Rihapja e dosjes 'Azem Hajdari', Romeo Kara: Personi më i dëmtuar do jetë Sali Berisha

'Dosja Azem Hajdari duhet të rihapet, ka bazë ligjore'. Kështu u shpreh juristi, Romeo Kara, i ftuar në studion e Report Tv. Ai theksoi se ish-truproja i Berishë do rrëfejë emrin e personit që i telefonoi dhe nxori nga selia e PD-së Azem Hajdarin natën e 12 shtatorit 1998'. Sipas tij, personi më i dëmtuar nga rihapja e dosjes do jetë ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, të dhëna për personin që ka nxjerrë Azem Hajdarin nga selia, i cili pak minuta më pas u vra nga Fatmir Haklaj, ka edhe Shërbimi Informativ. I pyetur për ekstradimin e Izetit drejt Shqipërisë, Romeo Kara tha se procedurat kanë nisur dhe pritet vetëm vendimi i autoriteteve turke.

Rihapja e dosjes Azem Hajdari

Duhet të kemi rihapje të procesit të Azem Hajdarit. Ligjërisht është e mundur të hapet. Që në kushtet e ekstradimit ai është i favorizua të rihapet procesi. Gjykata nuk mund t'ia mohojë rihapjen e procesit.

Ai njeri ka të gjithë të drejtën edhe sipas Kodit të Procedurës Penale, marrëveshjes së ekstradimit, ai ka të drejtë të kërkojë rihapjen e dosjes. Është 52-vjeç, jeta e tij ka mbaruar. Ai është i bindur te e drejta e tij për të bërë drejtësi.

Ky gjyq do jetë një nga gjyqet publike, duhet të bëhet i hapur. Ky gjyq, si të rihapet si të mos rihapet, do ta bëjë efektin e tij. Ata që investojnë për të mosrihapur, do forcojnë në publik fajësinë e tyre. Ai është dënuar nga fjala e Berishës dhe procesi ndaj tij është i përçudnuar.

Një shkresë e Shërbimit Informativ në dhjetor 1998 drejtuar presidentit Mejdani dhe kryeministrit Majko, nuk përmendet emri i Izet Haxhisë. Aty thuhet, nga disa burime të besueshme informative, dyshohet se autorët janë Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani. Këto lidhen me vrasjen e një prej vëllezërve Haklaj në 1999. S'ka thënë askush emrin e Izet Haxhisë.

Misteri i telefonatës që nxori nga selia Azem Hajdarin

Vetë shteti në atë kohë ka servirur këtë informacion sekret te Presidenti dhe Kryeministri. Thuhet që Hajdari është nxjerrë nga nja telefonatë. Izet Haxhia ka thënë se ai kurrë nuk ka pasur telefon derisa ka dalë nga Shqipëria. Ai është në gjendje të thotë se kush e ka pasur atë telefon dhe me çfarë telefonate ka dalë atë natë Azem Hajdari. Pra, të dalë se çfarë loje është luajtur me Azem Hajdarin.

Romeo Karaj, Jurist

Berisha personi më i dëmtuar nga rihapja e dosjes

Izeti është person i dëmtuar si Izet, por personi më i dëmtuar në këtë mes është Sali Berisha. Se ky ka thënë që personi që ka telefonuar Azemin ka qenë Izet Haxhia. Mendoj se hetimi për vrasjen e Azem Hajdarit është dëmtuar. Nëse njerëzit e fuqishëm mbështeten te padrejtësia, ky është një motiv që duhet të rihapë çështjen.

"Izeti refuzoi Australine per Shqiperine"
Ish-Juristi i OSHEE, Romeo Kara, ka zbuluar në studion e Report Tv ofertën që ai dhe një grup personash të tjerë i kanë bërë Izet Haxhisë, i dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, një ofertë që të shkonte dhe të jetonte në Australi bashkë me familjen e tij.

Sipas tij, ish-truproja i Berishës e ka refuzuar këtë ofertë dhe është treguar i gatshëm të përballet me drejtësinë në Shqipëri. Romeo Kara tha se procedurat për ekstradimin e Izet Haxhisë kanë nisur dhe sipas tij pritet vendimi i Gjykatës për ta konkretizuar zyrtarisht këtë hap.

Janë plotësuar të gjitha procedurat e ekstradimit

Izet Haxhia që nga momenti kur postuar në FB, më ka lajmëruar edhe mua. Ka bërë një status të fundit disa javë më parë. Ndodhet në burg, por se ku nuk jam i sigurt. Janë plotësuar të gjitha procedurat e ekstradimit, nuk kam dijeni a vjen nesër apo jo, por punohet nga momenti në moment për ardhjen e tij këtu.

Izet Haxhia është një nga iniciatorët e ngritjes së zërit të vërtetës në Shqipëri. Ai tashmë është bërë një fenomen. Nuk marr përsipër ta shpall të pafajshëm në lidhje me problemet që e kanë akuzuar, por marr përsipër të them, që ai është një person thellësisht i bindur të ecë në rrugën e të vërtretës e cila të çon te drejtësia.

Ai dhe familja e tij kanë një jetë të shkatërruar nga padrejtësitë. Ka qenë i vendosur vetë, të mos priste edhe katër vite që t'i parashkruhej akuza, iu dha mundësia për të jetuar i lirë në Australi. Unë dhe miqtë i mi i kemi mundësuar, me mundësitë tona modeste. Por ai është i vendosur të përballet me ata të cilët kanë manipuluar të vërtetën karshi tij.

Kara tha se ai, si denoncues i aferës 'CEZ', dhe Izet Haxhia janë në luftë të përbashkët me drejtësinë. "Në Shqipëri kemi të bëjmë me një luftë të hapur mes të keqes dhe të mirës. Fatkeqësisht e keqja ka fituar, njerëzit e moralshëm janë depresionuar. Izeti është nga ata njerëz që me besim në zot, ka marrë përsipër të përballet me të vërtetat e tij të ccojë deri në fund kërkesën e tij për drejtësi".

Kara tha gjithashtu se Izet Haxhia nuk ka vënë kushte për ekstradimin, por sipas tij është detyrim ligjor që dëshmitarit për vrasjen e Azem Hajdarit t'i mbrohet jeta. "Izet Haxhia gëzon shëndet të plotë, është mirë edhe nga memoria, siç ështe dhe ish-shefi i tij".

Nga kjo drejtësi shqiptarët janë të zhgënjyer...Do ketë drejtësi?
Po luhet shumë me këtë drejtësinë e pretenduar që do vijë. Nuk kam besim te ky sistem i kalbur dhe i korruptuar, antinjerëzor e antishqiptar. Kemi vonesa në ngritjen e KLP dhe KLGJ, s'kemi formuar prokurorinë posaçme, po luhet me kompetencat e gjykatave. Pra, një drejtësi e vonuar, një drejtësi e copëtuar. Megjithatë, s'mund të presim përjetësisht. Ai e ka marrë përsipër të përballet me këtë drejtësi.

Kush është i frikësuar nga ekstradimi i Izet Haxhisë?
Ai ka thënë se janë persona në pushtet në Shqipëri dhe në Kosovë. PD është një parti që ka qenë gjithmonë në pushtet qendror dhe lokal. Këto vitet e fundit ka pasur pushtet të jashtëzakonshëm te sistemi i drejtësisë. Janë njerëz të emëruar nga Berisha. Pjesa e Presidentit, KLSH-së dhe strukturave të tjera, pra opozita ka pasur pushtet të fortë këto 5 vitet e fundit.

A i druhet Ilir Meta?
Mund të mos i druhet, por s'i vjen mirë për një nga aleatët e tij më të mëdhenj, për Sali Berishën.

Permendet edhe Kosoven. Kush frikësohet në Kosovë?
Ai ka përmendur Xhavit Halitin, Kadri Veselin. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vetting: 08/05/2018 17:58

    Vetem nje gje dua te them qe 52 Vjec, jeta e tij ska mbaruar, dhe uroj te dali i pafajshem e te lirohet sa me shpejt, e ka treguar veten qe eshte patriot i vertete dhe meriton respektin e popullit. #freeizethaxhian

    Përgjigju
  • Highlanderi: 07/05/2018 22:34

    Mire dosja per Berishen do te hapet por varri kur do ti hapet? Qente e rruges presin te pshurrin mbi te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet