TIRANE- Gjashtë persona janë vendosur në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme kundër trafikut të armëve në “Komunën e Parisit” në kryeqytet, pasi mbanin armë në automjetet e tyre.
Të arrestuar janë shtetasit Albert Aliaj, 42 vjeç; Andi Zogu, 22 vjeç; Besmir Sefgjini, 28 vjeç; Klevis Kuleni, 28 vjeç; Ramazan Lila, 44 vjeç dhe Klajdi Lamaj, 18 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
“Arrestimi i këtyre personave u kryer pasi u kapën në kushtet e flagrancës në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me atë të Tiranës së re, me 4 armë zjarri, dy prej të cilave pistoleta me silenciator.
Krahas sa më lartë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një pistoletë model revolver me mulli, me 7 fishekë në mullirin e saj, një pistoletë model Zoraki, me krehër, si dhe 2 silenciatorë të përshtatur për këto armë.
Pas veprimeve hetimore të bëra nga strukturat e policisë së këtij komisariati, ka rezultuar se shtetasit e arrestuar i posedonin këto armë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, me qëllim shitjen dhe përdorimin e tyre në ngjarje kriminale” thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa bëhet me dije se shtetasit Ramazan Lila dhe Klajdi Lamaj janë ndaluar si të dyshuar për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278/5 dhe “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga forcat e policisë të Komisariatit numër 2, janë zhvilluar kontrolle edhe në banesat e kësaj zone.
Detajet lidhur me aksionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme janë bëhen të ditura nga policia e Tiranës, ndërsa u raportuar edhe të shtëna me armë gjatë këtij operacioni të koduar “Silenciatori”.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar, ndërsa policia vijon kontrollet në kuadër të luftës kundër trafikut të armëve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com