Tërmete edhe gjatë natës në Tiranë dhe Durrës, më i forti 4.1 ballë në orët e para të mëngjesit

Tërmete edhe gjatë natës në Tiranë dhe Durrës, më i forti 4.1 ballë në orët e para të mëngjesit

Epiqendra e tërmetit në Hamallaj

Një numër i madh lëkundjesh janë ndjerë gjatë orëve të natës në Hamallaj të Durrësit, e cila që prej orës 11 të ditës së djeshme është epiqendra e disa tërmeteve.

Gjatë natës, janë ndjerë disa lëkundje të forta, nga 3-4 ballë. Më i forti është regjistruar në orën 02:09 të mëngjesit të së enjtes me epiqendër Hamallajn në Durrës. Intensiteti i tij ka qenë 4.1 ballë i shkallës rihter. Ndërsa lëkundjet e fundit janë regjistruar në orën 04:20 me 3.1 ballë. 

Nuk raportohet për dëme dhe as për persona të lënduar.  

Sipas institutit të Gjeoshkencave, zona e Hamallajt vijon të mbetet mjaft aktive, ndërsa pritet që të ketë edhe lëkundje të tjera, duke marrë parasysh ritmin aktivitetit sizmik. Një ditë më parë u regjistrua edhe tërmeti më i fortë po në Hamallaj me 5.1 ballë i shkallës rihter.

Lëkundjet shkaktuan dëmtime në disa banesa në zonën e Hamallajt, në Durrës, Krujës dhe Vorës. Ndërsa në qytetet e tjera ku u ndjenë lëkundjet e fuqishme si Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan dhe Vlorë nuk ka dëme materiale.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)