Shkarkimi i Abdullait, gazetari Carlo Bollino: Më dënuat në emër të PD-së, 75 mijë euro për një artikull që s’e shkrova kurrë
Gazetari Carlo Bollino, në një reagim në Facebook, tregon gjyqin me gjyqtarin e shkarkuar sot nga KPK-ja, Bledar Abdullai. Bollino rrëfen sesi u dënua me një dëmshpërblim prej 75 mijë eurosh nga Abdullai për një artikull të pashkruar kurrë prej tij.
Gazetari Carlo Bollino
Pas shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Bledar Abdullai nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka reaguar gazetari Carlo Bollino. Në një status të shkurtër në Facebook, gazetari Bollino tregon për gjyqin e 6 viteve më parë, ku gjyqtari Abdullai zhvilloi një proces për të cilin gazetari nuk u njoftua asnjëherë, e u dënua 75 mijë euro, për një shkrim të pashkruar nga Bollino.
Bollino thekson se vendimi i Abdullait, mbante vetëm firmën e tij, pasi këtë çështje kishte vendosur më herët Partia Demokratike.
Mes të tjerash gazetari shkruan:
“M’u tha vetëm se nuk ishit ju që kishit vendosur, por partia demokratike: ju kishit firmosur “vetëm” vendimin. Tani, dokumentet e Vettingut sqaruan me mirë se kush ishit.”.
Reagimi i plotë i gazetarit Carlo Bollino:
Lamtumirë zoti Abdullaj, kur gjashtë vite më parë më dënuat të paguaj 75 mijë euro pa më njoftuar për procesin, pa një avokat dhe për një artikull që nuk e kisha shkruar kurrë, nuk ju njihja. M’u tha vetëm se nuk ishit ju që kishit vendosur, por partia demokratike: ju kishit firmosur “vetëm” vendimin. Tani, dokumentet e Vettingut sqaruan me mirë se kush ishit. Dhe vërtetojnë atë që gjithmonë e kam menduar: nëse një njeri pranon të përulet ndaj urdhërave të një partie, nuk e bën për dobësi apo nga frika, e bën, sepse ka shumë për të humbur dhe akoma më shumë për të fshehur. Bye bye.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.9%
-
Korrupsion
82.8%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjiedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Probleme me kredinë e butë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Juljan Haxhiu
18 Shtator, 21:53
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
I vunë tritol në banesë, gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës nuk kalon vetingun, KPK shkarkon Tonin Stërkaj
4 Shtator, 16:22
-
Shkarkohet nga KPK prokurori i Korçës Dashnor Nure! Konfirmohet në detyrë prokurorja e Durrësit Oltiana Gjoni
4 Shtator, 15:38
-
Prokurori i burgosur Xhevahir Lita shkarkohet nga detyra, gjykimi u bë në mungesë! Paraqitet dosja e SPAK për 'Metamorfozën'
4 Shtator, 15:18
-
FOTO/ E shkarkoi KPK, Prokurorja nuk mban lotët, ngeli në veting për pasurinë e të shoqit
4 Shtator, 12:20
-
I vunë tritol në banesë, gjyqtari Tonin Stërkaj kërkon konfirmimin në detyrë! KPK: Nuk justifikon 28.3 milionë lekë
3 Shtator, 22:02
-
Ekskluzive/ 6 mijë e 589 qytetarë vendosën drejtësi! Ndihmuan vettingun të fundosë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar
17 Gusht, 15:43
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
Zoti Bolino , para disa ditesh ju hodhet si problem te drejte , rushikimin e vendimeve gjygjesore per persona te bere pis nga morali dhe qe i kap vetingu . Keni te drejten e ligjit dge te zotit per te bere rekurs per vendimin e ketij mostre ne emer te PD .
PërgjigjuBollino je njishi I gazetarise shqiptare Faleminderit,,, Per te tille gazetare ka nevoje Shqiperia ,per fat te keq nuk ka dhe sdo kete per shume kohe
PërgjigjuKarlo Bollino je një ekzenplar je një intelektual serioz bravo të qoft për trimërin e korektësin tënde . Sikur Shqipria të kishte nja 4 gazetar si ty do ishte një mrekulli për shtypin Shqiptar . RRESPEKT KARLO BOLLINO
PërgjigjuKarlo Bollino je një ekzenplar je një intelektual serioz bravo të qoft për trimërin e korektësin tënde . Sikur Shqipria të kishte nja 4 gazetar si ty do ishte një mrekulli për shtypin Shqiptar . RRESPEKT KARLO BOLLINO
PërgjigjuJam Me Ty Carlo , ISHTE SI SEMUNDJE BUTE " i pafajshmi " Bledar, ishte me i keq, se i keqi vete, mendo FLISTE NE EMER TE REPUBLIKES KY MOSTER.SUKSESE VETINGUT
PërgjigjuMos u mërzit ,or vëlla! Gjyqësorit të korruptuar , po i vjen fundi. Do ta dorëzojnë, ç’të kanē vjedhur. Ti rrofsh, se ke dhënë kontributin tënd të vlerë, për Shaipërinë tonë.
Ky bledari si semundje e Bute, po te shih ate Arben Mullahin dhe Edvin Pollozhani qe sjapin vendim pa u "kollitur"