Ekskluzive/ REPORT TV zbardh dëshminë e 4 të arrestuarve për 3.4 mln euro: Elvis Vladi ngarkoi ‘Toyota’-t në Belgjikë, i priste Alfredi

Report Tv ka zbardhur dëshmitë e plota të personave të arrestuar deri tani për makinat me 3.4 milionë euro që u bllokuan në portin e Durrësit ditën e diel. Gazetari Arsen Rusta ka siguruar dokumentin e prokurorisë për Edi Likën, Klevi Likën, Agim Cekën dhe Alban Mollaymerin.

Grupi i gjente makinat në internet, Elvis Vladi organizonte blerje e nisjen drejt Shqipërisë, ndërsa kushëriri i tij Alfredi i priste. Elvis Vladi pasi ngarkoi makinat në kamion u kthye nga Belgjika me avion katër dite para se te kapeshin makinat me 3.4 milionë euro. Edi Lika i tha shoferit në telefon, që të mos shkonte nga Ankona, por nga Bari.

( Kliko këtu ) për dokumentat e plota

Dëshmitë e kater te arrestuarve
Administratori i kompanisë që i solli makinat, Edi Lika ka deklaruar se makinat i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë. Ai ka treguar edhe se ku janë ngarkuar.

7 makinat ‘Toyota’ janë ngarkuar në Bruksel, Alfa Romeo në Liezh dhe Opeli në Ashen në Gjermani. Makinat i kishte porositur Alfred Vladi, që ka një biznes në Laprakë

Edi Lika

Edhe djali i tij, Klevisi ka mohuar që të kishte dijeni për shumën rekord të eurove që gjendeshin te ‘Toyota’-t. Ndërsa në dëshminë e zbardhur, Agim Ceka shprehet se makinat 'Toyota' i kishte ngarkuar në Belgjikë Elvis Vladi. Cani ka theksuar gjithashtu se prej një muaji punonte si shofer te kompania e administruar nga Edi Lika, ndërsa ka bërë tre rrugë në Belgjikë. 

Në datë 12.06.2018 më mori në telefon Edi Lika dhe më tha të merrja kamionin, pasi do të shkojmë për të marrë disa makina në Belgjikë. Në datë 13 qershor jemi nisur nga Tirana dhe kemi kaluar nga Hani i Hotit, duke kaluar nga Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania dhe me destinacion Belgjikën në Sherlo kemi mbërritur në 16 qershor, ku kishim qenë edhe më parë. Elvis Vladi ngarkoi makinat Toyota. Në kthim na mori në telefon Edi Lika, që tha se nuk duhet të kalonin nga Ancona, por nga Bari. Personi që priste makinat në Durrës e ka emrin Fredi (Alfred Vladi), djali i xhaxhait të Elvisit.

Agim Ceka

Ndërsa Alban Mollaymeri ka deklaruar se makinat i gjenin në internet dhe Alfredi i porosiste jashtë Shqipërisë. Mollaymeri është shprehur gjithashtu se ka një aktivitet privat, servis makinash.

Mollaymeri thotë se ka telefonuar Alfred Vladin kur u bllokuan makinat në port. Për të katër të arrestuarit prokuroria kërkon arrest me burg për akuzat e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal.

Pas 3 ditësh kërkime brenda vendit, Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi. Ata kishin kontraktuar një firmë private për të transportuar 9 automjete nga Belgjika, në dy nga të cilat ishin fshehur 3.4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit.

Ndërkohë drejtoria e Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit në bazë të ligjit anti-mafia do të verifikojë në të gjitha bankat e nivelit të dytë, por edhe në drejtorinë e Hipotekës, llogaritë dhe pronat e paluajtshme te Alfred dhe Elvis Vladi si edhe familjarëve të tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK