Minutë pas minute
-
Sport
-
Politikë
13:09
Akuzat se takimin në Elbasan ia organizoi Suel Çela, Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit: Shkeli vijën e kuqe, duhet të mbajë përgjegjësi
Berisha thotë se asnjëherë nuk ka bërë kompromis me krimin dhe në ditët më të vështira në politikë, dhe se Salianji, një anëtar kryesie i korruptuar, siç e cilëson Berisha, duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.
-
Politikë
-
Kronikë
-
Politikë
12:27
SPAK do arrestimin e Ballukut, të premten mbledhja e Këshillit! Peleshi iu jep anëtarëve kërkesën e Prokurorisë, por jo USB-në me prova! Bardhi: Rama po mbron veten
Report Tv ka mësuar se kryetari i Kuvendit do t’ua vërë USB-në në dispozicion anëtarëve në mbledhjen e së premtes, edhe pse opozita pretendon se neni 118 i rregullores e detyron që t'ua japë menjëherë të gjitha dokumentet e dorëzuara nga SPAK.
-
Sport
-
Politikë
12:36
Ditëlindja e gjeti të izoluar, Veliaj falënderime për urimet në qeli: Miqtë e ditëve të vështira nuk do i harroj kurrë
Veliaj falënderon të gjithë ata që në këto 10 muaj izolim, i janë gjetur pranë gruas, fëmijës së tij dhe nënës. Në mbyllje të shkrimit, Erion Veliaj shkruan se miqtë e ditëve të vështira nuk do t’i harrojë kurrë.
-
Kronikë
-
Kultura
-
Sport
-
Kronikë
12:11
Durrës/ Plagosën me armë zjarri ‘Guccin’ e TikTok-ut, Policia: 3 autorët u afruan pranë lokalit me dy automjete dhe qëlluan drejt tij
Në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 31-vjeçar, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, të rinjtë e shpallur në kërkim.
-
Politikë
-
Politikë
11:52
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: Rezultate të mira nga SPAK në luftën kundër korrupsionit! Zgjedhjet e 11 majit konkurruese (DOKUMENTI)
Në raport evidentohet progresi i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, çeljen e grupkapitujve si dhe mirëpret planin ambicioz të qeverisë për mbylljen me sukses të tyren brenda një afati të caktuar.
-
Sport
-
Kultura
-
Kronikë
11:31
475 kg kokainë të sekuestruara në Holandë, Ervis Shuli kërkon lekët e rrugës! Bisedat me Përparim Rrajën: Për ty i dhashë unë se e di që nuk ke, po ai k**va që rren
Pasi policia holandeze sekuestroi 475 kilogramë kokainë, Ervis Shuli, i cili në këtë ngarkesë kishte 30 kg, nuk ka marrë lekët e 10 të tjerave, të... -
Ekonomi
11:30
Grumbulluesit fiksuan çmimet në kurriz të fermerëve, i detyronin t'i shisnin fruta-perimet me çmim të ulët dhe vetë i shisnin deri 115% më shtrenjtë! Gjobiten 6 kompani
Autoriteti i Konkurrencës gjobiti 6 kompani grumbulluese, të cilat pas një hetimi të thelluar 2-vjeçar, u provua se bashkërendonin dhe u diktonin fermerëve çmimet e fruta-perimeve, dhe më pas vetë i shisnin deri në 115% më shtrenjtë sesa kishin kostot.
-
Bota
11:19
Mes llogoreve, ‘dhëmbëve të dragoit’ dhe rrjetave kundër dronëve, si fortesa e Donbasit i reziston ofensivës ruse
Mes llogoreve, “dhëmbëve të dragoit”, telave me gjemba dhe rrjetave kundër dronëve, forcat ukrainase vazhdojnë të rezistojnë përballë ofensivave ruse, ndërsa negociatat diplomatike mbeten të pasigurta
-
Kronikë
-
Receta
-
Bota
11:07
Lufta/ Dronët e Kievit godasin rafinerinë ruse të naftës, mijëra banorë pa energji
Ukraina ka deklaruar se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë synojnë të ndërpresin furnizimin me karburant për ushtrinë ruse dhe të ulin të ardhurat nga eksportet e naftës që ndihmojnë në financimin e përpjekjeve të luftës së Moskës.
-
Receta
-
Kronikë
11:09
DOSJA/ 475 kg kokainë të porositura në Ekuador, droga e Përparim Rrajës 'me shokë' sekuestrohet në Holandë
Kjo ngarkesë është episodi i 3-të i hetuar nga SPAK ku të përfshirë janë pjesëtarë të fisit Rraja të Fushë-Krujës, drejtues të një prej bandave kriminale më të forta të zonës dhe grupe të tjera kriminale.
-
Lajme të mira
11:06
MoneyGram, AK-Invest dhe eReja lançojnë Dërgesat Digjitale të Parave direkt në Portofolin Elektronik eReja në Shqipëri
Klientët e MoneyGram nga e gjithë bota tani mund të dërgojnë para direkt në portofolin digjital eReja, duke rritur përfshirjen financiare dhe duke nxitur rritjen e pagesave digjitale në Shqipëri.
-
Receta
-
Kronikë
-
Bota
-
Sport
-
Opinion
-
Kronikë
-
Sport
-
Kosova & Rajoni
-
Sociale
10:08
Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare ish-ambasadori Nasip Kaçi! Një jetë në shërbim të fjalës, diplomacisë dhe dinjitetit njerëzor
Ish-ambasadori Nesip Kaçi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Ai i përkiste atij brezi intelektualësh që nuk kërkuan kurrë protagonizëm, por që lanë gjurmë në fushën e diplomacisë, gazetarisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
-
Kronikë
-
Sport
-
Politikë
-
Politikë
09:47
Athinë/ Spiropali takim me Ministrin e Mbrojtjes: Shqipëria dhe Greqia, bashkëpunim strategjik për sigurinë
Takimi u fokusua në bashkëpunimin afatgjatë mes Shqipërisë dhe Greqisë si dy vende partnere në NATO që kontribuojnë aktivisht stabilitetin dhe sigurinë në rajon, në Europë e më gjerë, ndërkohë që Shqipëria do të presë në vitin 2027 Samitin e NATO-s.
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Politikë
09:20
Samiti në Bruksel/ Vjosa Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anëtarëve të këshillit shumë shpejt! Kemi kontribuar në vlerat mbi të cilat qëndron BE
Foto: Vjosa Osmani
Në Bruksel, sot do të mbahet Samiti i liderëve BE-Ballkan Perëndimor, ku Kosova do përfaqësohet nga presidentja Vjosa... -
Sport
-
Bota
09:05
Akti terrorist në Australi/ Pesëmbëdhjetë vrasje dhe terrorizëm, 59 akuza në total për autorin e sulmit në Sydney
Përveç akuzave për vrasje, Akram përballet edhe me 40 akuza për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore me qëllim vrasjeje, si dhe me një akuzë për shfaqje publike të simbolit të një organizate terroriste të ndaluar
-
Kosova & Rajoni
-
Sociale
08:40
Shqipëria dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshjen historike për fluturime direkte
Kjo marrëveshje hap rrugën për disa kompani ajrore për te operuar fluturime të rregullta midis Kanadasë dhe Shqipërisë, me deri në 14 fluturime pasagjerësh në jave dhe 10 fluturime mallrash në javë për secilin vend.
-
Sport
-
Bota
-
Sociale
08:18
Ndërtimi i Qendrës së Madhe të Eventeve në Korçë, Rama: Do të ketë hapësira moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale (VIDEO)
Rama shprehet se në këtë qendër do të përfshihen hapësira moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale, si edhe infrastrukturë e dedikuar për koncerte e festivale me përmasa të mëdha.
-
Sociale
-
Sociale
-
Politikë
07:29
Liderët e BE dhe të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel! Rama pritet nga presidenti i KE! Temat e diskutimeve në samit
Në tryezën e përbashkët, Shqipëria dhe Mali i Zi do të ulen si pararojë e negociatave për anëtarsim krahasuar me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor si dhe me afate të paracaktuara të anëtarësimit, respektivisht në 2028 dhe 2029.
