-
Braçe në Report Tv: Ka prova të reja për 21 janarin që rrinë të fshehura! Kalimi i dosjes në SPAK do rriste besimin që ato t’i dorëzohen drejtësisë
Ish-zëvendës kryeministri, Erion Braçe është i sigurt që ka prova të tjera për 21 janarin, por mbahen të fshehura për shkak të frikës se Prokuroria e Tiranës do i zhdukë ato. Braçe tha se kjo çështje duhet të merret në dorë nga SPAK, pasi kjo do të rriste besimin që këto prova të reja të dorëzohen dhe të ndihmojnë që kjo tragjedi me 4 të vrarë në Bulevard të zbardhet njëherë e përgjithmonë.
24 Janar 2023, 17:35 -
DOKUMENTI/ Berisha, Basha dhe Prendi nën akuzë për vrasje, zbardhet kallëzimi i plotë i ministrit të drejtësisë për 21 janarin në SPAK
Report Tv ka zbardhur kallëzimin e plotë që mazhoranca ka bërë në SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha si edhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi duke i akuzuar për “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Shpërdorim detyre”.
24 Janar 2023, 15:34 -
Xhaxhai i Aleks Nikës për Report Tv: Kasetën e kam nga korriku 2022, s’e dorëzoj në Prokurori, por vetëm në SPAK! Unë ia dhashë gazetarit Hoxha
Në një komunikim ekskluziv për Report Tv, Mark Nika, xhaxhai i protestuesit të vrarë më 21 janar 2011, Aleks Nika, thotë se nuk do e dorëzojë në Prokurorinë e Tiranës kasetën me përgjimin e gardës që sipas tij dëshmon se pati urdhër për të qëlluar me armë mbi demonstruesit. Mark Nika thotë se kasetën e ka në dorë nga korriku i vitit 2022, dhe se është ai që ia dha edhe gazetarit Artan Hoxha.
24 Janar 2023, 13:39 -
21 janari/ Ish-kreu i SHISH në Report Tv: Berisha donte të vrarë, ngjarja ishte programuar! Kallëzimi në SPAK duhej të ishte bërë më parë
Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit Fatos Klosi në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv deklaroi se Sali Berisha në protestën e opozitës më 21 janar 2011 donte të vrarë. Klosi tha se ai donte të tregonte se e vendos sigurinë në Shqipëri edhe duke bërë vrasje. Sipas Klosit, kallëzimi nga ana e PS-së duhet të ishte bërë më parë, pasi nëse ka fakte të reja duhet të hetohet sërish
24 Janar 2023, 13:36 -
I kallëzuar për vrasje më 21 janar, Berisha: Budallallëqe të Ulsiut, Rama ishte përgjegjësi kryesor i asaj ngjarjeje
Ish-Kryeministri Berisha shumë shpejt pritet të thirret nga SPAK për të dhënë llogari për 21 janarin 2011 pasi tashmë është i kallëzuar zyrtarisht për vrasje. I pyetur sot në lidhje me këtë kallëzim, Berisha preferoi t’i quajë ‘budallallëqe të Ulsiut’ kallëzimin dhe akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të asaj ngjarjeje.
24 Janar 2023, 12:51 -
Minxhozi: Dhjetë vjet vonë…por më mirë vonë se kurrë
Partia Socialiste ka bërë të parin demarsh zyrtar pranë organeve të drejtësisë për të çuar në dënimin e ish-zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët u bënë protagonistë të masakrës së 21 janarit 2011, ku shteti vrau qytetarë të pafajshëm në këmbët e godinës së Kryeministrisë.
24 Janar 2023, 09:07 -
21 janari në SPAK, Vangjeli në ‘Kontrast’: 4 qytetarë të pafajshëm u pushkatuan pa gjyq! Sot hapet ‘kapaku i pandorës’, duhen përgjigje
21 janari është akti më i rëndë i ndodhur ndonjëherë kur shteti u vu përballë qytetarëve të vet me armë dhe 4 qytetarë të pafajshëm u pushkatuan pa gjyq në bulevard. Kjo ishte deklarata e gazetarit Lorenc Vangjeli sot në ‘Kontrast’ në Report Tv, teksa komentonte kallëzimin e Ministrit të Drejtësisë në SPAK.
23 Janar 2023, 19:25 -
Audio për 21 janarin, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimet! Policia ta sekuestrojë! Por gazetari s'e dorëzon: Tani e ka familja Nika
Prokuroria e Tiranës ka nisur deri tani pa suskese verifikimin e një materiali të publikuar në media ditët e fundit ku përmendet një audio përgjim i komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, kur mbetën të vrarë nga plumbat e gardistëve 4 protestues të opozitës.
23 Janar 2023, 14:47 -
Prokuroria fle mbi kasetën-audio, Berisha përfiton për të manipuluar sërish 21 janarin
Fakti që prokuroria nuk ka bërë ende asnjë veprim për të sekuestruar kasetën, po i lejon Sali Berishës të rimarrë zanatin e tij të manipulimit të së vërtetës mbi 21 janarin që vazhdon prej 12 vitesh.
23 Janar 2023, 14:05 -
21 Janari/ Berisha, Basha dhe Ndrea Prendi nën akuzë për vrasje dhe 'shpërdorim detyre'! Ministri i drejtësisë dorëzon në SPAK kallëzimin penal
Sali Berisha, në cilësinë e ish-kryeministrit, Lulzim Basha ish ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi ish komandat i Gardës, janë zyrtarisht të kallëzuar në SPAK për vrasje në rrethana të tjera cilësuese në 21 janar.
23 Janar 2023, 13:55 -
21 janari, Arben Meçe në Report Tv: I parashikova vrasjet sepse njihja skenarët si vepron Sali Berisha! Urdhëruesit janë lënë të lirë
Sipas Meçes, ai i parashikoi vrasjet pasi e njihet skenarin sesi vepronte Sali Berisha, i cili menjëherë pas vrasjes së protestuesve doli në një konferencë dhe dha një skenar që ishte krejt manipulim i situatës. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Meçe u shpreh skenari i vrasjes së 4 protetuesve u bë i qartë kur Berisha doli në një konferencë për mediat
23 Janar 2023, 13:14 -
Alba Malltezi: Katër të vrarët e 21 janarit 2011 i përgjigjen sot Sali Berishës
Katër trupat e të vrarëve me 21 janar 2011 flasin qartë. Ata nuk mund të ishin puçistët që sot vazhdon të shpikë para gjithë shqiptarëve Sali Berisha. Ata nuk sulmuan as godinën e Kryeministrisë, e jo më Sali Berishën. Ja si flasin trupat e tyre, që nga aty ku ranë.
23 Janar 2023, 13:09 -
Si u tërhoq Lulzim Basha nga rrëfimi i të vërtetës së vrasjeve të 21 Janarit, 'kodi i heshtjes' me Berishën për punët e zeza
Në dhjetor 2021 ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha akuzoi Berishën për vrasjen e 21 Janarit, befas më pas tërhoqi akuzën dhe në fuqi hyri kodi i heshtjes.
23 Janar 2023, 12:44 -
Audio e përmendur në media për 21 janarin? Berisha: Manipulim, tabela shkrimi që paraqiten si 'audio-përgjim'
Manipulime i quan ish-Kryeministri Sali Berisha disa publikime të fundit në media, ku pretendohet se bëhet fjalë për një audio të komunikimit të gardistëve më 21 janar teksa zhvillohej protesta e opozitës dhe ata luftonin me protestuesit.
23 Janar 2023, 12:27 -
21 janari, avokati: Nëse ka prova që të çojnë te zyrtarë të lartë të hetohet nga SPAK! Hetimi i prokurorisë jo i plotë, çështja të rihapet
Vrasje e 4 protestuesve të opozitës më 21 janar të vitit 2011 në bulevard, kohë kur qeveriste Sali Berisha, duhet të hetohet nga SPAK nëse ka prova që të çojnë tek zyrtarë të lartë. Kështu thotë avokati Redi Ramaj, i ftuar në emisionin ‘Shtypi i Ditës’ me Andi Kapxhiun në Report Tv, ndërsa shton se hetimi i prokurorisë ka qenë jo i plotë dhe në gjykimin e tij është momenti që të rihapet çështja
23 Janar 2023, 09:55 -
21 Janar 2023, njëjtë si 21 Janar 2011!
Ishte një ditë gri, tipike për dimrin e kryeqytetit. Ishte ftohtë, si për çudi dielli nuk doli fare, ndoshta po të çante retë e dendura, do të ngrohte sadopak të eturit për gjak! Jo! Dielli nuk doli dhe ajo ditë u fut në histori si një nga më tragjiket që ende jehon!
22 Janar 2023, 17:15 -
21 janari/ Zef Brozi për Report Tv: Ndëshkimi Berishës, shërbim i madh për vendin, sot krenohet me vrasjet! Basha të bashkëpunojë me drejtësinë
Ndëshkimi i Sali Berishës si arkitekt i krimit shtetëror të 21 janarit është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet vendit. Ky ishte apeli i fortë që Zef Brozit, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në një intervistë për Report Tv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Brozin qytetarët shqiptarë frikësohen për të ardhmen e tyre nëse nuk ndëshkohen të gjitha këto krime të Berishës.
22 Janar 2023, 16:56 -
'21 janari' pa drejtësi, Taulant Balla: Pse prokuroria nuk e ka marrë ende në administrim audion e përmendur në media? SPAK të tërheqë dosjen
Pse prokuroria ende nuk e ka marrë nën administrim audion e përmendur së fundmi në media për një bisedë mes gardistëve më 21 janar 2011? Kjo ka qenë pyetja e kryetarit të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili ka dalë sot në një konferencë nga PS.
22 Janar 2023, 12:17