-
SHBA, vaksinimi për COVID-19 fillon nga e hëna
Zyrtarët amerikanë shprehen se vaksina e parë e koronavirusit Pfizer nga kompania BioNTech do të mbërrijë në SHBA që nga e hëna (14 dhjetor). Shefi i Operacionit Warp Speed, programi i zhvillimit të vaksinave të administratës Trump, Gjenerali i Ushtrisë Gustave Perna, tha në një konferencë shtypi të shtunën se kompanitë e transportit do të fillojnë të shpërndajnë rreth 3 milionë doza të vaksinës së Pfizer-it në gati 150 qendra shpërndarjeje.
13 Dhjetor 2020, 07:58 -
Braçe publikon video nga selia e PS-së: Sulmi i dhunshëm nga llumi i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, do mbani mbi kurriz çdo krim
Zv.kryeministri, Erion Braçe ka publikuar një video ku tregohen dëmet e shkaktuara pas sulmit barbar të protestuesve të selisë së Partisë së Socialiste. Në një status në “Instagram”, Braçe akuzon se pas sulmit të dhunshëm ndodhen Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
10 Dhjetor 2020, 23:10 -
846 raste të reja dhe 19 viktima me COVID/ Humb jetën Kasem Hysenbelliu, po kurohej në Turqi! Virusi i merr jetën dhe ish drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër
Si rezultat i 2.308 testimeve të kryerja, këtë të shtunë janë regjistruar 846 raste të reja dhe 19 viktima. Tirana është qyteti me më shumë raste të reja për të ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.
5 Dhjetor 2020, 16:11 -
Rudina Hajdari mesazh emocionues për ditëlindjen e të vëllait: Ashtu si babi, Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon
Të shtrënguar fortë pas njeri tjetrit Rudina Hajdari me të vëllan Azem Hajdari në një foto të postuar nga politikania, uron me fjalë zemre ditëlindjen vëllait të saj të vogël.
3 Dhjetor 2020, 12:30 -
Masakra e Krushës: Gjykata e Apelit përgjysmon dënimin për krime lufte ndaj serbit
Gjykata e Apelit në Kosovë, tha të martën se ka përgjysmuar dënimin nga 22 në 11 vjet ndaj Darko Tasiçit, ish pjesëtar i policisë serbe, i cili u shpall fajtor në qershor të këtij viti nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.
1 Dhjetor 2020, 20:36 -
'Si mund të vlejë jeta sa një gol i parë kolektivisht?' Braçe publikon videon tifozëve në lokal duke parë ndeshjen në kohë COVID-i
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video të disa qytetarëve që po ndjekin një ndeshje futbolli në një lokal. Ai shkruan se ajo është një video e së shtunës mbrëma në veri të Shqipërisë ku disa persona po shohin një ndeshje futbolli ulur shumë ngjitur pranë njëri-tjetrit.
24 Nëntor 2020, 21:19 -
Rekord viktimash me COVID, zv.kryeministri apel qytetarëve: Kufizoni daljet në kafe dhe qendra tregtare, sot dita më e rëndë në 9 muaj pandemi! Të shmangim një mbyllje të re
Ditën e sotme vendi ka regjistruar një rekord viktimash me COVID-19, plot 17 vdekje, numri më i lartë në këto 9 muaj pandemi. Kjo ka sjellë apelin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili bën thirrje për ndërgjegjësim të qytetareve, të respektojnë masat anti-covid, të shmangin daljet e panevojshme dhe të kufizohen takimet në mënyrë që të mbrojmë veten dhe familjarët.
23 Nëntor 2020, 19:15 -
Morën pjesë në ditëlindjen e Bes Kallakut ku s'u respektua asnjë masë anti-COVID/ Braçe: A ka më turp se një president që thyen rregullat e Republikës së tij! Gjobën ia japim në 25 prill
Duke e nisur me një urim si fillim për aktorin e humorit Bes Kallaku, zv. kryeministri Erion Braçe shkruan se një festë e tillë, mes shumë njerëzve ku ku ruhet as një rregull anti-COVID, nuk është aspak e moralshme për kohët që po jetojmë.
21 Nëntor 2020, 22:41 -
Cili do të jetë fati i murit kufitar të Presidentit Trump?
Joe Biden, i parashikuar të bëhet presidenti i 46-të i Amerikës në janar, ka premtuar se do të ndalojë ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, një nga projektet kryesore të axhedës së Presidentit Donald Trump.
14 Nëntor 2020, 17:43 -
Meta i dha nënshtetësinë brenda 8 orësh ndërkohë që futbollisti i Tiranës ishte i pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit
Futbollisti afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina falsifikoi lejen e qëndrimit në Shqipëri, dosja në gjykatë, u pajis me nënshtetësi nga Meta në mënyrë të paligjshme
23 Tetor 2020, 18:25 -
EKSKLUZIVE/Nga manipuluesit e votave te gjyqtarët, 37 qokat e fundit të Ilir Metës me nënshtetësinë një ditë para hyrjes në fuqi të ligjit të ri
Presidenti Ilir Meta nxitoi për të pajisur me nënshtetësi shqiptare klientët e fundit në emër të interesit kombëtar dhe si personalitete,një ditë para hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Ligji ri i jep fund historisë së skandalit të dhënies së nënshtetësisë pa plotësuar kushtet, rastet e veçanta do verifikohen nga Ministria e Brendshme, ja pse e kundërshtoi Presidenca ligjin e ri.
17 Tetor 2020, 18:54 -
Skandali/ Ilir Meta gënjen me dekretet për shtetësinë, pasaportë brenda 8 orëve për të mashtruar UEFA-n, e nxjerrë zbuluar zëdhënësi Blushi
Presidenti Meta firmos dhënie shtetësie brenda disa orësh mbi kërkesa të pabazuara në ligj, në dekret gënjen mbi kërkuesin e vërtetë, firmoset shtetësia ditën e protokollimit të kërkesës dhe nuk bëhet asnjë verifikim
11 Tetor 2020, 07:55 -
Meta shtetësi për 4 ditë duke injoruar sigurinë kombëtare, shmang Ministrinë e Brendshme, manovra me ligjin e ’98
Presidenti Ilir Meta u jep të huajve nënshtetësi shqiptare pa kryer asnjë verifikim dhe duke përdorur një klauzolë në ligjin e vitit 1998, rasti i pazakontë i dhënies së nënshtetësisë për ditë, Presidenti shtyu me dekret hyrjen në fuqi të ligjit të ri të miratuar në korrik, i cili mbyll çdo hapësirë abuzimi me dhënien e nënshtetësisë.
9 Tetor 2020, 15:32