Vrasja e Fatos Ferracakut, shoqërohet dhe lirohet Mustafa Lici, motori i autorëve u gjet pranë banesës së tij

SHKODER - Policia e Shtetit ka shoqëruar 8 persona të dyshuar për vrasjen e djeshme në Shkodër të Fatos Ferracakut dhe plagosjen e Fatmir Mehajt, ndërsa drejtues të lartë të Policisë së Shtetit zbarkuan sërish në Shkodër. Burime të policisë vendore i thanë korrespondetit të Report TV, Ergys Kavaja, se 8 personat u shoqëruan dhe u liruan, pasi dhanë dëshmitë e tyre për ngjarjen e ndodhur dje në mesditë në lagjen "Rus" në Shkodër.

Mes të shoqëruarve nga policia është edhe një emër i njohur në Shkodër, Mustafa Lici anëtar i këshillit bashkiak dhe vëllai i Fatbardh Licit i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 gusht në qendër të qytetit. Lici është shoqëruar sot në mëngjes për t'u marrë në pyetje lidhur me atentatin e përgjakshëm, pasi motori i djegur i autorëve u gjet në afërsi të banesës së tij në lagjen "Guerrile". Report Tv mëson se pas marrjes së dëshmisë policia e ka lënë të lirë. 

Ngjarja ndodhi dje në zonën e njohur si Markata, pak metra larg vendit ku iu vu tritol të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla (kunat i Fatbardh Licit), më 13 janar 2018. Viktima dhe i plagosuri ishin të dy tregtarë peshku. 

Report Tv mësoi një ditë më parë se në drejtim të 40-vjeçarit është qëlluar me një pistoletë 9 mm ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja. Gjithashtu mësohet se dy autorët e atentatit kanë lëvizur me një motor "TMAX" nga lagjja "Rus" ku është kryer vrasja, ndërkohë që më pas i janë drejtuar lagjes "Kiras" në afërsi të ByPass-it ku i kanë vënë flakën duke humbur edhe gjurmët. Viktima Fatos Ferracaku është kushëri i afërt me biznesmenin e vrarë me breshëri plumbash në 1 shtator, Arjan Ferracaku

Pas kësaj ngjarje, në Shkodër mbërritën me urgjencë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Drejtori për krimet e renda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj dhe këshilltari i ministrit, së bashku me pjesëtarë të Task Forcës në Policine e Shtetit që prej mesditës së djeshme kanë qenë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje.

Burime për Report Tv pranë Policisë së Shkodres bëjnë me dije se drejtuesit e lartë të policisë kanë qëndruar deri në orët e vona të së mërkurës duke lenë porosi të qarta për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që po administrohen edhe dëshmitë por edhe provat që janë mbledhur në vendin e ngjarjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkoder: 15/11/2018 19:51

    Kjo vrasje edhe ky vrepim duket qart se asht nje loje qe kjo mi mbet familjes Lici,por nuk e kalojn kaq leht klasen kto skenarista te holliwudit Edhe ai si ka me dhan mendimet ti thojn me emer te vet e jo emra te tjerve

    Përgjigju
    • L.l: 16/11/2018 00:59

      Kta dojn me ja u faturua Licve vrasje qe skan lidhje

  • Isuf isufi: 15/11/2018 17:31

    Ibrahim lici e ka ba ket vrasje, vrasjen e ciftit, bisnezmenin qe bani pallatin e sokolit e shum vrasje tjera me peges. Duket dora e tij qe asht e stervitun ka precizion. Nuk e di pse policia nuk e arreston ate dhe sokolin se tata asht lolo kot ska lidhje

    Përgjigju
    • Per isufin: 16/11/2018 00:57

      Mos u met nqaf kot njerzve se kan dal pamjet e pergjimet se kush jan, ne asnji skam lidhje Lict

  • artan hoxha: 15/11/2018 14:47

    shteti po pret ekspertizen ligjore te 3 vrasjeve dhe do kalbi ne burg sokol licin dhe ibrahim licin . Se mustafa lici eshte thjeshte roje fiku

    Përgjigju
  • Turi: 15/11/2018 14:38

    Tat Licin a e ka pyt policija ku e ka djalin,Ibrahimin i quajtur ndrysh(Braqja) dora e tij esht 70% e ngjarjeve te fundit,apo e liruan Tat Lici i vellai Sokoli,ashu si liroj djalin e tij,grupin e gjobvenjeve(Braqen)brenda 10 diteve..normal Sokol Lici shok i Kastratit(karburanteve)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, investimi 3 mln euro

Firmoset në Vjenë marrëveshja për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, investimi 3 mln euro