-
3396 qytetarë të evakuuar nga dëmet e tërmetit në Tiranë, 810 banesa shpallen të pabanueshme
Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë një bilanc paraprak të dëmeve tërmetit nga verifikimet e deritanishme. Voda tha se deri tani në Tiranë janë evakuar nga banesa 3396 qytetarë, ndërsa janë shpallur të pabanueshme 810 banesa.
7 Dhjetor 2019, 14:09 -
Projektbuxheti 2020/ Ministrja Denaj: Synohet krijimi i 35 mijë vendeve të reja pune
Përpara deputetëve të komisionit, Ministrja Denaj u shpreh se nëpërmjet Projektbuxhetit 2020, MFE mbetet e angazhuar drejt një kuadri makroekonomik të kujdesshëm dhe realist, për një konsolidim fiskal të vazhduar, financa publike të forta, stabilitet financiar dhe qëndrueshmëri të pozicionit të jashtëm të Shqipërisë.
18 Nëntor 2019, 12:35 -
Ngërçi i Kushtetueses/ Meta i 'ankohet' Ruçit: Fajtor është KED, unë e kam bërë detyrën
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, avokates së popullit Erinda Ballanca dhe anëtarit të vetëm të 'Kushtetueses', Ardian Dvorani, ku bën fajtor kryesor Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për ngërçin e krijuar lidhur me anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetutese.
10 Nëntor 2019, 10:34 -
Beteja e Dekreteve/ Meta kthen për rishqyrtim ligjin për 'Koorporatën e Investimeve Shqiptare': Cënon parimet kushtetuese
Presidenti i vendit Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim projektligjin e “Korporatën e Investimeve”. Sipas kreut të Shtetit projektligji nuk është i qartë, shkel parimin e barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, cenon të drejtën e pronës si dhe shkel parimet kushtetuese. Po ashtu Meta thekson se krijimin i një ligji të veçantë për krijimin e Korporatës është i panevojshëm.
9 Nëntor 2019, 13:45 -
Meta fut në ngërç krijimin e Kushtetueses, refuzon të zgjedhë anëtarin e dytë (Sqarimi i plotë)
Ilir Meta ka futur në ngërç krijimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga kushtet e Berlinit për negociatat. E ndërsa zgjodhi anëtarin e parë, Besnik Muçi pak ditë më parë, kreu i shtetit nuk e ka ushtruar të drejtën për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese duke futur në ngërç procesin.
7 Nëntor 2019, 14:10 -
Zbardhet vendimi/ Gjykata: Saimir Tahiri fajtor si ministër...sepse nuk ka parandaluar trafikun e kanabisit!
Gjykata Krimeve të Rënda ka zbardhur pas 39 ditësh vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili u dënua me 3 vite për shpërdorim detyre. Sipas vendimit të Gjykatës, shpërdorimi i detyrës u konkretizua në fakt që si ministri i Brendshëm, Tahiri nuk arriti të parandalojë fenomenin e kanabis duke mbajtur njëkohësisht kontakte me vëllezërit Habilaj, të lidhur me trafikun e drogës. Por në të njëjtën kohë gjykata thekson se prokuroia nuk ka provuar që ish-Ministri ka bashkëpunuar me grupin kriminal apo qoftë edhe të ketë marrë lekëe dhe dhurata prej tyre.
28 Tetor 2019, 10:59 -
Albin Kurti: Do të bisedojmë me Ramën mbi minishengenin Ballkanik, por kujdes Serbinë
Albin Kurti mbrëmjen e sotme ka festuar në Tiranë me Qendrën e Vetëvendosjes në Shqipëri fitoren e zgjedhjeve në Kosovë. Ai u shpreh se takimi me kryeministrin Rama është çështje ditësh ku do të diskutojnë edhe mbi minishengenin Ballkanik. Kurti e la të hapur pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri të Lëvizjes Vetëvendosje. Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë theksoi se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka autonominë e plotë të qëndrimeve dhe veprimeve.
20 Tetor 2019, 19:28 -
Sigurimet shoqërore/ Pagesa e kontributeve, si ndikon niveli i pagës tek përfitimi
Paga maksimale dhe minimale, sa ndryshon shpërblimi për paaftësi. Shembuj konkretë për lejen e lindjes, shpërblimin e fëmijës dhe raportin për sëmundje. Thirrja e ISSH: Mos pranoni të merrnin rrogën në dorë, pakëson pensionin!
16 Tetor 2019, 07:30 -
Kush ështe Esmeralda Keshi, anëtarja më e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Esmeralda Keshi (Cami) ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Dibrës. Në vitin 2013, ajo është promovuar si drejtuese e Prokurorisë së Dibrës, detyre të cilën e kryen prej gati 6 vitesh.
4 Tetor 2019, 15:44 -
Esmeralda Keshi zgjidhet anëtare e KLP-së/ Prokurorët nuk zbatojnë orarin, veshje e aksesorë firmato! 'Përjashtohet' Donika Prela
253 prokurorë nga i gjithë vendi ishin të pranishëm në mbledhjen e tyre të përgjithshme për të zgjedhur përfaqësuesin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Edhe pse gjithçka ishte planifikuar të niste në ora 10, kryeprokurores Arta Marku ju desh të priste vartësit e saj për më shumë se 30 minuta pasi ata nuk respektuan orarin.
4 Tetor 2019, 12:20 -
TV kryesore në vend paralajmërojnë AMA-n: Detyroni operatorët 'rebelë' të fikin sinjalet analoge, ndryshe do shkojmë në gjyq
Televizionet Top Channel, Report Tv, News 24, Vizion Plus, Ora HD dhe Ora News i janë drejtuar ditën e sotme Autoritetit të Mediave Audiovizive me një ankesë urgjente lidhur me nisjen e transmetimeve dixhitale dhe fikjen e sinjalit analog.
4 Tetor 2019, 11:32 -
Ligji për pronat, ish-pronarët kundër: Nuk jep zgjidhje për kompensimin
Këtë muaj në Kuvend do të diskutohet projektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” që synon regjistrimin e të gjithë pronave të paregjistruara në vend. Ky projektligj ka mbetur pezull në Kuvend nga viti 2018. Lidhur me këtë draft Gramoz Ruçi ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias, të cilët kanë mbledhur informacionet në shtor. Ndërkohë sipas kryetarit të Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi, ky projektligj nuk mund të jetë i suksesshëm sepse nuk jep zgjidhje për kompensimin e pronarëve.
3 Tetor 2019, 17:53