Stilitsti dhe dizenjatori me famë botërore, Izet Curi, ka hapur në qytetin e Shkupit "Institutin Internacional të Modës Izet Curi".
Pas një eksperience të gjatë në Paris, ku Curri ka zhvilluar krijimitarinë e tij, artisti është kthyer në Maqedoni për të hapur një institut të vetin, ku ai do të zhvillojë e ofrojë kurse në degët e modelizmit, stilizmit, prerjes, qepjes, pra disa kurse intensive në fusha të ndryshme të modës, që i shërbejnë profesionit të stilistit.
Pasi ka ka punuar dhe bashkëpunuar si stilist mode për shtëpitë e ndryshme të modelistëve më të mëdhenj franceze e botëror, si Hermes, Jean Paul Gaultier, Thierry Mugler, Azzedine Alaia, Christian Lacroix, Chanel, Chloe, Curi nëpërmjet lëndëve si Modelizëm dhe Stilizëm që do të mbajë si petagog, ai do të tregojë dhe ofrojë edhe eksperiencën e tij të sukseshme të përfituar nga këto bashkepunime.
Krijimtarinë e tij ai vetë e vlerëson si një kombinim midis stilit modest dhe atij avangard, ndërsa përkundër sukseseve të mëdha dhe çmimeve të fituara, ai veten e konsideron vetëm si një zanatçi.
Profesionin e rrobaqepësit Curi e ka filluar qysh herët, vetëm në moshën 13 vjeçare, nën influencën e nënës së tijë (në Ish-Jugosllavinë e asaj kohe).
Emri i tij është përfolur kur Curi filloi të vishte rrokerët e kohës, që kur ai ishte vetëm 21 vjeç.
ATSH
/Shqiptarja.com