Të punosh me vdekjen mbi kokë/Report Tv në ish-uzinat e Laçit, në 5 vite 6 viktima (VIDEO)

Report Tv ka shkuar paraditen e sotme në ish-Uzinën e Superfosfatit në Laç, ku një ditë më parë humbën tragjikisht jetën dy të rinj. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka, solli live pamjet e frikshme të gërmadhave në ish-Uzinën 'e vdekjes'.

Siç shihet dhe në pamjet që sjell Report Tv, gjithçka është shkatërruar dhe është shndërruar në një gërmadhë të vërtetë, ku godina është gati e rrëzuar e gjitha. Vetëm një ditë më parë, një pjesë e saj u rrëzua, duke zënë poshtë dy të rinjtë, ku njëri prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë te Spitali i Traumës në Tiranë.

Viktima mbetën 27-vjeçari Drilon Lamaj dhe 28-vjeçari Dashamir Hajna, të cilët punonin në këtë ish-Uzinë për të siguruar bukën e gojës, ku nxirrnin hekur dhe e tregtonin për skrap, ndonëse në këto ambiente tepër të rrezikshme për jetën nuk kishte asnjë tabelë orientuese. 

Në pesë vite, në ish-Uzinën e vdekjes në Laç kanë humbur jetën gjashtë persona duke gërmuar për të nxjerrë hekur me qëllim tregtimin për skrap. Varfëria, kushtet e vështira ekonomike dhe papunësia i kanë shtyrë banorët e zonës të vënë në rrezik jetën e tyre duke punuar në gërmadhat e ndërtesës së trashëguar nga regjimi komunist. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Ka humbur babain dhe vëllain te ish-Uzina e 'vdekjes' në Laç, i riu për Report Tv: Këtu punojnë njerëz çdo ditë

Një i ri nga Laçi ka rrëfyer ngjarjen e dhimbshme që ka përjetuar familja e tij nga ish-Uzina e Superfosfatit në Laç. Ai ka humbur babain dhe vëllain në rrënojat e ndërtesës së degraduar, duke nxjerrë hekur për ta tregtuar për skrap.

Bledar Gjoka thotë se familja e tij është e varfër dhe kushtet e vështira ekonomike i shtynin ata të gërmonin në godinat e lëna në harresë. Çdo ditë aty punojnë njerëz, duke vënë në rrezik jetën. 

Kam humbur vëllain dhe babain në këtë uzinë. Nxirrnin hekur për shkak të kushteve ekonomike. Babai ka humbur jetën në 2004, vëllai ka dy vite, në 2016. Këtu edhe pas 1 viti do ketë aksidente të tilla. Shoh plot çdo ditë, edhe në mes të të nxehtit të madh, duke punuar këtu. 

I riu që ka humbur babain dhe vëllain në rrënojat e ish-Uzinës

Ora 12:05
Ju ra tavani i Uzinës mbi kokë, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën në Laç, Report Tv sjell fotot

Report Tv ka siguruar fotot e dy të rinjve, që humbën tragjikisht jetën në ish-Uzinën e Superfosfatit në Laç, teksa po punonin për të siguruar bukën e gojës.

Në fotot më poshtë, janë 27-vjeçari Drilon Lamaj dhe 28-vjeçari Dashamir Hajna.

Dy të rinjtë humbën jetën brenda ambienteve të ish-Uzinës, kur po nxirrnin hekur për ta tregtuar për skrap, teksa një pjesë e godinës është shembur dhe i ka zënë poshtë.


(Dy viktimat Dashamir Hajna dhe Drilon Lamaj)

Ora 11:44
Vdekja e dy të rinjve tek ish-Uzina në Laç, kryebashkiaku për Report Tv: Godinat s'janë në varësinë tonë

Kreu i Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi, ka reaguar për Report Tv lidhur me ngjarjen tragjike të një dite më parë në ish-Uzinën e Superfosfatit në Laç, ku humbët jetën dy të rinj.

Kryebashkiaku Bardhi tha se godinat e ish-Uzinës nuk janë nën administrimin e bashkisë, ndërsa shtoi se qeveria duhet të vërë dorë. Sipas tij. Deri më tani në ish-Uzinat e Kurbinit kanë vdekur katër persona.

Godinat e ish-Uzinës nuk janë në administrimin tonë. Duhet të vihet dorë nga qeveria, pasi janë në rrezik. Kemi kërkuar fonde nga qeveria për roje, por nuk na janë dhënë. Në ish-Uzina kanë vdekur 4 persona.

Kryebashkiaku Artur Bardhi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 08/07/2018 14:55

    Mir ky shtet le.. ska leke ti mirmbaje te pakten te coj dy fadroma ti bej shesh kto uzina dhe fabrika se jan gjithmone burim aksidenesh per hallexhinjte

    Përgjigju
  • Erik: 08/07/2018 13:36

    Ngushellime familjeve te te ndjerve, u qofte dheu i lehte! Keqardhje e madhe per fatin e tyre te zi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore