VIDEO/ 'Zjarr', UEFA publikon këngën zyrtare të Euro 2024! Bashkëpunim mes Meduza, OneRepublic dhe Leony

VIDEO/ 'Zjarr', UEFA publikon këngën zyrtare të Euro 2024! Bashkëpunim mes Meduza, OneRepublic dhe Leony

Artistët e 'Zjarrit'

‘Fire’ ose ‘Zjarr’ është titullar kënga zyrtare e Kampionatit Europian të Gjermanisë, që luhet nga datat 14 qershor deri më 14 korrik ku merr pjesë edhe Shqipëria. Kënga vjen si një bashkëpunim e produksionit italian Meduza, grupit të Popit One Republic dhe kantautores gjermane Leony.

Kënga, e shkruar nga Ryan Tedder e OneRepublic dhe prodhuar nga MEDUZA, bashkon prodhimin e himneve shumë të pëlqyer të grupit italian, tingujt bindës të OneRepublic dhe përvojën pop të Leony në një këngë që mishëron entuziazmin dhe shpirtin e tifozëve të futbollit dhe muzikës.

Mbështetësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë himnin e interpretuar drejtpërdrejt nga tre artistët gjatë ceremonisë së mbylljes, e cila zhvillohet përpara finales në Olympiastadion në Berlin të dielën më 14 korrik.

"Futbolli dhe muzika të dyja kanë fuqinë për të bashkuar njerëzit. Kur mendoj për EURO '96, kam në kokë 'Futbolli po kthehet në shtëpi'. Në UEFA EURO 2024, ne duam të festojmë diversitetin e Evropës dhe të forcojmë ndjenjën e bashkimit. Sporti i mirë dhe muzika e bukur duhet të na përcjellin gjatë verës me këngën EURO 'FIRE", tha Philipp Lahm, drejtor i turneut UEFA EURO 2024.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i Policisë së Lezhës kishte komunikime në Sky, Keti Banushi: Nga ana tjetër komunikonte me drejtorin e Guardia di Finanza

Drejtori i Policisë së Lezhës kishte komunikime në Sky, Keti Banushi: Nga ana tjetër komunikonte me drejtorin e Guardia di Finanza