Fier, vendstrehimet e regjimit komunist, burim infeksioni për shkak të ujrave të zeza, qytetarët: Po na rrezikohet jeta

Ujrat e zeza dhe pa asnjë përkujdesje po i rrezikojnë jetën e banorëve fierak vendstrehimet e kohës së komunizmit. Prej shumë kohësh këto vendstrehime janë të mbushura me ujëra të zeza, por me ngrohjen e kohës ato bëhen të rrezikshme përshkak të prezencës së madhe të insekte të ndryshëm të cilat mund të përhapin sëmundje të ndryshme tek banorët që jetojnë në këto pallate.

Banorët kanë kërkuar që kjo situat të marrë një zgjidhje, por deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata thonë se paguajnë taksat rregullisht, por kërkesave të tyre nuk i përgjigjet njeri.

Report Tv u interesua në Bashkinë e Fierit, por nuk mori një përgjigje për këtë problem. Zëdhënësja e bashkisë u shmang duke thënë se duan kërkesë me shkrim, e sipas ligjit zhedhënses së kësaj bëshkie i duhen 10 ditë për të shkruar 10 rreshta të pyetjes, se kur do të merren masa për të spërkatur vendstrehimet dhe kur do të evadohen ujrat e zeza nga këto vendstrehime?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 12/06/2018 08:23

    Ti pastrojnë vet, dhe te mos qahen per institucionet. Banorët ti pastrojnë vet dhe te mos rrinë gjith ditën kafeneve e llotove duke bërë thashetheme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti politik në Maqedoninë e Veriut: Pse fitoi VMRO?

Tërmeti politik në Maqedoninë e Veriut: Pse fitoi VMRO?