TIRANE - Zbardhen detaje të reja nga përplasja e mbrëmshme me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku një person mbeti i vdekur, ndërsa tre të tjerë u plagosën. Kamerat e sigurisë zbardhin dinamikën si nisi konflikti mes disa personave në "VIP-Zone"-en e lokalit ku u vra Fabjol Gaxha a, u plagos Ervis Martinaj dhe miku i tij Laert Hato, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një person i tretë. Fillimisht u raportua se i vrarë kishte mbetur Rigers Gaxha, vëllai i Fabjolit, kjo për shkak se viktima mbante me vete kartën e identitetit të të vëllait.

Report Tv mëson nga burime se shkak për masakrën ka qenë ngacmimi që viktima i ka bërë këngëtares së njohur Elvana Gjata e cila ndodhej në ambientet e lokalit ku ndodhi masakra. Nga ky moment situata përshkallëzohet dhe dy grupet që ndodheshin në lokal konfliktohen fillimisht fizikisht dhe më pas përdorin edhe armët e zjarrit. Policia ka shpallur në kërkim tre personat e dyshuar për ngjarjen, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo. Merviol Bilo eshte xhenier ne forcat speciale te Zall Herrit, por ne kohe te lire, punonte si badigard i Elvana Gjates. Sipas rregullores ai e kishte dorezuar armen e tij te punes ne mbarim te orarit zyrtar, keshtu arma me te cilen mund te kete qelluar, mund te jete tjeter. Ne vendngjarje, policia ka gjetur nje pistolete Gllok qe eshte ne perdorim te ushtrise, policise, por qe mund te blihet kollaj ne tregun e zi me 1500 euro. Sipas nje hipoteze, sherri nisi kur Ervin Martinaj i beri ngacmimet Elvana Gjates ne mbrojte ne se ciles nderhyri i dashuri i saj Ervin MAta dhe bodigardi Merviol Bilo. Ky moment provokoi reagimin e personave te tjere mes te cileve bodigardi i Ervin Martinajt, Fabjol Gaxha, qe me pas mbeti i vrare ne rrebeshin e armeve. 

Mes dy grupeve ka pasur sherr edhe disa ditë më parë po në ambientet e një lokali në kryeqytet. 

Tre armë zjarri tip pistoletë janë përdorur në ngjarje, ndërsa mësohet njëra prej armëve është konstatuar në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se i përket Fabjol Gaxhës, truprojës së Ervis Martinajt. Sipas dëshmitarëve, në lokal ka pasur rreth 10 të shtëna mes dy grupeve rivale duke e kthyer gjithçka si në një arenë lufte. Brenda ambienteve të lokalit "Monopol" pas ngjarjes gjithçka qenë si një kasaphanë me pellgje gjaku, armë zjarri dhe gëzhoja përdhe. 

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, policia ka shoqëruar rreth 30 persona për t'i marrë në pyetje. Përplasja mes bandave alarmoi kryeqytetin pasi ndodhi në një prej zonave më të frekuentura të kryeqytetit dhe në një orar fluksi lëvizjesh. Pak orë pas ngjarjes, policia gjeti një motor të braktisur në Unazën e Re, i cili dyshohet se është përdorur në ngjarjen e ish-bllokut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:40
Vrasja në ish-Bllok, një nga të dyshuarit është edhe një ushtarak, nisin hetimet

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lokalin Monopol në zonën e ish-bllokut.

Burime që po hetojnë këtë ngjarje i thanë Report Tv se policia tashmë e ka një të dyshuar si i përfshirë në vrasjen dhe plagosjen e trefishtë mbrëmë në ish-bllok.

Burimet pohojnë se bëhet fjalë për një person me përgatitje të lartë ushtarake.

Ushtaraku është kontaktuar nga policia e Shtetit dhe ka pranuar se ka qenë në vendngjarje, por jo se ka gjuajtur me armë.

Pritet që ushtaraku të merret në pyetje nga policia, ndërkohë që kanë nisur hetimet edhe nga policia ushtarake.

Ora 11:10
Vrasja në ish-bllok ndodhi në VIP zonën e lokalit, ja personazhet e njohur që e frekuentonin(Foto)

Tirana është tronditur që prej mbrëmjes së djeshme, ku pas një sherri për këngëtaren Elvana Gjata, ka mbetur i vrarë Fabiol Gaxha si edhe janë plagosur Ervis Martinaj dhe Laert Hato.

Lokali Monopol ku ndodhi vrasja, ishte i frekuentuar rregullisht nga personazhe të njohur të showbizz-it shqiptar, por edhe politikanë e biznesmenë të njohur. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në pjesën e VIP zonën e këtij lokali, ku qendronin personazhet më të njohur të botës mediatike në Shqipëri.

VIP-at shqiptarë në lokalin ku ndodhi vrasja

Sic shihet edhe në foto, lokali frekuentohej rregullisht nga këngëtarja Ingrid Gjoni, dj Sardi, moderatorja Floriana Garo dhe të tjerë të njohur. 

VIP-at shqiptarë në lokalin ku ndodhi vrasja
Ora 09:53
Ekskluzive/ Gjendet një motor i braktisur, dyshohet se u largua një nga autorët e përplasjes me armë (VIDEO)

Një motor i braktisur është gjetur sot në Unazën e Re, pranë Komunës së Parisit në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se motori dyshohet se është përdorur nga një prej anëtarëve të grupeve rivale, gjatë përplasjes me armë zjarri mbrëmë në Tiranë ku mbeti i plagosur pronari i një kompanie bastesh, Ervis Martinaj, ndërsa u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha. I plagosur mbeti edhe miku i Martinajt, Laert Hato, ndërsa ka pësuar lëndime edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Redi Popescu.



Motori mendohet se është përdorur nga një prej autorëve për t'u larguar nga lokali ku ndodhi masakra në ish-bllok.

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të motorit të sekuestruar nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se autori është larguar pikërisht me këtë motor nga ish-blloku dhe e ka braktisur atë në Unazë të Re, ndërmjet Kopshtit Botanik dhe Komunës së Parisit, për të humbur gjurmët. 

Policia gjen motorrin e braktisur në Unazën e Madhe

Grupi hetimor po kërkon gjurmë dhe prova në mjetin motorik që mund të ndihmojnë hetimet në identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes.