'Shkarkohet drejtori i SHISH', Sali Berisha: Hakmarrje e Ramës se dekonspiroi Ballën tek opozita
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook është shprehur se ditën e sotme është shkarkuar nga detyra drejtori i SHISH, Gentjan Lleshi. Sipas tij, Lleshi është shkarkuar me urdhër të kryeministrit Rama.
Ish-kryeministri Sali Berisha
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook është shprehur se ditën e sotme është shkarkuar nga detyra drejtori i SHISH, Gentjan Lleshi.
Në statusin e tij, Berisha shkruan se sipas burimeve të tij të brendshme, Lleshi është shkarkuar me urdhër të kryeministrit Rama, lëvizje kjo që vjen si hakmarrje pasi kreu i SHISH kishte njoftuar opozitën se Taulant Ballën ishte pritësi i 5 milion lekëve të gjetura në mjetin Toyota Yaris.
Sipas ish-kryeministrit, kjo akuzë është totalisht falso pasi Gentjan Lleshi nuk ka komunikuar kurrë me njeri për atë ngjarje.
Postimi i plotë i Berishës:
Noriega shkarkon drejtorin ne SHISH si hakmarrje per Taulant Bega/Yaris/Hoxha/Gjura/Jashari!
Te dashur miq, Sigurimi i Shtetit ne krye te SHISH shkarkon, me urdher te Rames nga detyra, pas nje procesi terrori te gjithanshem psikologjik dy mujor, kryetarin e deges te ketij institucioni Gentjan Leshaj me akuzen, absolutisht fallco, se njoftoi opoziten per Taulant Ballen si prites i 5 milion euro para droge me Toyota Yaris.
Burime te brendshme bejne me dije se nuk ekziston asnje prove, fakt apo e dhene se Gentjan Lleshi ka komunikuar kurre me njeri per ate problem. Por dihet se drejtori ne fjale eshte dhe nje nga kontributoret kryesor te raportit te sherbimit informativ per angazhimin direkt te 127 oficereve te larte te policise ne kanabizimin e Shqiperise dhe rolin direkt te Saje qorrit dhe vet Norieges ne kete proces!
Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin hakmarres primitiv te Edvin Kristaq Rames ndaj drejtuesit te rendesishem te sherbimit inteligjent te vendit, paralajmeroj ate dhe xhelatet e sigurimit te shtetit ne krye te SHISH se do paguani shtrenjte veprimin tuaj banditesk, antiligjor me te cilin ju hakmerreni per te mbuluar lidhje tuaja te tmerrshme te krimit.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.5%
-
Keq
62.8%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 605
Lajme të tjera
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë
24 Prill, 20:18
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
Ti ore qen bir qeni je Noriega e jo Rama,ti ore kriminel je nje plak ordiner e goje shthurur qe te ka ardhur fundi,ti je turpi i PD-se dhe i fjales demokraci.
PërgjigjuGjej nje politikan te paperlyer dhe hajde fol.. si ky si ai njesoj jane ska PD as PS hashash vjedhje pronash mos pagim dogane dhe tendera do te kete kedo qe te zgjidhni aty.