-
Drejtoria e Doganave godet skemën e mashtrimit, biznesi importonte mallra kontrabandë 'si ndihmë humanitare'! Dëmi ndaj shteti mbi 34 mln lekë
Drejtoria e Doganave ka zbuluar një skemë mashtrimi përmes mallrave kontrabandë nga një biznes që i importonte 'si ndihmë humanitare'. Sipas doganave skema e ngritur përfaqësuesi ligjor i subjektit me H.D , ka importuar dhe futur në territorin doganor shqiptar sasinë prej 864 559 kg me artikuj të ndryshëm industrial, të cilat kapin vlerën prej 356 370 euro.
24 Nëntor 2021, 15:10 -
COVID në Greqi/ Rritet numri i rasteve, mbi 8 mijë infektime dhe 71 viktima në 24 orë! Situata më problematike në Atikë
Krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 7,287 raste dhe 105 të vdekur, kemi rritje të infektimeve dhe rënie të lehtë të numrit të viktimave. Teksa shifrat janë alarmante, autoritetet shëndetësore apelojnë qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.
23 Nëntor 2021, 16:51 -
Shifra alarmante në Greqi, 105 viktima dhe 7,287 të infektuar në 24 orë! 608 të intubuar, 503 prej tyre të pavaksinuar
Mësohet se në spitale 608 pacientë janë të intubuar, 503 prej të cilëve janë të pavaksinuar. Shifrat e koronavirusit janë rritur ndjeshëm ditët e fundit në Greqi, ndërsa autoritetet apelojnë qytetarët të vaksinohen.
22 Nëntor 2021, 17:04 -
SPAK shpall në kërkim ‘kokën e grupit kriminal’, shqiptari dërgonte dhe shpërndante kokainë e marjuanë në Norvegji! Në arrest shtëpie bashkëpunëtorja e tij
Drejtuesi i një grupi të strukturuar kriminal, i cili bënte të mundur që të dërgonte sasi të ndryshme me lëndë narkotike (kokainë dhe marihuana) në Norvegji, sasi këto që shiteshin nga përfaqësuesit e tij në këtë shtet është shpallur në kërkim ndërkombëtar
20 Tetor 2021, 13:47 -
Çmimi energjisë arrin një tjetër rekord, OSHEE blen vetëm 60 % të sasisë se kërkuar të energjisë për 7 ditë me vlerë rreth 13 mln euro
OSHEE ka siguruar rreth 60% te sasisë se kërkuar ose mbi 45 mijë megavat me çmim mesatar 287.48 euro për mwh, me vlerë rreth 13 milion euro. Ky është një tjetër rekord që vlera e energjisë elektrike ka kapur në bursë. OSHEE do të hapë një tjetër ankand për plotësimin e sasisë së mbetur.
15 Tetor 2021, 15:50 -
Sot në vend 508 qytetarë pozitivë me COVID dhe 5 viktima! 20 pacientë të shtruar në spital në gjendje të rëndë
Kurba e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 këtë javë ka pasur ulje dhe ngritje duke mos qenë e qëndrueshme. Dje ka pasur një rritje të rasteve dhe ulje të numrit të viktimave, por sot ka rezultuar e kundërta. Sot fatkeqësisht kanë humbur jetën 5 persona (6 dje) e ndërsa janë konfirmuar pozitivë 508 qytetarë, nga 501 qytetarë që ishin dje.
13 Tetor 2021, 17:18 -
Në GJKKO mbeten vetëm 6 gjyqtarë, zero kandidatë për vendet vakante, e vetmja që ishte u tërhoq! KLGJ emërim provizor
Vazhdon 'braktisja' e Gjykatës se Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila u krijua për të luftuar krimin e korrupsionin. Nga 16 gjyqtarë ka aktualisht 6. Mungon më shumë se gjysma. Katër vendet e hapura me garë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka asnjë garues. Një garuese e cila kaloi një fazë dhe do të emërohej u dorëhoq.
11 Tetor 2021, 10:58 -
U kapën 6 ton kanabis me vlerë 55 mln euro, SPAK çon në gjykata dosjen për 9 persona, vijon hetimi për 28 të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për 9 të akuzuarit, pjesë e grupit të strukturuar kriminal për trafikun ndërkombëtare të drogës, grup i shkatërruar gjatë operacionit 'Kulmi' dhe 'Shefi' mes Shqipërisë dhe Italisë. SPAK ka çuar në GJKKO çështjen.
30 Shtator 2021, 14:49 -
5 humbje jete nga COVID-19 dhe 849 infektime të reja në 24 orët e fundit! 216 pacientë të shtruar, 25 prej tyre në gjendje të rëndë
Në vendin tonë vijojnë të jenë të larta numri i infektive dhe viktimave nga COVID-19, në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima dhe 849 infektime të reja. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.
18 Shtator 2021, 17:11 -
Në sezonin e ri politik Ahmetaj falënderon votuesit: Na besuat privilegjin me një mandat të tretë të vazhdojmë punën e nisur, mirënjohje
Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka nisur sezonin e ri politike me falënderime ndaj votuesit që i besuan Partisë Socialiste mandatin e tretë radhazi.
10 Shtator 2021, 13:54 -
Deri në 195 km/h, policia pezullon 39 patenta, gjobë 2150 shoferëve, 8 në pranga! Kapen 'mat' 202 drejtues motomjetesh
Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 39 patenta nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 195 km/h në aksin Levan-Vlorë) dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
28 Korrik 2021, 17:26 -
Makinat 'fluturojnë' deri në 166 km/h në aksin Fier-Vlorë, arrestohen 16 shoferë! Pezullohen 53 patenta, 1824 gjoba në 24 orët e fundit
Shpejtësia e lartë vijon të jetë një nga shkeljet më të shpeshta të shoferëve. Shpejtësia maksimale është konstatuar sërish në aksin e rrezikshëm Fier-Vlorë, ku një drejtues mjeti është kapur duke ecur me shpejtësi 166 km/h
26 Korrik 2021, 16:40 -
45 policë në pranga për korrupsion e shpërdorim detyre! SHÇBA: Në një vit u proceduan penalisht 171 zyrtarë policie
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar vitin e kaluar 45 punonjës policie, të akuzuar për shpërdorim detyre. Numri rezulton më i ulët se vitin paraardhës, për shkak të mbylljes së vendit nga pandemia e COVID 19.
21 Korrik 2021, 18:34 -
Operacioni 'Shpirti'/ Detajet nga dosja, Maksim Sota, prokurori i Vlorës garoi edhe për SPAK! Trafikantët i paguanin qiranë, rrinte në një shtëpi me të penduarin e drejtësisë
Report Tv ka mësura nga dosja që ka SPAK në lidhje me operacionin ‘Shpirti’, rezulton se prokurori Maksim Sota me origjinë nga Lushnja dhe që ka jetuar në Vlorë ku punonte prokuror, qiranë e shtëpisë ia ka paguar grupi i Ilir Ducollarit. Po ashtu në dosje thuhet se prokurori kishte bashkëjetues në shtëpinë me qira në Vlorë trafikantin e drogës që sot për autoritetet është dëshmitar i drejtësisë.
2 Korrik 2021, 10:24 -
Jo vetëm gjatë ditës, nga sot Kapshtica dhe Kakavija në punë 24 orë, ja kriteret për kalimin
Pas kaq shumë kohësh nën kufizimet anti-COVID dhe funksionimit me orare të reduktuara, udhëtarët shqiptarë do të mund të vizitojnë vendin fqinj, Greqinë, në çdo kohë pasi pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të punojnë përgjatë 24 orët e ditës.
1 Korrik 2021, 20:33 -
Dyfishohet tregtia e mallrave në maj! INSTAT: Në 5 muaj janë eksportuar 39.5 mld lekë më shumë se në 2020
Tregtia e mallrave vijon të përmirësohet sipas të dhënave që vijnë nga INSTAT. Në muajin maj eksportet e mallrave u dyfishuan dhe arritën në vlerën e 33 mld lekë, duke u rritur me 52,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa sipas raportit për periudhën janar-maj janë eksportuar mallra me vlerë 142 mld lekë.
16 Qershor 2021, 16:39 -
E gjithë vëmendja në Shkodër, Vlorë e Elbasan por 'habit' Prokurori i Përgjithshëm: Gjirokastra, qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020
Gjirokastra është qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020 ndërsa Dibra qarku me krim më të ulët. Kjo e llogaritur për 100 mijë banorë. Deklarata është bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në raportimin në Komisionin e Ligjeve situatën e kriminalitetit për vitin 2020. Çela nënvizoi se Gjirokastra pati një rritje me 15%.
1 Qershor 2021, 12:40 -
COVID-19/ 35 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit! Asnjë pacient i intubuar! Sot 5103 vaksinime
Në 24 orët e fundit janë shënuar në vendin tonë 35 raste të reja dhe vetëm një humbje jete. Lajmi i mirë është që prej ditësh vijon të mos ketë asnjë pacientë të intubuar në spitalet COVID, ndërsa vetëm 7 persona janë në terapi intensive.
21 Maj 2021, 16:31