'Superklasikja' e Amerikës Latine mund të luhet në Abu Dhabi, vendimi të martën

'Superklasikja' e Amerikës Latine mund të luhet në Abu Dhabi, vendimi të martën

Koreografia e tifozëve të Boca Juniors në takimin e parë të finales kundër River Plate

Finalja e Kupës Libertadore River Plate - Boca Juniors nuk luhet. Superklásikja është shtyrë për një datë të pacaktuar. Një vendim i hidhur, pas dhunëst që shpërtheu të shtunën dhe kaosit të së dielës, me të plagosur e të arrestuar, ndërsa ende dominon tensioni, çka ka bërë që drejtuesit e Federatës Latine të marrin një vendim drastik.

Përsa kohë nuk ka ende një datë, kjo ka bërë që Boca Juniors të kërkojë fitoren në tavolinë 3:0. Ndeshjen e kaluar ekipet barazuan 2:2 në fushën e Boca-s. Megjithatë mediat raportojnë se Federata Latine do vendosë të martën për datën se kur do luhet akti i dytë i finales së shumë pritur të "Superklasikes", River Plate - Boca Juniors. 

Media argjentinase theksojnë gjithashtu se mund të përjashtohet stadiumi "Monumental", e nëse kjo ndodh, finalja e kthimit do të luhet të Abu Dhabi në 8 dhjetor, sepse javën e ardhshme është e pamundur të luhet në Buenos Aires për shkak të samitit të G20.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin