Dita e Rinisë/ Ultimatumi i Bashës: Vetting në politikë ose rrëzojmë parlamentin! Berisha: Ky është Dhjetori i dytë

Sot është 8 Dhjetori, Dita kombëtare e Rinisë, që shënon dhe 28-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Në kuadër të kësaj dite janë organizuar disa aktivitete, ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha nga Qytet Studenti deklaroi se nëse nuk do të pastrohet parlamenti nga krimi do ta rrëzojmë. Referuar edhe protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, Berisha e cilësoi si ‘Dhjetorin e Dytë’. Presidenti Meta në mesazhin e tij për Ditën u shpreh se inkurajon dhe mbështet rininë e sotme, veçanërisht studentët. Ndërsa kryeministri Edi Rama përmes një mesazhi në Instagram e kujtoi 8 Dhjetorin duke theksuar se ‘28 vite më parë kjo ditë shërbeu si pikënisje për rrëzimin e komunizmit’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:45
Basha: Ultimatum! Ose do pastrojmë parlamentin nga krimi ose do ta rrëzojmë

Nga Qytet Studenti, kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë, që sipas tij po bllokon të ardhmen e shqiptarëve. Basha u shpreh se Shqipëria po vidhet dhe grabitet nga një grusht njerëzish me Ramën në krye. Referuar kërkesës së PD për vetting në politikë, ai kishte edhe një ultimatum; ‘nëse nuk do pastrohet parlamenti nga krimi do ta rrëzojmë’. “Nga ky shesh studentët hapën dritën e ndryshimit. Edhe sot shumica e shqiptarëve gjenden në errësirë, të braktisur nga pushteti që është përqendruar në një dorë. Kushtet e studentëve janë përsëri mesjetare, të mjerueshme, ndërkohë që tarifat rriten. Qeveria duhet të kishte prioritet absolut. Në Bulevardin e Ri dhe në Unazën e Re familjet po rezistojnë kundër një projekti korruptiv.

Është një skemë e madhe grabitje dhe vjedhje. Këto nuk janë vendimet e shqiptarëve dhe të një qeverie që përfaqëson shqiptarët, këto janë vendimet e një grupi injorantësh dhe kriminelësh që kanë marrë peng parlamentin dhe vendin. Kanë bllokuar ëndrrën e Dhjetorit të 1990. Ky grup hajdutësh ka vetëm një projekt, atë të grabitjes së Shqipërisë. para që duhet të shkonin për këto konvikte janë zhdukur në gropat e korrupsionit në dhjetëra projekte. Ky sistem duhet rrëzuar me cdo kusht. Sot duhet të shohim nga e ardhmja si studentët tanë që janë derdhur në rrugët e Tiranës, pasi Shqipërinë nuk është e lirë si Europa. Le ta japim sot ultimatumin tonë politik, si dëshirë dhe aspiratë e cdo shqiptari. Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi ose do të rrëzohet, do të rrëzohet. Qeveria shqiptare u takon qytetarëve, ta çlirojmë nga krimi”tha Basha.

Ora 10:35
Dita e Rinisië, Berisha në Qytet Studenti: Protesta e studentëve, Dhjetori i Dytë

Në kuadër të 8 Dhjetorit, Partia Demokratike ka zhvilluar një aktivitet në Qytet Studenti për të kujtuar ngjarjen e para 28 viteve. Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha u shpreh se studentët e Dhjetorit të 1990 ishin heronjtë e vërtetë.  “Studentët kishin marrë një vendim epik për të protestuar drejt sheshit për t’i kthyer Skënderbeun dhe sheshit popullit dhe kombit. Ata ishin heronj sepse u ngritën kundër etërve të tyre. Nuk e harroj atë ditë kur erdhën autobusët për ti shpërndarë duke u thënë se u kishte marrë koka erë. Por ndodhi e kundërta, ata u bashkuan me bijtë e tyre.

Ata ishin heronj sepse nuk kishin mbështetje të madhe. Ishin vizionarë. Lideri dhe heroi i tyre doli nga ky shesh si mesi për shqiptarët. Azem Hajdari u la peng Rudinën dhe Kirin, nëse do ti tradhtonte. Ata i besuan një fëmiu dhe një studenti që ti udhëhiqte drejt përballjes më të egër ndaj diktaturës mizore. Azem ti je gjallë dhe do të mbetesh i tillë në jetë të jetëve. Sot prej katër ditësh kemi një dhjetor të dytë. Si asnjëherë tjetër universitetet e vendit kanë nisur betejën ndaj regjimit të Edi Ramës. Ky regjim i ka mbyllur Shqipërisë dyert e Europës”deklaroi Berisha.

Ora 09:29
Dita e Rinisë, Rama: 28 vite më parë shërbeu si pikënisje për rrëzimin e komunizmit

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 8 Dhjetorin përmes një mesazhi në Instagram, ku thekson se 28 vite më parë kjo ditë shërbeu si pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri. “Në vitin 2009 Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 8 Dhjetor si ditën kombëtare të Rinisë, në kujtim të Lëvizjes së Dhjetorit 1990 që shërbeu si pikënisja e rrëzimit të regjimit komunist dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri” shprehet Rama.

Ora 09:03
8 Dhjetori/ Meta: Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët

Në kujtim të ditës së Rinisë, Presidenti Meta përmes një statusi në Facebook shprehet se Lëvizja Studentore 28 vite më parë frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar. Kreu i shtetit thotë se inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët. Kujtojmë që studentët po protestojnë prej katër ditësh para Ministrisë së Arsimit kundër tarifave.

“Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Liri-Demokraci”, për të shndërruar 8 Dhjetorin në Ditën e tyre, Ditën e Rinisë, Ditën e Lirisë, Ditën e Europës. Kujtojmë me nderim veprën e Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore, i cili me guxim, kurajo e shpirt sakrifice frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për mijëra studentë, të rinj, pedagogë e intelektualë, për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar.

Jehona e thirrjeve “Liri-Demokraci” dhe e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar. Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajon e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë të tyre në Shqipëri” shkruan Meta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 08/12/2018 19:27

    Berisha,Basha tani prisni edhe pak perpiquni te gjeni noj Bic me 4brisqe,sepse te tjerat iken ,i blene shqiptaret ,beni kujdes se nuk do gjeni njeri qe te ju orientoje si ti perdorni

    Përgjigju
  • Highlanderi: 08/12/2018 17:36

    BASHE BERISHE & CO te hani mune. Merni brisqet astor ose big .Eshte rrit leshi...

    Përgjigju
  • Ilir: 08/12/2018 14:19

    O Luli tu humbt fara e u qerofsh ne Hollande, se nuk te beson kush ty as gerdallen e vjeter...! Te ka zene meraku per veten! Ikni hapini rrugen njerezve me integritet se na moret ne qafe!

    Përgjigju
  • toni: 08/12/2018 13:40

    o lyli per nje muaj ngrihet spak...shiko gjej ndonje raport mjeksor

    Përgjigju
  • Populli: 08/12/2018 11:31

    Luli bastaedi,qe e ka marre vesh dhe vet ,vetem bastardlleqe ben dhe flet;zbaton dhe kshillat e babait shpirteror,sali lazaratit!

    Përgjigju
  • XhinXhoni: 08/12/2018 11:24

    Rrofte padesyja e bardhe qe doli nga garderoba e Bllokut.

    Përgjigju
  • Rruqja: 08/12/2018 09:16

    ZOTI PRESIDENT STUDENT SI PUNA JOTE DHE DISA TE TJERVE QE ERDHET NE DHJETOR MOS JU GJET EMRI 200 VJET MBRAPA SE E KATANDISET SHQIPERIN NE KTE FAR FEJE LAKURIQ NE SYT TE BOTES .VETE JU (JO TE GJUTHE) STUDENTET E DHHETORIT U SHNDRUAT NE SHUSHUNJA QE JA PIT GJAKUN KTIJ POPULLI DHE U BETE PASHALLAR .PRA SI JU MOS MOS NGELT KOM STUDENTI NE kombe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”