POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Votohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend/ Nga sot Maqedonia do të njihet si “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Foto ilustruese

Maqedonia sot votoi ndryshimet Kushtetuese që kaluan me 81 vota në Kuvend. Nga sot zyrtarisht do të njihet si “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Votimi i ndryshimeve kushtetuese nuk kaloi pa zhurmë. Para Kuvendit qindra qytetarë kanë dalë të protestojnë kundër emrit të ri të Maqedonisë. Ditën e nesërme, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar një fjalim para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas miratimeve të ndryshimeve Kushtetuese, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka telefonuar homologun e tij maqedonas Talat Xhaferrin. (LEXO KËTU)

Ora 22:34
Emri i ri i Maqedonisë, kryeparlamentari Ruçi telefonatë me homologun Talat Xhaferi

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci ka telefonuar homologun maqedonas Talat Xhaferi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të Maqedonisë. Mësohet se gjatë telefonatës, Ruçi është shprehur se lidershipi i deputetëve shqiptarë ka qënë përcaktues për arritjen e emrit të ri Maqedonia e Veriut.

“Lidershipi juaj dhe deputetët shqiptarë janë përcaktues të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut,  vizion e kontribut për paqen e stabilitetin rajonal. Maqedonia e Veriut,  vullnet popullor për integrimin në BE dhe NATO. Shqipëria, fqinje, mbështetëse dhe partnere e Maqedonisë së  Veriut” - mësohet se ka thënë Ruçi.

Ora 20:06
Emri i ri i Maqedonisë/ Bushati: Partitë shqiptare, faktor vendimtar, urime!

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas zyrtarizimit të emrit të ri të Maqedonisë. Bushati thotë se ky është një kontribut edhe i partive shqiptare që provuan se janë faktor vendimtar. “Vota përfundimtare e Kuvendit është një demonstrim i qartë i shtyrjes së bllokut të shteteve për të çrrënjosur rrugën #NATO dhe #EU. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urime!”-thotë Bushati në rrjetet sociale.

Ora 20:05
Emri i ri i Maqedonisë, Basha: Hap historik për konsolidimin e rajonit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të ndryshimeve që zyrtarizojnë emrin e ri të vendit. Basha përshendet votimin dhe thotë se është një hap historik për konsolidimin e rajonit. “Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore.  Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike.”-shkruan Basha në rrjetet sociale.

f.g./ke.mu.
Komento