-
U çuan për gjykim për korrupsion/ Zbardhen akuzat për ish-deputetin e PS-së dhe katër të tjerët (Detajet)
Ditën e djeshme është depozituar nga prokuroria në gjykatë kërkesa për gjykimin e ish-deputetit të PS-së, Arben Çuko, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, shoferit të tij dhe tre personave të tjerë për korrupsion.
20 Qershor 2019, 11:11 -
Dosja '339'/ Prela: Nga 624 CD, prokurorët urdhëruan transkriptimin selektiv të një numri të vogël përgjimesh (VIDEO - E PLOTË)
Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela: '339' dosja më e madhe në historinë e prokurorisë shqiptare. 74 persona në hetim, numri pritet të rritet. Nxjerrja e sekretit hetimor tek "Bild" - Prela: Një prokuror po heton rrjedhjen e informacion. Nuk janë në hetim prokurorët aktual të dosjes (Vladimir Mara dhe Dritan Premçi). Në total. dosja ka 624 CD me regjistrime të përgjimeve elektronike dhe 115 DVD, të cilat nuk ishin transkriptuar deri në tetor 2018 kur dosjen e kishte pasur në dorë Besim Hajdarmataj. 1 muaj pasi i kaloi prokurorëve aktualë, u nxorrën 44 masa arresti me burg dhe u zgjeruan hetimet. HISTORIKU i dosjes: E nisi Anton Martini me 2 OPGJ, tashmë e kanë 2 prokurorë me 11 oficerë.
7 Qershor 2019, 13:29 -
Prokuroria: Dalja e përgjimeve pengon hetimin. Në dosjen 339 të gjithë forcat politike të përfshira në Durrës dhe Lezhë
Sipas Prokurorisë për Krime të Rënda, gjatë hetimit për “Korrupsion aktiv/pasiv në zgjedhje” janë konstatuar "të dhëna për dyshime për përfshirje të përfaqësuesve vendorë të subjekteve të ndryshme politike të gjithë spektrit politik në vend në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në qarkun e Durrësit dhe të Lezhës".
5 Qershor 2019, 16:22 -
Dërgonin shqiptarë për 30 mijë $ në SHBA, i fundosën përgjimet, 51 të pandehurit në gjykatë (EMRAT)
Trafikuan me qindra shqiptar e të huaj drejt SHBA-ve e vendeve të BE-s kundrejt pagesës që shkonte deri në 30 mijë dollar, prokuroria merr të pandehur 51 shtetas mes tyre nga sekser e deri tek shefi i klandestinëve. ReportTv ka siguruar dosjen e prokurorit Eugen beci i cili në bashkëpunim edhe me partnerët mundi të godas 7 grupe trafikantësh me shqiptar, maqedonas, bullgar, italian e grek.
4 Qershor 2019, 10:41 -
Tahiri: Drejtësia, krimi dhe politika bashkë kundër meje si 'Ati, biri dhe shpirti i shenjtë'
E quan një proces të komanduar, dhe sqaroi se kjo fjalë, nënkuptonte një lidhje të politikës, krimit dhe drejtësisë, në të njëjtën forcë lidhjeje si "Ati, biri dhe Shpirti", theksoi Tahiri.
28 Shkurt 2019, 12:59 -
KLSH:Tatimet abuzojnë me rimbursimet e TVSH-së për bizneset
Shteti rezulton në vitin 2017 me 91 milionë euro detyrime. Nga auditimi konstatohet se, sipas të dhënave elektronike të DPT të gjeneruara prej sistemit informatik, 586 raste që përfaqësojnë rreth 50% të vlerës së rimbursimit, kanë tejkaluar afatet e rimbursimit.
9 Shkurt 2019, 07:38 -
Sekuestrohet resorti 'Ador' në Rinas i 'baronit' të laboratorit të heroinës në Has Admir Hoxha
Prokuroria i ka sekuestruar biznesmenit Admir Hoxha resortin "Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas dhe automjetin tip Audi me targë AA111MP. Pasuritë e Admir Hoxhës dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal, trafiku i drogës.
4 Shkurt 2019, 15:01 -
Përgjimet e Zërit të Amerikës/ Prokuroria nis hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka nisur një hetim në lidhje me nxjerrjen e hetimeve të djeshme nga Zëri i Amerikës, pas transmetimit të disa përgjimeve për blerje të votave në qytetet si Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër.
31 Janar 2019, 13:45 -
Arrestohet në Vlorë krahu i djathtë i Met Kananit, 'Eskobarit shqiptar' të drogës në Turqi
Në prangat e policisë ka rënë bashkëpunëtori i Met Kananit i njohur në Turqi si Eskobari shqiptar i trafikut të drogës, i arrestuar në mars të këtij viti nga autoritetet turke, teksa priste një ngarkesë prej 1.1 ton kanabis.
13 Shtator 2018, 17:21