Quhet Norman dhe është një iriq, por jo si gjithë iriqët e tjerë, sepse me fytyrën e tij të dashur ka fituar simpatinë e publikut të Instagramit.

Ditët e fundit ai ka fituar zemrën e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale që e konsiderojnë tashmë një personazh të njohur të internetit.

Janë të shumta fotot e tij të publikuara nga i zoti, Jessie Brett, që tregojnë Normanin të angazhuar në aktivitete të ndryshme. “Nuk e kupton konceptin e hapësirës personale dhe shpesh i pëlqen të futet në mjekrën time”, shkruan Jessie.

Nga fotot duket qartë marrëdhënia e ngrohtë që i lidh ata të dy, pothuajse gjithnjë të pandarë nga njëri-tjetri. Kohët e fundit iriqit të vogël iu thye një dhëmb.

Ngjarja ka ngjallur shqetësimin e Jessiet, por nga ana tjetër ai i siguroi fansat se reagimi i Normanit ishte pozitiv dhe shumë premtues për më shumë foto.

Redaksia Online
(F.I/Gre.M/Shqiptarja.com)