KRUJË- Pas tritolit që iu vendos mbrëmjen e djeshme në banesën e saj, një reagim ka ardhur edhe nga vetë Xhisiela Maloku. Në një prononcim për kamerat, pa zbritur nga makina e saj tip "Peugeot", Xhisiela u shpreh se sulmi ka ardhur nga radhët e opozitës pasi ajo i nxorri blof në lojën e tyre politike. 

Sipas saj, tashmë ajo do ta pranojë urdhërin e mbrojtjes pasi ndjehet e kërcënuar nga opozita

Është mëse e qartë është bërë nga PD dhe opozita. Të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Unë dola thashë të vërtetën, ata dolën blof në lojën e tyre politike. Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. Por s'do largohem nga Shqipëria.

Xhisiela Maloku

Më tej, Xhisiela është shprehur se asnjëherë nuk është ndjerë e kërcënuar nga Rexhepi apo dhe nga familja e tij, madje në momentin e shpërthimit të eksplozivit personi i parë që ajo ka telefonuar është kushëriri i ish-partnerit të saj.

Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij. Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Pas tritolit telefonova menjëherë kushëririn e Rexhepit. Unë s'do largohem nga Shqipëria. Sërish bashkë me Rexhepin? Nuk i dihet. 

Xhisiela Maloku 

Rasti i vajzës nga Fushë Kruja, Xhisiela Maloku, ka trazuar politikën shqiptare dhe mediat kohët e fundit. Fillimisht nga një ish-oficer i policisë, Emiljano Nuhu, u denoncua se ajo ishte përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.  Vetë Xhisiela ka mohuar përdhunimin. Pak ditë më parë Rexhep Rraja u arrestua, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e përndjekjes. Atij iu dha masa e sigurisë arrest me burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Xhisiela Maloku mesazh personal Sali Berishës: Më lër rehat, mua dhe familjen time

Pak minuta pasi bëri përgjegjëse Partinë Demokratike për tritolin që iu hodh në oborrin e shtëpisë, Xhisiela Maloku ka edhe një mesazh personal për Sali Berishën. Mesazhin e saj vajza nga Nikla që mori vëmendjen e saj pas publikimit të historisë së dhunës nga djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja e ka dërguar pranë Report TV.

Ajo i kërkon ish-kryeministrit ta lërë rehat atë dhe familjen e saj. Në gjithë këtë histori, Xhisiela thotë se askush nga PD nuk iu gjend pranë. Vajza shton ndër të tjera se për çdo gjë që i ndodh asaj e familjes së saj do mbajë përgjegjësi PD.

"Kam dhe diçka në lidhje me Sali Berishën, personalisht. I kërkoj që ai dhe partia e tij të më lërë rehat mua dhe familjen time sepse ato kaë hallin e tyre jo hallin tim. Unë dyshoj tek Partia Demokratike për motivet e tyre politike, gjë e cila është e qartë nga i mbarë opinioni publik deri ditën e sotme. Këto të Partisë Demokratike përse nuk erdhën askush t’më pyesin, qoftë dhe me një telefonatë si jam, në çfarë gjendje jam, çfarë po ndodh. Përgjigjen ju a jap unë sepse dhe ato si unë e dinë të vërtetën. Çfarë do më ndodhë mua dhe familjes time në vazhdim, Partia Demokratike do mbajë pëgjegjësi të plotë"

Xhisiela Maloku