Rruga Milot-Balldre, qeveria hap garën për koncesionin PPP – 20 miliardë lekë fondi i caktuar

 Rruga Milot-Balldre, qeveria hap garën për koncesionin PPP – 20 miliardë lekë fondi i caktuar

Projekti i rrugës Milot-Balldre

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur zyrtarisht garën për koncesionin e segmentit rrugor Millot-Balldre. Kontrata PPP do të synojë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës për një periudhë 13-vjeçare, ndërkohë që vlera e parashikuar e projektit arrin në 161.5 milionë euro, ose rreth 20.187 miliardë lekë.

Ofertat do të priten deri më datën 14 Shtator, ndërkohë që e avantazhuar në garë do të jetë shoqëria “A.N.K”, e cila ka marrë bonusin prej 8.5% pas kryerjes së studimit të fizibilitetit për këtë propozim të pakërkuar. Fondi për fituesit do të shpërndahet në një distancë të gjatë kohore, ndërsa pagesa e parë e këstit ndaj koncesionarit do të bëhet vetëm kur ai të ketë përfunduar së paku ¼ e punimeve.

Autostrada e re do të ndërtohet me standarde ndërkombëtare të kategorisë A, me një gjatësi rreth 17.2 kilometra, me 6 korsi nga të cilat dy janë të emergjencës. Ndërsa rrugët sekondare ndërlidhëse që do të ndërtohen kanë një gjatësi totale prej 9.5 km.

Shpejtësia maksimale e projektuar është 100 km/h, ndërsa trafiku mesatar diton llogaritet në rreth 1 mijë automjete.

Ky investim pritet t’i japë një zgjidhje përfundimtare trafikut në zonën urbane të Lezhës dhe kryqëzimin me Shëngjinin si dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit në superstradën Shkodër –Tiranë. Ky aks lehtëson gjithashtu komunikimin me shtetin fqinj Malin e Zi./Scan/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel