Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Kryemadhi: Dakord me çdo fjalë, por jo si i tha! SPAK vegël e Ramës

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi aq sa e përkrah edhe e kritikon kryetarin e PL-së Ilir Meta, njëherësh bashkëshorti i saj, në sulmet e tij ndaj SPAK. Ndërsa shprehet se mendon njësoj si Meta se kreu i SPAK, Altin Dumani është vegël e qeverisë, e kritikon bashkëshortin për mënyrën si i ka bërë këto akuza.

Pyteje: Si i komentoni sulmet e Metës ndaj SPAK?

Kryemadhi: Në çdo fjalë që meta ka thënë për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam shumë dakort, por mënyrën e them përsëri mendoj se vjen nga revolta. Mendoj se spak është vegël e Ramës dhe ebteja jonë nuk është ndaj spak.

Pyetje: A jeni dakort me sulmet ndaj Dumanit?

Kryemadhi: Ju duket normale ju që gazetat e Erion Velisë hapin faqet e para në 7 të mëngjesit me njoftimin e SPAK çon te të tjerët. Pra lajmi kalon nga gazetat e Erion Velisë para të vijë te qytetarët?

Por ndonëse e mbështeti në sulmet ndaj prokurorisë së posaçme, Kryemadhi ka dalë kundër bashkëshortit i cili ka deklaruar se brenda partisë që ai drejton ka nepotizëm. Teksa thotë se në parti ka pasur meritokraci, e pyetur nëse do të garojë për presidente të PL-së tashmë që Meta ka nisur revolucionimin e PL-së duke nisur nga vendi i tij, Kryemadhi duket se nuk do ta sfidojë. 

Kryemadhi: Meritokracinë në një parti nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore ndërsa deputeti zgjidhet me vota, mund të të emërojë meta deputet po problemi është se nuk të zgjedhin njerëzit.

Pyetje: Do kandidoni për presidente të PL?

Kryemadhi: Zonjë unë kandidoj me mendime nuk kandidoj me kandidatura...

Pyetje: A jeni ndjerë e sulmuar nga Meta ditët e fundit?

Kryemadhi: Më shumë se ç’më ka sulmuar Rama e Veliaj pse nuk ju dhimbset kjo ju? Meta nuk më ka sulmuar si bashkëshorte por si politikane. Po keq ju ka ardhur juve që Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët e mi.

Në daljen e tij të fundit për mediat, Ilir Meta e rriti dozën e sulmeve ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK, i cili po heton dosjen për CEZ-DIA. Shqetësimin se SPAK do ta fusë në burg Ilir Meta nuk e fshehu, ndërsa  përmendi edhe sekuestrime florinjsh e pasurish të tij. Këto sulme të Metës janë  dënuar ashpër nga ndërkombëtarët në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:25
Meta 'spastron' partinë, Kryemadhi: Po votat? Nepotizmi s'e mbyt dot meritokracinë! Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte

1713454166_kryemadhi.JPG

Në dalje të Kuvendit deputetja e PL Monika Kryemadhi është pyetur në lidhje me deklaratat e fundit të kreut të PL Ilir Meta për spastrime brenda partisë. Kryemadhi tha se sulmet ndaj saj kanë qenë si politikane dhe jo si bashkëshorte, ndërsa nënbvizoi se në parti nuk ka pasur nepotizëm, pasi kjo ndodh në institucionet shtetërore.

"Meta nuk më ka sulmuar si bashkëshorte por si politikane."

Pyetje: Si i komentoni deklaratat e Metës për luftë ndaj nepotizmit brenda PL-së  dhe që nuk do ketë familjarë të drejtuesve të partive?

Kryemadhi: Në 2003 PS ndryshoi statutin për të larguar Kryemadhin nga PS, thoshte o Monika o Ilir Meta në drejtimin e PS. Në 2004 kur u themelua LSI,  grupi themelues dhe pse Monika ishte një nga firmëtarët, bënë statutin që nuk lejohet burrë dhe grua në parti. Pas dy vitesh e ndryshuan prapë. Meritokracinë në një parti nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore ndërsa deputeti zgjidhet me vota, mund të të emërojë Meta deputet po problemi është se nuk të zgjedhin njerëzit.

Pyetje: A do kandidoni për presidente të PL-së?

Kryemadhi: Zonjë unë kandidoj me mendime nuk kandidoj me kandidatura

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Monika: 18/04/2024 22:09

    Ptu,,,ptu,,,, mos te marrin me sysh. Si goce e re je, sa vjen e rinohesh. Po cfare ha moj yll. Te ndrin lekura.

    Përgjigju
    • Lala: 19/04/2024 07:30

      Levrek ha Mona hahah

  • koli: 18/04/2024 18:29

    cifti meta,,duhen te arrestohen sa me pare,,dhe ti sekuestrohen pronat,,makinat,,shtepite,,vilat,,,leket ne banka e ti kthehen te varferve,,aepse ato jane leket e popullit....e njejta gje edhe me saliun me familje,,,bashen,,nanon,,rulin,,tritan shehun,,pollon,,,,meksin,,majkon,,,ramen, veliajn,,,ballukun,,ahmetajn,,spiropalin,,panaritin,,e me radhe.,,.etj

    Përgjigju
    • Alfred: 19/04/2024 12:57

      O Koli, pikes i keni rene. Tallin menderen me popullin dhe nuk u dridhet as qerpiku kur flasin per korrupsionin. Nuk u ngopen me vjedhje? Kush do i fuse ne burg? Asnjeri. Cdo deputet me bisnes, shtepia, vila ne plazh. Nga i moren te gjitha keto para? I vetmi i ndershem eshte Veliaj, qe te shkretit edhe dasmen ja pagoi mami me kursimet e pensionit. Cifti Meta ka 3 femije ne Londer. Me cfare parashe i mbajne? Etj etj etj

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rroftë 1 maji si ditë pushimi!

Rroftë 1 maji si ditë pushimi!