POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ridvan Hado zgjidhet zv/ kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë

Gjykata e Apelit Tiranë

Gjykata e Apelit Tiranë do të ketë nga sot si zv/kryetar gjyqtarin Ridvan Hado. Ky është një post i cili përcaktohet për herë të parë me Reformën në Drejtësi. Zv/ kryetari ka kompetenca të njëjta si kryetari në rast se ky i fundit nuk ushtron më funksionin.

Deri më tani janë zgjedhur në rang vendi mbi 20 zv/kryetarë, ku përfshihen edhe gjykatës të shkarkuar nga Vettingu.

Ridvan Hado ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga viti 2000 e deri më 2013-n. Dhe nga viti 1996 e deri në vitin 2000, 55-vjeçari ka qenë ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

a.s.
Komento

Komente

  • Reni: 10/01/2019 20:00

    Ridvan Hado eshte gjyqtari me i ndershem. Te kesh Ridvanin ne seance gjyqesore, je me fat, sepse eshte e sigurt qe fiton drejtesia. Nuk njeh abuzim, i pakorruptueshem dhe teper i afte si gjyqtar.

    Përgjigju
  • LORA: 10/01/2019 11:26

    Ky ridvan hado eshte kreu i trupes gjykuese te krimit shtetror ne Gerdec. Nje maskara i tere.

    Përgjigju