thënë dhe herë tjetër. Meta deri të shtunën, ka qenë president i barazpeshuar, dhe i matur. Për hir të së vërtetës, pavarësisht nga ajo që thuhet, presidenti ka luajtur rolin e tij me korrektesë. Absolutisht, në bisedën me mua s’ka patur asnjë shije, as lagu pazari, asnjë arsye të ububushme. Arsyeja s’ka qenë fare arsye që mund të shqetësojë kombin, mua më është dukur “si ka mundësi”. Nëse do e tregoj, shkel etikën. Në krahasim me arsyen që ka dhënë tani është e parëndësishme. Pse s’foli, pse nuk bëri pyetje, këtë unë nuk e di. Jam përpjekur të kuptoj atë ditë arsyet, ajo që më tha s’mu duk arsye. 

Edi Rama, kryeministër

As jam marrë, as kam ndërmend të merrem me këtë cështje. S’është gjykimi dhe zgjedhja ime në zgjedhjen e drejtorin. Nga viti 2014 e deri më sot policia ka bërë një punë shumë të mirë. Nëse krahasoni policinë sot me policinë e para 5 vitesh nuk e di se si mund të shihet dallimi i natës me ditës.

Edi Rama, kryeministër

Veliu e pyeti Ramën edhe për disa nga deklaratat e tij për kryedemokratin Lulzim Basha, ku spikat: ”Lulzim, ta di se ku e ke hallin!”. Rama tha se halli i opozitës tashmë dihet dhe se të gjitha sondazhet e nxjerrin shumë poshtë në votëbesimin e qytetarëve.

Muhamed Veliu: Ju keni thënë në disa nga reagimet tuaja “Lulzim, ta di hallin”. Për çfarë e keni patur fjalën?

Edi Rama: Pse nuk e shikoni ju Lulzim Bashën në çfarë halli është? Opozita, në të gjitha anketimet që bëjmë ne dhe mund t’i bëni edhe ju, qeveria ulet dhe ngritet, opozita e ka vijën kështu…. vetëm poshtë.

Kryeministri komentoi procesin hetimor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilin tha se shteti italian me mbylljen e hetimeve, provoi vendimin e duhur që u mor nga mazhoranca vitin e shkuar për të mos e arrestuar. Gjatë diskutimeve në studion e Repolitix, nuk munguan as batutat dhe replikat me gazetarët e pranishëm, ku kryeministri u shfaq në humor për të replikuar me gazetarët. Rama foli edhe për projektin e Unazës së Madhe dhe protestën e banorëve të kësaj zone, dhe tha se interesi publik anon tek prishja e këtyre shtëpive dhe realizimi i këtij projekti që sipas kryeministrit do tju shërbejë të gjithë qytetarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:11
‘Merri një numër Gruevskit’, Rama-Lesit: Do ia marr Metës, se e ka ai

Kryeministri Edi Rama gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin Repolitix, ka replikuar me gazetarin Nikollë Lesi. Në diskutimin mes tyre nuk munguan batutat, ndërsa kryeministri i tha se nuk duhet të flasë në emër të presidentit Meta.

Diskutimet në Repolitix

Edi Rama: Kemi thënë jo, Kadriu dixhital që bën si i mërzitur, që thotë se e kanë fajin varrezat për Bularatin, i them që je një idiot. Se nuk e ka fajin i vdekuri, për atë që bën i gjalli. Por kështu thoni ju…me titujt tuajë bombastikë

Nikollë Lesi: Kështu ke qenë edhe ti, vije nga Parisi dhe bëje tituj…

Edi Rama: Kështu e ke ti Nikollë, një pyetje e ndan në tre degëzime

Nikollë Lesi: Nga e premtja e shohim këtë punë.

Edi Rama: Mos fol në emër të presidentit.

Nikollë Lesi: Merri një numër Gruevskit që ta kesh, kur ta takosh merrja këtë numër.

Edi Rama: Do ia marr Metës, se ia ka ai.

Nikollë Lesi: Shijoji këto muajt e fundit të qeverisë. 

Edi Rama: Nuk i interesojnë fermerët, por i interesojnë këto.

Ora 23:00
Rama: Nga 1 janari hiqet TVSH për inputet bujqësore, pragu për pagat nuk ndryshon

Lajm i mirë për fermerët. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qeveria ka vendosur të heqë TVSH-në 20% për inputet bujqësore. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin "Repolitix" përballë gazetarëve Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi.

Opozita nuk bën dot telenovelat me shije, jo më opozitë. Ne do bëjmë një relaksim në pjesën e sipërme, ndërkohë që po bëhemi gati për të realizuar një tjetër zotim. Zotimet janë pjesë e punës sonë. Do zerojmë edhe të gjitha inputet për fermerët. Pas 28 vitesh shteti shqiptar mbështet për herë të parë fermerët, duke hequr TVSH-në për inputet bujqësore. 

Edi Rama, kryeministër

Gjithashtu, Rama foli edhe për taksimin mbi pagën, duke i dhënë fund debatit Braçe-Ahmetaj. "Pragu nuk ndryshon. Pagat që do taksohen do jenë ato mbi 30 mijë lekë", tha Rama.

Ora 22:41
'Shqiponja', Rama: I kisha thënë Veliajt hiqe, statuja përdhunim estetik i simbolit të shqiptarëve

Heqja e statujës së ''Shqiponjës'' në sheshin me të njëjtin emër në hyrje të Tiranës trazoi politikën dhe shkaktoi polemika mes maxhorancës dhe opozitës. Pas disa reagimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Rama foli edhe në "Repolitix" për këtë çështje, duke mbrojtur heqjen e monumentit nga hyrja e Tiranës. Rama tha se i kishte kërkuar edhe më herët kryebashkiakut Erion Veliaj largimin e statujës pasi sipas tij ishte si përdhunim estetik i simblit të shqiptarëve.  

Shqiponja petashuqe është bërë për flamuj dy dimensional, për sipërfaqe dy-dimensionale ose për lekun. Por ta marrësh petën e ta vendosësh petën në hapësirë është horror, është përdhunim estetik i simbolit të shqiptarëve. Nuk është shqiponja, është një monument vulgar i gabuar në hyrje të qytetit. Nuk e hoqa unë, unë u gëzova që u hoq. I kam thënë Erion Veliajt, hiqe. Më tregoni një vend normal që ia bën vetes këtë gjë. Bëjnë patriotin, mbrojnë shqiponjën medemek.

Edi Rama, kryeministër

Ora 22:32
'Je lojtar i vjetër dhe i lodhur', Rama batuta me Lesin: Do ikësh në Maqedoni i veshur si Fatos Nano

Nuk munguan as batutat në "Repolitix" ku për më shumë se dy orë, kryeministri Edi Rama u përball me gazetarët Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi. Ishte ky i fundit që 'ngacmoi' kreun e qeverisë, por edhe përgjigja e kryeministrit nuk mungoi po përmes batutës.

Batutat e Ramës me Nikollë Lesin

Nikollë Lesi: Ti je kryeministër, unë jam lojtar i vjetër. 

Edi Rama: Je i vjetër dhe i lodhur. Me atë “Kohën tonë”? 

Nikollë Lesi: Kam informacion, do të të rrethojnë zyrën, do të ngjiten para zgjedhjeve, më vjen keq se do ikësh si Fatos Nano. Bëre keq që the “i lodhur”. E kam provuar me Berishën dhe Nanon…

Edi Rama: S’je i lodhur nga unë, ti je i lodhur nga jeta…

Nikollë Lesi: Uroj të mos vishesh si Fatos Nano kur iku në Maqedoni…

Edi Rama: Fillove me këto tani?

Ora 22:22
Protesta në 'Unazën e Re', Rama i prerë: Shtëpitë janë pa leje, rruga do ndërtohet

Zgjidhja e qeverisë për banorët e "Unazës së Re" që preken nga projekti i zgjerimit të rrugës është bonusi i qirasë për tre vite. Kryeministri Edi Rama u shpreh në "Repolitix" se shtëpitë janë ndërtuar pa leje duke zënë tokën e të tjerëve. Ai tha se në këtë rast prevalon interesi publik dhe banesat që preken nga projekti do shemben për t'i hapur rrugë zgjerimit të rrugës. 

S’marr lehtë asnjë protestë. Që në vitin 2018 akoma diskutohet në Tiranë, se mund t’i imponohesh me forcë interesit publik, kundër ligjit dhe të ardhmes së qytetit, është e kotë të diskutojmë. Unaza e Madhe është e domosdoshme. Ka familje dhe biznese siç ka pasur kudo, por ka prevaluar interesi publik. Për ata që e kanë pa leje, 3 vite shteti paguan qira. Shtëpitë kanë qenë pa leje, s’prevalon dot sfida e atyre. Do hapet rruga se do bëhet rruga për të gjithë. Këtë debat e kam zgjidhur që në vitin 2000. E kam dhënë përgjigjen, s’dua të jem joetik.

Edi Rama, kryeministër

Ora 22:08
Opozita s'do hyjë në zgjedhje? Rama: Me zor nuk i marrim, për kandidatët do vendosim kur të jetë koha

Opozita ka paralajmëruar se nuk do marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2018 me Edi Ramën kryeministër. Një kërkesë e ripërsëritur kjo e opozitës, pasi me të njëjtin argument ngriti edhe çadrën në Bulevard në 2017. Përballë gazetarëve në "Repolitix", kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse opozita vendos të mos hyjë në zgjedhje, është e drejtë e saj. 

Nëse opozita nuk do të paraqitet, nuk e marrim me zor. Unë nuk përgjigjem me nëse. S’mendoj fare se presidenti nuk e dekretojë, nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Pse nuk e shikoni ju Lulzim Bashën në çfarë halli është? Opozita, në të gjitha anketimet që bëjmë ne dhe mund t’i bëni edhe ju, qeveria ulet dhe ngrihet, opozita e ka vijën kështu…. Producentët, skenaristët do dalin. 

Edi Rama, kryeministër

Sa i takon kandidatëve të PS në zgjedhjet vendore dhe nëse Erion Veliaj do rikandidojë për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, Rama tha se kjo do vendoset në momentin e duhur. 

Për kandidatët do vendosim në kohën e duhur, s’është logjike të flasim tani. 

Edi Rama, kryeministër

Ora 21:51
'Shullazi' dhe akuzat e PD, Rama: E arrestuam ne, krimi bënte pallë para se të vinim në pushtet

Kryeministri Edi Rama ka folur në "Repolitix" edhe për dënimin e Emiljano Shullazit nga Gjykata e Krimeve të Rënda si dhe akuzat e PD në adresë të qeverisë për lidhje me krimin. Kreu i qeverisë përsëriti se akuzat janë baltë e përditshme e opozitës, ndërsa solli në vëmendje se Shullazi u arrestua pasi PS kishte ardhur në pushtet. Sipas tij, deri në 2013, grupet kriminale bënin në Shqipëri çfarë të donin. Në të njëjtën linjë, Rama u shpreh se edhe ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshi, do vijojë punën e nisur për spastrimin e elementëve kriminalë në vend. 

Nuk jam ekspert bandash, s’më interesojnë këto nocione. është e habitshme sesi ne akuzohemi për punët e mira që bëjmë, Nikolla më thotë mua si të ngjitet krimi, ndërkohë që ngjitjen e krimit e bën propaganda. Ne çdo ditë tregojmë se s’duam t’ja dimë kush është ky është ai. Një palë është aty, është i lidhur me komunitetin, brenda komunitetit ka disa. S’po e gjejmë dot fillin. Unë shoh që një pedagog i PD, i dënuar për drogë. Më takon mua të them, ti Lulzim Basha je i lidhur me këtë? As e dyshoj që ai se di fare, e tani s’reagon. Ndërkohë që një parti, njësoj si një familje, nuk gjykohet për çfarë ndodh me një individ apo me një tjetër. Por ne nuk duam t’ja dimë. Nëse janë kriminelë, këto janë përralla. Unë që më shikon ti, jam kryeministri. Nuk merrem me njerëzit e skeduar, në fushatë cca do i thoja unë “më jep dëshminë e penalitetit’? ore jeni në vete apo s’jeni në vete? Në të gjithë botën, kështu ndodh.

Veprimtaria kriminale s’është se unë i takoj këta njerëz, por është kur unë përdor mjete kriminale për të fituar vota. Këto janë gomarrllëqe. U fol për këtë Shullazin, Shullazi, Shullazi, sot ai dënohet 14 vite burg. Tani këtë e krijuam ne? Kush e arrestoi? Kush e bëri të mundur që të dënohej? Ata që na e ngjitën ne? Ky, ky ky… figurat e krimit të organizuar bënin pallë para se të vinim ne…. do e shihni që edhe Sandër Lleshi do të bëjë të njëjtën gjë se traseja është shtruar. S’është çështje e Saimirit apo Fatmirit. është vullnet, sepse ministrat kanë fuqinë të bëjnë ç’të duan. S’ka yni apo ia atyre, të doli këpute.

Edi Rama, kryeministër

Ora 21:41
Vrasjet kriminale në vend, Rama: Hënkshin kokat e njëri-tjetrit, janë të lutur ta bëjnë

Kryeministri Edi Rama ka folur në "Repolitix" përballë gazetarëve Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi, edhe për ngjarjet kriminale në vend. Kreu i qeverisë theksoi se vrasjet e fundit janë produkt i përplasjeve mes grupeve kriminale, për të cilët preferoi të përdorë një zhargon popullor kur u shpreh: "le të hanë kokat e njëri-tjetrit".    

Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Marr frymë thellë… Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia.

Edi Rama, kryeministër

Diskutimet në Repolitix

Gazetari Artan Hoxha: Po si, mund të vriten njerëz të pafajshëm?

Edi Rama: Unë po them kur vrasin njeri-tjetrin. Këta që bëjnë të fortët do zhduken, jo fizikisht. Nuk do jenë më shqetësim për njerëzit në ambientet publike.

Ora 21:28
Tahiri i pafajshëm në Itali, Rama: Prova pse vendimi i PS ishte i drejtë, donin ta arrestonin në bazë të llafeve të kriminelëve

Kryeministri Edi Rama ka folur në "Repolitix" edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili pak ditë më parë u shpall i pafajshëm nga gjykata e Katanias për akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim me Habilajt. Rama tha se sfidë për Tahirin është që ta çojë procesin deri në fund, ndërsa theksoi se në Shqipëri tentuan ta arresojnë kur nuk kishte një akuzë ndaj tij, por gjithçka bazohej te llafet e disa trafikantëve. 

Për procesin me drejtësinë në Shqipëri, nuk kam asnjë koment. Jam me të njëjtin parim, problemet e çdo individi në PS me drejtësinë janë individuale, një familje nuk gjykohet nga kjo gjë, por nga mënyra si reagon. U desh që të vinte PS në qeveri që të vihej ky standard. U kërkua që të arrestohej, dhe nuk pati asnjë akuzë. Prokuroria italiane provoi sa i drejtë ishte vendimi i PS, që refuzoi arrestimin e një deputeti në bazë të llafeve të disa kriminelëve. Ky është një mësim i madh. Sot ai është në një proces, ta çojë deri në fund. U shpreha për përgjimet, që ngritët tërë atë vorbull nëpër kazanë dhe rezultoi një vorbullë. Nuk më intereson kjo, më intereson ajo që një mal me baltë u hodh për llafet e disa kriminelëve. Italia ka folur për atë pjesë, për të cilën u kërkua arrestimi. Kjo është lojë me porta të vogla në Lezhë, unë jam në Tiranë…

Edi Rama, kryeministër

Ora 21:05
'Kishte mbështetjen time', Rama flet për dorëheqjen e Xhafajt: Iku vetë, të tjerat broçkulla kazani

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë tjetër pikëpyetjet lidhur me largimin e Fatmir Xhafajt nga ministër i Brendshëm. Në "Repolitix" përballë gazetarëve Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi, Rama tha se Xhafaj kishte të gjithë mbështetjen e tij.

Ministri ka dhënë vetë dorëheqjen me dëshirën e tij më të madhe. Ministri ynë ishte mbështetur me të gjitha forcat nga unë dhe qeveria, dhe i tërhequr me të gjitha forcat vetë. Iku vetë, të gjitha janë broçkulla kazani, në pamundësi të logjikës.

Edi Rama, kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arbian: 14/11/2018 08:53

    …diskutim vlonjatësh… …ore seriozisht e ka ky i gjati, me të gjitha ato që tha në pallat të sportit… …pse ke dyshim ti, apo se dëgjove me veshët e tu… …pse vërtëtë do bëjë aeroport, rrugë, tunel në llogara, e blablabla… …pse s’të besohet ty… …po iko o p***u, ka b***ë ai ti bëjë të gjitha këto… …ore ai i gjati kur bëri Ard Veliun Drejtor të Përgjithshëm, këto i bën me b***ë…

    Përgjigju
  • Faik: 14/11/2018 08:32

    Respekte pafund për Denis Mingën ! HALABAK dhe Krye HORR Kryeministër ! Hëngshi Kokat tuaja ju Politikanët e Degjeneruar të pas Viteve 1990 , sepse jeni që të gjithë Plehra , Fekale dhe Krye HAJDUTË Ordinerë ! Si mund të thojë një Kryeministër Normal që Kriminelët Hëngshin Kokat , kur USA edhe Bin Ladenin që ishte Arab donin ta kapnin të gjallë , por Nuk mundeshin dhe prandaj e Vranë ! Kurse ky Plehrë erdhi me premtimin se do bënte Drejtësi për 21 Janarin , ku u Vranë 4 Qytetar të Pafajshëm dhe u Gjakosën 500 të tjerë , për Karrigen e këtij LEGENI , që e mori për të VJEDHUR Shqipërinë me PPP e KRRIMIT ! Tani mu mbush mendja komplet që Fatos Lubonja ka të drejtë që thotë janë 3 BANDA me KRRIMINELË dhe OLIGARKË! VDEKSHI ju POLITIKANËT e ShkërLLatoKracisë dhe Hëngshi KOKAT tuaja dhe KOKAT e Fëmijëve tuaj ishalla.

    Përgjigju
  • shkodrani: 14/11/2018 08:04

    je kryem me i degjeneruar qe ka pas historia madje edhe me i degjeneruar se vet shqiptaret qe jan me.te degjeneruarit me.kokulurit ne bot se tkan zgjedh ty

    Përgjigju
  • Rozina: 14/11/2018 07:31

    Palaço Kryeminister ! Kurse Opozita akoma edhe me KEQ ! Horra dhe Kriminela, që ishalla Hëngshin Kokën këta Politikanë Halabakë , përpara Kriminelêve të rrugës , sepse këta Politikanë FUNDËRRINA HAJDUTË , janë SHKAKU dhe PASOJA që ka KRIMINELË RRUGÊVE ! GRUEVSKI një TENDER për një makinë të Qelbur dhe Zoran Zaev i tregoi Vendin me një Qeveri me Kualicion , kurse ky PALLAVESH i Pështirë Kryeministër , NUK ka bërë asgjë ! ZAGAR dhe KRYEHAJDUT KRYEMINISTËR , njësoj si KRIMINELËT dhe KRYEHAJDUTËT e PDsë dhe LSIsë ! VAFSHI në DJALL dhe ESFEL që të gjithë ! RESPEKTE për DENIS MINGËN dhe ARTAN HOXHËN

    Përgjigju
    • Edhe ça?: 14/11/2018 08:44

      Mos na e shaj Stalinin tone te shpronesimeve edhe kooperativave koncesionare se do e kesh punen pisk pastaj, pjelle kazani qe shpif shpif capra capra capra

  • Suelasr: 14/11/2018 00:01

    Muhamed Veliu nje gazetar perendimor me etike dhe i matur . Kisha shume kohe pa e pare. Respekte per Report Tv.

    Përgjigju
  • Petrit HAJDUT Vasili: 13/11/2018 21:19

    RESPEKTE për Denis Mingën dhe Artan Hoxhën e madh ! Në vend të Nikollë Leshit , duhet të kishe ftuar ndonjë Gazetar tjetër si Fatos Lubonja apo Preç Zogaj , sepse Leshi është me LSInë e FLORIRIT të KRRABËS !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Në banjot e stadiumit për më shumë se 30 orë, tifozi i Real Madridit fshihet për të parë ndeshjen e Champions League kundër Manchester Cityt

VIDEO/ Në banjot e stadiumit për më shumë se 30 orë, tifozi i Real Madridit fshihet për të parë ndeshjen e Champions League kundër Manchester Cityt