Reklamat falas, 10 TV letër në
KQZ AMA, OSBE-ODIHR

Reklamat falas, 10 TV letër në<br />KQZ AMA, OSBE-ODIHR
TIRANE-Dhjetë televizionet kryesore në vend i kandë dërguar një letër KQZ-së, AMA-s dhe OSBE për ndryshimin e ligjit për Partitë Politike, ku detyrohen televizionet që të transmetojnë reklamat falas.

Mediat kryesore në vend njëzëri deklarojnë se Kodi Zgjedhor ka një tjetër parashikim.

Përballë kësaj kontradikte, televizionet theksojnë se do të zbatojnë Kodin që prevalom mbi ligjet e thjeshta.

Në letrën që po bëjmë publike me poshtë, televizionet Klan Tv, Top Channel, Report Tv, Ora News, News 24, Vizion +, ABC News, Channel One, Kanali 7, Top News shprehen se pas konsultave me juristë e avokatë, lidhur me reklamat, do të zbatojnë vetëm Kodin Zgjedhor dhe jo ligjin “Për Partitë Politike”.

LETRA E PLOTE

Drejtuar: Komisionit Qendror te Zgjedhjeve
Per dijeni te Autoritetit te Mediave Audiovizive
OSBE-ODIHR

Të nderuar zotërinj
Ne, përfaqësuesit e subjekteve radiotelevizive, nënshkrues të kësaj deklarate, u njohëm sot me materialet e dërguara nga Bordi i monitorimit pranë KQZ. Këto materiale ligjore të dërguara konsistojnë në Kodin Zgjedhor, të ndryshuar, Ligjin Nr. 8580, datë, 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, dhe Ligjin Nr 97/2013, “Për mediat audiovizive në republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe rregulloren e Bordit të Monitorimit të Mediave.

Nga leximi i tyre kosntatojmë se gjendemi përballë një ndryshimi të dispozitave ligjore sa i përket transmetimit të reklamave të partive politike gjatë fushatës elektorale dhe sanksioneve me gjobë për rastet e moszbatimit të tyre.
Ligji për Mediat në Republikën e Shqipërisë, i cili rregullon veprimtarinë radiotelevizive, neni 39, Reklama politike, thotë:

“Gjatë periudhës zgjedhore transmetimi i reklamave politike bëhet sipas dispozitave të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe ligjit Nr 8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar”.
 
Referuar këtij neni të ndryshuar pak ditë më parë konstatojmë se:

1. Në Kodin Zgjedhor në fuqi, Neni 84, veç të tjerash, parashikohet se radiot dhe televizionet private të cilat pranojnë reklamë me pagesë, gjysmën e kohës totale të reklamës t’ua venë në dispozicion falas subjekteve zgjedhore. Gjithashtu në rastet e shkeljeve të kërkesave të këtij Neni, parashikon gjobë me 2 000 000 lekë për operatorët vendor dhe 3 500 000 lekë për operatorët kombëtare.

2. Në Ligjin Nr 8580, Për Partitë Politike të ndryshuar, neni 24/5, vec të tjerash parashikohet se radiot dhe televizionet private detyrohen që të vendosin në dispozicion falas për subjektet zgjedhore të gjitha reklamat që transmetohen gjatë fushatës. Gjithashtu në rastet e shklejeve të këtij neni parashikohen gjova prej 4. 000.000 lekë për operatorët vendorë dhe 8.000.000 lekë për operatorët kombëtarë.

Nga sa vihet re, referenca që na bën ligji i medieve se për reklamat në fushatë duhet t’u referohemi të dy ligjeve të mësipërme, ka një kontradiktë të madhe. Në kushtet ku për të njëjtin shërbim parashikohen dy dispozita dhe kritere të ndryshme, e kemi të pamundur ti zbatojmë parashikimet e të dy ligjeve njëkohësisht.

Pasi u konsultuam me juristët tanë dhe avokatët më të njohur në vend, referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 81, që përcakton hierarkinë dhe procesin ligjvënës, germa C, “Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Vendore”, është ligji që parashikohet në Kushtetutë dhe renditet në ligjet që miratohet me shumicë të cilësuar prej 3/5 e deputetëve  të Kuvendit, ndërsa ligji për Partitë Politike nuk parashikohet në Kushtetutë, pra ëhstë një ligj i thjeshtë që miratohet edhe me gjysmën e votave plus 1 të deputetëve të pranishëm, dhe pas opsionit të tyre ligjor, ne, përfaqësuesit e medieve kryesore, unanimisht vendosëm t’ju njoftojmë se:

Ligji i zbatueshëm për transmetimin e reklamave të partive politike me fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, 25 Qershor 2017, është Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i cili prevalon mbi ligjin për Partitë Politike.

Lutemi njoftoni subjektet elektorale të regjistruara në zgjedhje, që të marrin masa për zbatimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, neni 84, të miratuar me konsensus prej tyre.

Faleminderit për mirëkuptimin

njoftim i mediave


njoftim i mediave

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)