Trashëgimtarët e ish të përndjekurve politikë, emrat kush ka gati lekët për këstet (LISTA)
Ministria e Financave bën me dije se u jep afat edhe 1 muaj trashëgimtarëve për të dorëzuar numrin e llogarisë bankare. Kjo për faktin se numrat e tyre të llogarisë bankare nuk kanë qënë aktiv.
Ish të përndjekur politikë gjatë një proteste
Trashëgimtarët vijojnë të kenë probleme me dosjet, për këtë arsyje nuk janë dhënë këstet për një pjesë të tyre. Ministria e Financave bën me dije se u jep afat edhe 1 muaj trashëgimtarëve për të dorëzuar numrin e llogarisë bankare. Kjo për faktin se numrat e tyre të llogarisë bankare nuk kanë qënë aktiv.
Procedura
Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.
Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative.
( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.7%
-
Shumë pak
69.6%
Vota total: 4270
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush ka frikë nga dosjet?
25 Shkurt, 16:38
-
Kthesa e madhe e shkurtit 1991
7 Shkurt, 10:48
-
Krimet e komunizmit, ish-të përndjekurit kërkojnë drejtësi! Rezoluta: ‘Të dënohen me ligj krimet e komunizmit në vend’
20 Dhjetor 2023, 19:27
-
Autoriteti i Dosjeve propozon ndryshime në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë! Pagesa fikse për të internuarit në kampe e punë të detyruar
23 Shtator 2023, 14:30
-
‘Kukësi i vjetër’, ekspozita me foto të rralla të qytetit që u përmbyt gjatë regjimit komunist
2 Mars 2023, 16:35
-
Murrizi nxjerr listën: Ja sa ishin çmimet e ushqimeve gjatë regjimit komunist
28 Shkurt 2023, 16:56
-
Deputetët socialistë nuk mbajtën 1 minutë heshtje për 38 intelektualët e vrarë nga komunizmi, ish të përndjekurit politikë: Të kërkojnë falje (VIDEO)
23 Nëntor 2022, 11:46
-
Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve, qeveria vendos për fondet për 54 persona, do të merren me këste
26 Tetor 2022, 13:34
-
Vdekja e Enver Hoxhës, dëshmitë e rralla të publicistit nga Franca! Si u dha e u prit lajmi në bllokun lindor e Itali
24 Tetor 2022, 07:34
-
‘Në mbledhje ku po na bënin demaskim publik, u ngrit një punëtor dhe tha; t’i bëjmë shembull, t’i djegim…’/ Dëshmitë rrëqethëse të Uran Butkës
3 Tetor 2022, 07:38
-
Nis shpërndarja e këstit të katërt për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve
19 Shtator 2022, 15:20
-
Ish të përndjekurit, protestë para Ambasadës Gjermane: Strehon 3 kriminelë të regjimit! Edmond Caja, Qemal Lama e Lekë Imeraj na torturuan
15 Shtator 2022, 17:49