Si dështoi plani i PD me gjashtë taxi për të nxjerrë jashtë Shqipërisë "Babalen"

Si dështoi plani i PD me gjashtë taxi për të nxjerrë jashtë Shqipërisë

Lulzim Basha dhe "Deshmitari X" Albert Veliu, i njohur si "Babalja"

Albert Veliu, dy ditë më parë në mesnatë ka dashur të largohet nga Shqipëri duke udhëtuar në drejtim të Kosovës. Kjo me sa duket ka qënë dhe qëllimi i Partisë Demokratike, e cila ka krijuar dhe një skenar për të shmangur vëzhgimin policor që Policia e Shtetit, po i bën këtij dëshmitari. Madje dhe gjatë ditës së djeshme, katër agjentë të “GOS”, gjatë kohës kur qëndronte Veliu brenda në prokurori ai monitorohej prej tyre.

Por me sa duket PD, për të tërhequr dëshmitarin nga mbulimi i policisë, dy ditë më parë ka vënë në zbatim një plan. Mëson se dikush ka telefonuar një shoqëri që ka aktivitet të transportit taxi në Tiranë, duke i kërkuar se duhet të sillnin 6 taksi në selinë e Partisë Demokratike. Pas kësaj, të gjashta automjetet kanë dalë njëra pas tjetrës nga selia e PD dhe pasi kanë shkuar deri në kryqëzimin tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, aty kanë marrë drejtime të ndryshme.

Por vetëm njëra nga taksitë ka shkuar në banesën ku qëndronte dëshmitari Albert Veliu, i cili ka hipur në taksi dhe më pas është larguar, duke dalë nga Tirana dhe u drejtuar në veri. Por agjentët e policisë nuk e kanë “ngrënë” këtë reng të përdorur nga PD, pasi shumë shpejt kanë rënë në gjurmët e taksisë ku ndodhej dëshmitari Albert Veliu.

Ky i fundit, është qëndruar në zonën e Milotit, pasi kanë qëndruar në një restorant për të ngrënë bukë. Policia ka dyshuar në mesnatë se pikërisht në këtë ndalesë, dëshmitari mund të merej nga persona të tjerë dhe ti humbte nga mbulimi, dhe për pasojë kanë vendosur të ndërhyjnë dhe ti kërkojnë Albert Veliut që të shkojë me ta në polici, për verifikim. Pas shoqërimit të tij, Veliu dhe PD humbën shansin për ta larguar dëshmitarin jashtë shtetit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TIRANSI: 19/05/2018 13:26

    E HENGRE E TI BABALE FILMIN AKSION QE BERE,NE BOLLYWOOD TE INDISE, SE PO TE ISHTE NE HOLLYWOOD FIMI DO ISHTE ME I BUKUR POR REGJISOR BASHA ME SKENARISTE SALIANJI ALIBEAJ APO BARDHI QENKAN PER NE BOLLWOOD.

    Përgjigju
  • sifi: 19/05/2018 11:32

    Plani per largimin e Babales nga PD i ngjan filmave aktion , me 6 taxi dhe njera do merrte pijanec mashtruesin . Mendoj qe ish policet prane PD kane gabuar , se sit kane hyre oficer policie te afte qe nuk mund ti mashtroj asnje skenarist .Plani ngjan me largimin e Zaganit qe ishte ne arrest shtepie dhe skenaristet e cuan ne Zvicer . Ljo eshte nje loje kalamajsh dhe mashtrim . Opozita po te kishte verte nje kasete kopromentuese per Agron Xhafajm merrte nje person qe mund te besohej , por jo kete zhgarravine ordiner . Opoziita ka nevoje per kauz ,dhe mbi te gjitha moral . Nuk mund te drejtojne opoziten ,Saliu che Luli qe kane nje mal me dosje per krime kunder shqiptareve

    Përgjigju
  • Arbër: 19/05/2018 09:43

    PD është diktatur Enveriane e pastër...!!!

    Përgjigju
  • Fredi: 19/05/2018 09:34

    Ky do te jete plani i Lulit dhe Alibeajt hahahahahaha kane pare filmin " Terapi dhe Plumba " me De Niron hahahaha Nuk kane patur besim tek Kulicaj se ai mund ta vriste rruges dhe kane plan keta legenet qe te mos ju plaste " bomba " ne dore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)