Shatërvani 'bamirës' në Romë, thesari nuk shkon më për të varfrit
Nga një prilli, thesari i shatërvanit “Trevi” në Romë do të kalojë në arkat e Komunës. Ky shatërvan besohet nga shumë vendas dhe turist se sjell shumë fat dhe ata hidhin monedha në të.
Sipas legjendës, kush mbyllte sytë dhe i kthente shpinën shatërvait të famshëm të Trevi- it në Romë, duke hedhur një monedhë në të, siguronte kthimin në qytetin e përjetshëm. Çdo vit, shatërvani mbushej me monedha, shuma e të cilave shkonte në 1 milionë euro, para këto që deri më tani i shkonin “Cartias”- it, por nga një prilli do të përfundojnë në arkat e komunës së Romës për të financuar projektet e asistencës.
Ka qenë komuna e cila nëpërmjet një memorandiumi të nënshkruar në nëntor nga zëvendës kryebashkiaku i Romës, ka bërë që jo vetëm të ardhurat nga Shatërvani i Trevit, por nga të gjitha shatërvanet e tjera monumentale në qytet të kalojnë në arkën e Komunës, për t'u shndërruar në burimin kryesor të programeve të asistencës.
Paratë e mbledhura nga shatërvani i Trevit, “Cartias”- si i përdorte si bazë ekonomike për një rrjet të madh të projekteve të asistencës, në të cilën përfshiheshin menca për të varfërit, pagesa e hosteleve për të pastrehët, si dhe asistencë mjekësore për familjet dhe shtresat në vështirësi ekonomike.
Ndërkohë që me nismën e komunës së Romës për kalimin e këtyre të ardhurave në arkat e Komunës, shumë nga këto projekte rrezikojnë të mbyllen.
(Shatërvani i Trevit në Romë)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1006
Lajme të tjera
-
Roma rinovon marrëveshjen me trajnerin Daniele De Rossi
18 Prill, 09:47
-
Balla takim me homologun Piantedosi në Romë: Eksperiencën italiane ta përdorim për menaxhimin e pronave të konfiskuara nga grupet kriminale
13 Shkurt, 15:08
-
SKEDA/ Çfarë mundëson njoha reciproke e sigurimeve shoqërore Shqipëri - Itali, fillon me 4 mijë pensione në vit! Sa përfitojnë dhe si
6 Shkurt, 17:29
-
U dha informacione zyrtarëve rus, dënohet me 20 vite burg Ish-oficeri italian
20 Janar, 09:12
-
Parrullat ‘No 41 bis’ në Romë e 6 mbështetësve të Berishës, si ato të familjarëve të Cosa Nostrës
15 Janar, 20:16
-
VIDEO/ Skena lufte në 'Olimpico', tifozët e Romës dhe Lazios përplasen masivisht në derbi
11 Janar, 10:42
-
Prokuroria italiane kërkon dënimin e Elvis Demçes: Mbreti gomorrës shqiptare në Romë
29 Dhjetor 2023, 08:19
-
FOTO/ Përfshihet nga flakët inceneratori i mbetjeve në Romë
25 Dhjetor 2023, 10:57
-
‘Dopietë’ e Morata-s, Atletico fiton 3-1 Derbin ndaj Realit! S’mjafton Lukaku, Torino ndal 1-1 Romën, barazon edhe në Napoli
25 Shtator 2023, 17:39
-
Romë/ 'Ishin aq të uritur sa hanin dhè', Drama e dy fëmijëve 4 dhe 6 vjeç që kequshqeheshin nga prindërit
7 Shtator 2023, 12:50
-
Merr fund “telenovela” Lukaku: Nesër firmos me Romën
26 Gusht 2023, 20:29
-
VIDEO/ Romë, i burgosuri kapërcen murin brenda burgut dhe hipën mbi vinç
6 Gusht 2023, 14:43