“Të pres fytin”/ Tenton të godasë me thikë trajnerin e Tiranës U-17 Memelli, arrestohet prindi

Trajneri i para të rinjve të Tiranës Migen Memelli ka rrezikuar të goditet me thikë pranë qendrës stërvitore të skuadrës së tij.

Tentativën e goditjes e ka bërë prindi i një lojtari të ekipit U-17 të Tiranës, gjatë ditës së sotme në seancën stërvitore të zhvilluar pranë fushës sportritve “Skënder Halili” në kryeqytet.

Motivi i sulmit fizik, duket se ka ardhur për shkak se prindi i kërkonte Memellit që t’i aktivizonte të birin në fushën e lojës.

Burimet policore bëjnë të ditur se autori është identifikuar dhe është shtetasi Abdyl Çejku, i cili e kishte kërcënuar Memellin duke i thënë: “Të pres fytin”.

Memelli ka qenë vetë në polici ku ka dëshmuar për incidentin.

Kjo ngjarje ndodh pak kohë pasi një incident i ngjashëm kishte ndodhur në Shkodër, ku një person kishte tentuar të godiste me thikë trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka.

Memelli është një ish-futbollist i njohur, i cili në të kaluarën ka luajtur me ekipet e Teutës, Tiranës, Partizanit e Flamurtarit. 

Trajneri Migen Memelli në qendër me rreth të kuq, me ekipin U-17 të Tiranës që drejton në këtë sezon futbollistik

Ndaj dhunës së pësuar sot nga trajneri i U-17-s Migen Memelli ka reaguar edhe klubi i futbollit të Tiranës, që e ka dënuar ashpër incidentin dhe ka premtuar se do të marrë masa për të mbajtur larg fushave sportive prindërit e dhunshëm. 

Njoftimi zyrtar i KF Tiranës:


KF Tirana denon ashper incidentin e ndodhur sot ne kompleksin stervitor "Skender Halili". Dhuna verbale dhe fizike e ushtruar ndaj trajnerit te Tiranes U17, nga prindi i nje futbollisti ndaj Migen Memellit meriton dhe do te denohet.
Klubi ka marre menjehere te gjitha masat per te mbeshtetur trajnerin Migen Memelli.
KF Tirana do te marre masa te tjera per te mbajtur sa me larg prinderit qe jo vetem demtojme femijet e tyre por cenojne integritetin e trajnereve dhe imazhin e nje klubi qe gjithmone ka funksionuar si nje familje e madhe.
Probleme te ngjashme jane hasur dhe ne te shkuaren dhe KF Tirana ka punuar gjithmone per te mbajtur larg prinderit nga femijet dhe problemet.
 

Pas ngjarjes së rëndë paraditen e sotme, kur trajneri i Tiranës U-17 Migen Memelli u godit nga prindi i njërit prej lojtarëve të tij, për shkak se nuk e kishte aktivizuar në fushë të birin e tij, policia ka bërë të mundur arrestimin e prindit 47-vjeçar.

Policia bën me dije se në perfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit Abdyl Çeku, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas uniformave blu rreth orës 09:50, tek fusha e sportit " "Skënder Halili", në qytetin e Nxënësve (në kryeqytet), shtetasi i mësipërm është konfliktuar duke e goditur me grusht trajnerin e ekipit "U-17", shtetasin Migen Memelli, për shak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë.

Materialet proceduariale do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale "Kanosje për shkak të detyrës".
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)