Sezoni turistik, drejtori i Hipotekës në Vlorë: Masa për kthimin e emigrantëve, do shtojmë sportelet

Drejtori i përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri, ka kryer  një inspektim në strukturat e hipotekës Vlorë, nga ku njoftuar për një shërbim të diferencuar gjatë muajve të verës në shërbim të emigrantëve.Drejtori i Hipotekave ka thënë se përveç denoncimeve për abuzime në Hipoteka, janë marrë të gjitha masat për të hapur sportele shtesë në shërbim të qytetarëve dhe për të ulur fluksin.

Platforma e bashkëqeverisjes është gjetja e zgjidhjes për çdo qytetar që i kërkohet bakshish, ose trajtohen jonormal nga punonjësit. Nga momenti që kjo ankesë vjen në platformë, zyra qendrore për 10 ditë është e detyruar t’i kthejë përgjigje qytetarëve. Kjo është masa që është e parë që ne marrim. Masat e tjera, nga zyra qendrore ka patur nga largimi nga puna te kallëzimi në prokuroritë e rretheve respektive.

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri

Krahas shtimit të sporteleve shumë prej shërbimeve që lidhen me rregjistrimin e pronave mund të merren nga portal E-Albania. Drejtori i përgjithshëm i Hipotekave, ka folur dhe per shkarkimin i ish krye-regjistruestuesit te Vlores pak ditë më parë, Sokol Bana.

Do të ketë kontrolle të  vazhdueshme nga zyrat qendrore. Ne vijmë në çdo zyrë për të parë sjelljet që ka patur punonjësi, do merren masa, nuk do të ketë vetëm shkarkime por edhe kallëzime, kjo është pak, jo e sigurtë. Kemi marrë masa t’u ofrojmë kushte punonjësve tanë, të plotësojmë sportelet me punonjës, që t’iu ofrohet shërbimi qytetarëve, që t’i plotësojmë me staf të munguar, të plotësojmë organikat. Ish-drejtori s’është në kallëzim penal. Nuk është kryer kallëzim penal ndaj drejtorit të Vlorës. Kontrolli ka konstatuar shkelje.

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri

Çdo rast korrupsioni tha drejtori Pjetri duhet të denoncohet në platformën e Bashkëqeverisjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD