-
21 Janar 2042!
Kryeministri e nisi punën me përkujtimin e ngjarjeve të 21 janarit të 31 viteve më parë- disa karafila në bulevardin kryesor të kryeqytetit për të përkujtuar humbjen e jetës së 4 protestuesve në protestën më të qetë që ka njohur Shqipëria në 130 vjet jetë si shtet.
21 Janar 2022, 22:31 -
Mero Baze: 21 Janari ka marrë hak vetë!
Drejtësia nuk ja doli dot të vinte në vend nderin e saj për 21 Janarin. Njeriu simbol i asaj tragjedie për më shumë se dhjet vjet, është përpjekur t’i ikë drejtësisë, dhe sot e kësaj dite ende nuk është pyetur pse vrau katër qytetarë të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm në mes të bulevardit.
21 Janar 2022, 19:45 -
Spiropali në Report Tv: Autorët e '21 Janarit' janë ndëshkuar nga shqiptarët në çdo zgjedhje, tani radha e drejtësisë! Berisha-Basha po kallëzojnë njëri-tjetrin, të thirren për të dëshmuar
Autorët e vrasjeve të 21 janari janë dënuar sistematikisht prej 11 vitesh nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje por tashmë ka ardhur koha të marrin dënimin e merituar edhe nga sistemi i drejtësi. Ky është qëndrimi i ministres Elisa Spiropali, e cila e ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv, nënvizon se drejtësia nuk do të vonojë për të dhënë ndëshkimin e merituar ndaj vrasësve të 21 janarit.
21 Janar 2022, 18:31 -
U qëllua me 1 plumb në dorë më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj për Report Tv: Bashën s'e pyeste njeri, urdhri ishte i Berishës! Çuditem si ka ende të marrë që shkojnë pas tij
11 vite nga 21 janari, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, duke folur për Report Tv, tha se pavarësisht se ishin të tjerë ata që tërhoqën këmbëzën e armës duke lënë të vdekur 4 persona, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.
21 Janar 2022, 17:53 -
Skënder Minxhozi: Një ditë e rëndë sprove për Lulzim Bashën
Sot është një ditë që Sali Berisha e ka shumë bezdi. Do të donte ta fshinte fare nga kalendari. E gjithë Foltorja e ndjek pas Doktorin në këtë ndjesi ku përzihet shpërfillja, me pak turp të fshehur thellë në subkoshiencë.
21 Janar 2022, 15:41 -
Ne flasim për 21 janarin, ata për reformën
Para dhjetë vjetësh vrasësit ishin prepotentë, të paprekshëm. Ata vranë katër vetë teksa po mbanin duart në xhepa dhe tani që njohim karakterin e pushtetit të tyre, ai akt kriminal, thjesht, u shtohet historive të përgjakura qeverisëse në arkivat e njerëzimit.
21 Janar 2022, 14:37 -
Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Fajtorët e vërtetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Detyrimin ndaj viktimave e kemi shlyer me Reformën në Drejtësi
Teksa i quajti protestuesit e vrarë si të pafajshëm, kreu i qeverisë theksoi se detyrimin ndaj tyre PS e ka shlyer me Reformën në Drejtësi, dhe se kjo e fundit do të veprojë, ndërsa kërkoi durim. Sipas Ramës, fajtorët e vërtetë të vrasjes së protestuesve të 21 janarit 2011, janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
21 Janar 2022, 13:13 -
21 janari, ish-kreu i SHISH, Klosi: Urdhrin për të qëlluar protestuesit e ka dhënë Berisha dhe jo Basha! Ishte përgatitur për dhunë, gardistët i siguroi se do t’i mbronte
Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, thotë se urdhrin për të qëlluar protestuesit e në ‘Bulevard’ në protestën e 21 janarit e ka dhënë Sali Berisha. Klosi tha se gardistët vetëm Sali Berisha mund t’i urdhëronte dhe t’i bindeshin, pasi e dinin se ai do t’u siguronte edhe mbrojtjen
21 Janar 2022, 13:08 -
'Strumbullari' i 21 Janarit, Meta i fshihet pyetjes, flet për marrjen e LSI-së: Mezi pres të heq kostumin e presidentit! Thumbon Bashën: 25 prilli ndeshje e shitur, populli do lider me karakter
I cilësuar si strumbullari i protestës së 21 janarit, protestë e cila shpërtheu pikërisht pas videos Meta-Prifti, ku flitej për një përfitim nga tenderat publike, Ilir Meta sot president, nuk pranoi që t’u përgjigjet gazetarëve në lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër Meta tha se mezi pret të marrë drejtimin e LSI-së, dhe të rikthehet fuqishëm në skenën politike
21 Janar 2022, 12:28 -
11 vite pa drejtësi për vrasjen e familjarëve të tyre, vajza e Ziver Veizit me lot në sy: Kam mall për babanë! Xhaxhai i Aleks Nikës: Hetimi është i dobët
Me dhimbje dhe mall për familjarët e humbur dhe dëshpërim që drejtësia po vepron kaq ngadalë për të zbardhur çështjet e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard më 21 janar 2011. 11 vite më pas, familjarët vijojnë t'i përkujtojnë me karafila në duar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, aty ku jeta e tyre u shua, duke lënë pas familjet e tyre.
21 Janar 2022, 10:54 -
Si i mori Sali Berisha përsipër vrasjet e 21 Janarit, rënia e alibive, hapat deri tek pranimi i krimit dhe mburrja për planin e vrasjes së kryetarit të opozitës
Si u rrëzuan njëra pas tjetrës të gjitha alibitë e Sali Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit, pani për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër, ndërrimi i armëve dhe zhdukja e pamjeve filmike. Një mozaik kriminal që po i verbon sytë SPAK-u.
21 Janar 2022, 10:33 -
11 vite nga vrasja e 4 protestuesve më '21 Janar', ende s'ka drejtësi! Prokuroria kërkon riekspertim nga ekspertë italianë për plumbin që vrau Aleks Nikën! Qeveria dhe familjarët homazhe në bulevard
Sot shënohen 11 vite nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues Aleks Nika, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën për të cilët ende nuk ka asnjë drejtësi. Protesta u zhvillur nga opozita, askohe PS kundër qeverisjes së PD. Prokuroria kërkon riekspertim për plumbin që vrau Aleks Nikën, ndërsa po verifkon edhe deklaratat fundit të bëra nga Basha dhe Berisha, që ia hedhin përgjegjësinë njëri tjetrin për këtë ngjarje të rëndë.
21 Janar 2022, 07:32 -
'Njëmbëdhjetë vjet me drejtësi zero për vrasjen e Aleksit tonë nga Sali Berisha'
Aleksi ishte një prej viktimave të atij krimi shtetëror. Vrasja e tij pat lindur e zbardhur para kamerave të televizioneve. Por paradoksalisht, është sot e kësaj dite pa autor, e pazbardhur gjyqësisht, pa asnjë të dënuar për krimin e tmerrshëm.
20 Janar 2022, 19:44 -
Lidhjet e Sali Berishës me një rreth vrasësish, emrat e akuzuar, zhdukjet dhe ekzekutimet për interesa politike, një sagë e pandëshkuar krimesh njerëzore
Nga vrasësit Remzi Hoxhës, të Haklajve, Ilir Konushevcit tek vrasësit e 21 Janarit, që të gjithë të akuzuar për lidhje me Sali Berishën. Sot Berisha dhe Basha akuzojnë njëri-tjetrin për krijim të grupeve me killera. Kujt duhet t’i besojmë?
15 Janar 2022, 19:19 -
Basha e quan të mbyllur dosjen e 21 janarit, Braçe: Nxirre berishizmin nga vetja Lulzim, boll dëshmove për dhunë ndaj teje por fol për pushkatimin në bulevard
Erion Braçe kërkon që Lulzim Basha të dëshmojë për 21 janarin ku mbetën të vrarë 4 protestues. Deputeti i kërkon Bashës që të ndahet përfundimisht nga berishizmi dhe të flasë për pushkatimet në bulevard, që në 2013 ka qenë Ministër i Brendshëm.
14 Janar 2022, 20:16 -
'Keni vrarë njerëz në mes të Bulevardit, mos e digjni më Shqipërinë për vete', gazetari ia thotë në sy Berishës, ish-kryeministri:Je provokator nga Novi Sadi
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Sali Berishës dhe gazetarit Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live ne televizionet në Kosovë. Gjatë një debati gazetari e ka bërë përgjegjës Sali Berishën për vrasjen e 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit në vitin 2011. Ndërsa këto deklarata, Berisha i ka quajtur provokim nga Novi Sadi.
13 Janar 2022, 21:22 -
11 vite nga protesta e 21 janarit ku u vranë 4 protestues, Prokuroria ende pa përgjigje nga policia për identifikimin dhe ekzaminimin e armës që vrau Aleks Nikën
Në 11 vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard përpara Kryeministrisë, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar përgjigje Policisë për veprimet e lëna për të bërë, për ekzaminimin dhe identifikimin e armës që vrau Aleks Nikën. Në maj të 2021 dosja e "21 Janarit" u kthye në polici për veprim, por ende Prokuroria nuk ka marrë një përgjigje.
5 Janar 2022, 13:35