Ne flasim për 21 janarin, ata për reformën

Ne flasim për 21 janarin, ata për reformën

Foto nga protesta e 21 Janarit

Në kalendaret e historisë së shqiptarëve ka plot ditë të tjera shumë më të përgjakshme se 21 janari, por kjo e janarit, përveç gjakut ka në ballë edhe turpin, ngaqë shënohet në kalendarin e bardhë të të ashtuquajturës demokraci brenda kornizës së BE-së dhe NATOs.

Ishte i rëndë dhe i turpshëm 21 janari i 2011, por gjithsesi më pak i rëndë dhe më pak i turpshëm se 21 janarët që vijnë vit për vit!

Para dhjetë vjetësh vrasësit ishin prepotentë, të paprekshëm. Ata vranë katër vetë teksa po mbanin duart në xhepa dhe tani që njohim karakterin e pushtetit të tyre, ai akt kriminal, thjesht, u shtohet historive të përgjakura qeverisëse në arkivat e njerëzimit. Ajo histori e tyre vrastare pasurohet me faktin se patën mjaft kohë, që formalisht ta mbyllnin kapitullin me gjyqe të stisur dhe me fajtorë nga kundërshtarët, nga ata që po u rrezikonin tua shqitnin kulltuqet nga bythët.

Nuk e bënë dot! Kësisoj ishin gati të mirëkuptuar, kur fshihnin gjurmët e krimit me shuarjet e filmimeve, ndërrimet e tytave, injorimin e Prokurores së Përgjithëshme…

Edhe 21 janari i vjetshëm, bile, ishte më i kuptueshëm dhe më pak i turpshëm se ky i sivjetmi! Ja, thjesht, do të shtohen dërdëllitjet dhe premtimet e reformës së drejtësisë… Premtojnë t’u ngjiten alpeve, kur nuk u ngjiten dot pirgjeve me dhé!

Nuk ka reformë më të thjeshtë se sa kjo e juaja:

Formuloni vetëm një akuzë për 21 janarin dhe shpjereni në gjykimin e Prokurorisë! Ose dorëzoni për hetim dy akuza të kundërta: një të kësaj qeverie për të shkuarën dhe një të qeverisë së shkuar, për këtë të sotmen! Lerini listat me Rrugë Kombi, me Gërdec dhe me naftën e Millosheviçit! Ndaluni tek njëra! Përqendrohuni vetëm tek njëri nga turpet e kësaj gjenerate politikanësh!

Qërroni dhe kthjelloni 21 janarin 2011!

Dhe ta shikoni sa e thjeshtë është reforma juaj e famshme e drejtësisë! Jepini paqë pikëllimit të 21 janarit dhe do ta shikoni se reforma është bërë vetvetiu!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luan: 21/01/2022 15:53

    Plotesisht dakort me Pellumb Kullen! Edi Rama ti lere menjane lulet e pervitshme ne pervjetoret e njepasnjeshem te vrasjes makabre te tyre ne mes te bulevardit dhe te dergoje nje cope leter ne SPAKUN e Krajes qe po ben "kerdine" kunder krimineleve e te korruptuarve,me perjashtimin se ne punen e tij ka lene menjane krimet e bera mullar te banditit Nr. 1 me kollaro te bardhe vicidolas dhe te kerkoje hapjen e hetimit te dosjes se 21 janarit.Kaq e veshtire eshte kjo? Nje cope leter,te cilen mund ta bejne dhe filloristet dhe jo njerezit me shkolle e me poste publike te cdo rangu dhe neqoftese nuk e ben dot le te therrase per ndihme avokat Ngjelen,Idajet Beqirin,ish prokuror Shkelqim Hajdarin a ndonje tjeter dhe te mos i perserise me perrallat se pushtetet jane te ndara e Ai nuk mund te nderhyje! Sepse nuk do nderhyje ne punet e brendeshme te Turqise apo te Serbise etj etj.Thjesht te dergoje nje leter apo nje thirrje publike drejtuar Arben Krajes,qe ta shohin shqiptaret qe Ai po e kerkon berjen e drejtesise.Dhe kjo sepse,sic e tha edhe Taulant Balla,vete SPAKU dhe personalisht Arben Kraja nuk ka deshire dhe vullnet qe ta hapi rihetimin e kesaj dosjeje kryesisht,nga vetja e tij,si shqiptar i ndershem,pa le me si prokuror apo si kryeprokuror i SPAKUT!Ka mundesi te beje nje thirrje publike(apo konference televizive sic ben per shume ceshtje te tjera...) drejtuar Arben Krajes?! Po te jete se realisht e do ndeshkimin e kriminelit qe vrau me urdherin e tij 4 protestues me duar ne xhepa ne mes te dites e ne mes te bulevardit,duke iu pergjigjur thirrjes se vete Rames per te protestuar ate dite, une e pres nje thirrje te tille dhe te mos lozi symbyllazi e te beje lojera fjalesh e lagu e s'e lagu...Ka ardhur koha qe me Sali Berishen te flitet hapur nga ana e qeverrise shqiptare dhe personalisht nga Edi Rama e jo me grifus,ashtu sic foli hapur dhe DASH-i amerikan.Ne te kundert aludimet se Rama nuk ka vullnetin politik per te hapur kete dosje apo interesohet te shtyhet sa me gjate dhe kur te dale nga gjendja e komes SPAKU i Krajes mund te jene te verteta dhe ne te tjeret i biem vrangalles kot.Sot deputetet e partise socialiste Cela,Dhima,Koci,Taulanti e ndonje tjeter e shprehin nje kerkese te tille dhe nuk mbetet tjeter vec qe vete Edi Rama te beje nje thirrje publike drejtuar SPAKUT qe urgjentisht te hapi kete dosje ,duke anashkaluar te tjera dosje qe sado te rendesishme te jene nuk mund te jene me te rendesishme se dosja e 21 janarit dhe kushdo person i perfshire ne ndonje krim apo korrupsion si Lefter Koka,qofte dhe Mediu i Gerdecit,nuk jane me te rendesishem dhe nuk mund te krahasohen me rihapjen e dosjes se 21 janarit e qe lidhet me kryekriminelin e ketij vendi qe s'ka lene politikan e njeri pa shantazhuar,kercenuar e qe vrasjet e tij jane te shtrire kudo qysh nga prilli i vitit 1991 e deri ne ditet e sotme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi