Të njohur për zakonet e tyre të çuditshme seksuale  dhe mjaft të veçantë nga gjitarët e tjerë “marsupianët australianë”, habitin edhe shkenctarët sa i përket biodiversitetit të tyre. Një lloj i ri brejtësi, i cili është identifikuar nga shkenctarët është “antechino me bisht të zi”, i cili ngatërrohej me “antechino bruno” specie e cila jeton në pjesën lindore të Australisë.

“Antechino me bisht të zi” është parë në një zonë të izoluar në shpatet e vullkanit “Tweed”. Kjo lloj specie bën të pamundurën për të mbijetuar duke u riprodhuar në një mënyrë mjaft të veçantë. Gjitarët meshkuj të kësaj specie riprodhohen vetëm një herë në jetë. Nga muaji shtator deri në maj ky lloj brejtësi qëndron me nënën  dhe më pas në muajin qershor meshkujt largohen duke u shndërruar në agresiv. Ndërkohë gjatë muajve gusht dhe shtator niveli hormonal i meshkujve është mjaft i lartë.

brenjtesi

Këto kafshë ndërpresin ushqimin, gjumin, pastrimin e tyre duke u shndërruar në depresivë si dhe me shtimin e numrit të parazitëve në organizmin e tyre që i detyron të ngordhin për shkak të sëmundjeve të ndryshme, duke qenë se organet janë të dëmtuara. Nga ana tjetër nga në këto dy javë ata shndërrohen në “maniakë seksual” dhe vazhdojnë të riprodhohen edhe për 12 orë rresht me sa më shumë femra të llojit të tyre.

E gjithë kjo ndodh që ata të sigurojnë riprodhimin. Kush arrin të çiftohet më tepër në kohën kur femrat janë fertile arrin të prodhojë më tepër pasardhës duke lënë kështu trashëgim genet, ndonëse çmimi për këtë është vetë jeta e tyre. Ndërkohë shkenctarët janë duke punuar rreth një mënyre që të ndalohet zhdukja e kësaj specie për shkak të riprodhimit të çuditshëm që kanë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)