-
Koronavirusi/ Kremlini mesazhe të përzjera pak para shpërthimit të madh, Putin: I pamundur të kontrollosh përhapjen, Peskov: S’ka epidemi de fakto
Rusia është duke u pregatitur për një shpërthim të madh të koronavirus në vend, ndërsa gjatë një fjalimi Presidenti Vladimir Putin është shprehur se është e pamundur të vihet nën kontroll përhapja e COVID-19 në një territor me një sipërfaqe kaq të madhe sa Rusia.
26 Mars 2020, 19:33 -
Koronavirusi/ Një tjetër ditë e zezë për Italinë, 793 të vdekur brenda 24 orëve
Ka shkuar në 4,825 numri i të vdekurve nga koronavirus në Itali, ndërsa 793 viktima janë shënuar ditën e sotme. Sipas të dhënave nga autoriteti shëndetësor, deri tani janë konfirmuar 53.578 të infektuar nga pandemia në të gjithë vendin.
21 Mars 2020, 18:33 -
Dje firmosi në shesh kthimin e ligjit që i heq kompetencat për betimin, kërcënon Meta: Reflektoni për rikthimin e paqes!
Presidenti Ilir Meta ka publikuar arsyetimin për kthimin e ligjit për ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese’ që lidhet me betimin e anëtarëve para kreut të shtetit, që shumica ia hoqi si kompetencë duke i lënë afat vetëm 10 ditë kohë për organizimin e ceremonisë.
3 Mars 2020, 12:08 -
Meta: Rama do të më shkarkojë me porosi të UDB-së serbe për të zgjedhur të riun që do të ndajë Kosovën
Presidenti Ilir Meta i ka dhënë një argument të ri arsyes se përse mazhoranca sipas tij kërkon ta shkarkojë. Ai thotë se është porosi e UDB-së serbe për ta shkarkuar dhe për të zgjedhur një president të ri që sipas tij do të firmosë për ndarjen e Kosovës "dhe çdo projekt tjetër anti-kombëtar".
24 Shkurt 2020, 11:14 -
10 vite nga ligji antimafia/ Asnjë pronë e krimit s'është shitur! Kala për Report TV: 20 pasuri të nxjerra në ankand, '0' blerës
10 vite nga ligji antimafia, asnjë pronë e krimit nuk është shitur në ankand. Në një dekadë rezulton që të gjitha ankandet kanë dështuar. Agjencia e Administrimit të aseteve te sekuestruara duke iu përgjigjur interesit të Report Tv tregon se në 10 vite nuk ka pasur asnjë blerës.
18 Shkurt 2020, 10:48 -
Pas fotos, Basha publikon videon me militanten e PD-së që 'hiqet' si pensioniste
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar videon e radhës në kuadër të strategjisë së re që po ndjek në komunikimin me qytetarët. Në fokus është një zonjë pensioniste e quajtur Vera, me të cilën kryedemokrati kalon një ditë të tërë ku mëson "hallet" me të cilët përballet çdo pensionist në përditshmëri, duke filluar që nga faturat e larta të dritave dhe ujit, çmimet e larta produkteve në treg.
8 Shkurt 2020, 12:49 -
Rriten tensionet në Libi, Haftar kap anijen turke, zemërimi i Erdoganit: Si në Siri, do ndërhyjmë me ushtri
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, nuk tërhiqet dhe situata në Libi po bëhet gjithnjë e më shumë e rrezikshme. Sot në mëngjes një anije tregtare që lundronte me flamurin e Grenadas por me ekuipazh turk u rrëmbye nga trupat e gjeneralit
23 Dhjetor 2019, 09:56 -
Nora Malaj: Ilir Meta foli si burrë shteti! Faleminderit, jam krenare për ty
Ish-deputetja e LSI Nora Malaj ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të presidentit Ilir Meta. Ajo e ka cilësuar Metën një burrë shteti, duke e falënderuar teksa shprehet se ndihet krenare për Presidentin e Republikës.
22 Nëntor 2019, 21:56 -
Meta nderon si 'Duçja' dhe thërret shqiptarët: Bëni 50 mijë firma dhe më kërkoni të zhvilloj referendum...Lë mister përmbajtjen
Nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme, Ilir Meta me zë të lartë u bëri thirrje sot qytetarëve që të ngrihen për mbrojtur Kushtetutën nëpërmjet një referendumi. Konkretisht presidenti synon të mbledhë 50.000 firma nga qytetarët, siç parashikon kushtetuta për të bërë një referendum presidencial. Por Meta nuk ka shkuar përtej kësaj retorike, dhe nuk ka sqaruar se çfarë kërkon specifikisht me këtë referendum.
22 Nëntor 2019, 14:27 -
INSTAT: Aksidentet me vdekje rriten me 8.3%, faji i drejtuesve dhe i të rinjve deri në moshën 24 vjeç
Insituti i Statistikave bëri të ditur se në muajin tetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 25 persona nga 16 persona të vdekur në Tetor 2018. Në dhjetëmujorin e 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 182 persona nga 168 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 8.3%.
21 Nëntor 2019, 16:18 -
'Tuneli i Krrabës si pistë avionësh', pezullohen 9 patenta! Policia: Po lëviznin me 147-182 km/h
Vetëm ditën e sotme, policia rrugore ka pezulluar 9 patenta, pasi nga ora 07:00-15:00 në Tiranë-Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas, këta drejtues kanë lëvizur me një shpejti nga 147 km/h deri në 182 km/h.
19 Nëntor 2019, 17:30 -
LISTA/ 8 familjet dhe bizneset e para te 'Astiri' që marrin dëmshpërblimet
8 familjet dhe bizneset e para që preken nga projekti i Unazës së Re, e që kanë dorëzuar dokumentet në kohë, kanë mundur të përfitojnë në llogaritë e tyre bankare shumat e konsiderueshme që shkojnë deri në mbi 550 milionë lek të vjetra secili.
6 Nëntor 2019, 20:39 -
KLSH: Koncesionet rrezik për borxhin publik, PPP-të nuk monitorohen siç duhet nga institucionet
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një sërë shqetësimesh sa iu takon koncesioneve, kostove të tyre dhe monitorimit që ka munguar nga institucionet. Në auditimin për vitin 2018 sipas KLSH-së nuk janë bërë raportime të sakta nga Ministria e Financave se a ndikojnë kontratat në borxhin publik.
16 Tetor 2019, 21:26 -
'Shkeli Kushtetutën'! Meta presion 'Venecias': Reflektoni mbi qëndrimin tuaj, po rrezikoni dialogun në Shqipëri/ Letra e Plotë
Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar presidentit të Komisionit të Venecias të reflektojnë mbi projekt-opinionin ku thuhet se presidenti i Republikës ka shkelur kushtetutën, duke thënë se kjo mund të ndikojë negativisht në zgjidhjen e krizës në vend. Sipas Metës ''Projekt-opinion është kontradiktor me fakte të pabalancuara''
4 Tetor 2019, 08:36 -
Gjykata kundër tatimeve/ Apeli liron gjithë biznesmenët e mashtrimit me TVSH
Përmbyset dosja e mashtrimit, arrestimi i personave që akuzohen se i bën dëm shtetit 182.6 milionë lekë cilësohet i paligjshëm nga Gjykata e Apelit. Një vendim i marë 7 ditë më parë në Gjykatën e Apelit Tiranë, ka sjellë kthimin përbys të dosjes penale kundër 16 biznesmenëve të arrestuar nga prokuroria e Tiranës për skemën e mashtrimit me rimbulsimin e TVSH-së nga tatimet.
1 Tetor 2019, 07:41 -
Anulimi i 30 Qershorit, Meta pranon shkeljen: Tejkalova afatet e Kodit Zgjedhor, por kjo s'ka rëndësi, Rama kokëfortë
Përmes një analize mbi situatën politike para dhe pas 30 Qershorit, por edhe rolin e tij në këtë cështje, Ilir Meta ka marrë disa citime nga raporti përfundimtar i OSBE-së për zgjedhjet ku sipas tij, monitoruesit e procesit kanë vlerësuar përpjekjen e kreut të shtetit për zgjedhjen e krizës
17 Shtator 2019, 16:38 -
Meta publikon raportin 55-faqësh për Komisionin e Venecias... merr në mbrojtje opozitën! Sulmon sërish Reformën në Drejtësi
Kreu i shtetit Ilir Meta ka publikuar në faqen zyrtare të presidencës raportin 55-faqësh që do të përdorë para Komisionit të Venecias për të argumentuar vendimin e tij për të anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Meta thotë se mungesa e dialogut mes palëve solli edhe bojkotimin e Kuvendit nga ana e opozitës.
16 Shtator 2019, 18:15