Të jesh e famshme dhe e suksesshme pa dyshim ka një “lum” të mirash, por ka dhe të këqijat e veta. Një ndër to është të udhëtuarit e shpeshtë, që të detyrojnë të kalosh kohë larg familjes. E pikërisht këtë ka vuajtur edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha.
/Shqiptarja.com
Ajo ka ndarë me fansat e saj në Instastory një gjest mjaft prekës nga gjyshja e saj. Një foto e një reviste ku si personazh është edhe Bebe e ka emocionuar gjyshen e saj.
“Mami më dërgoi një mesazh ku më shkruan se gjyshja ime pa këtë revistë në parukeri dhe filloi të puthë foton time. Më mungon familja ime”, shkruan Bebe e emocionuar.
E në fakt, këtu e kuptojmë shumë mirë Beben. Nuk ka si dashuria dhe ngrohtësia e familjes sado i famshëm të jesh.

(Postimi i Bebe Rexhas në facebook)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












