-
Kërkoi numërim të kutisë së shpallur të pavlefshme në Dibër, KAS rrëzon Partinë Lëvizja e Legalitetit! Mbetet në fuqi rezultati
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar sot ankimin e Partisë Lëvizja e legalitetit e cila ka kërkoi rrëzimin e vendimit të KZAZ Dibër rezultatin për këshillin bashkiak në këtë bashki për shkak se një kuti votimi, ajo e qendrës së votimit me numër 1100, nuk është pasqyruar në rezultat.
23 Maj 2023, 13:37 -
Humbja e thellë më 14 maj, Berisha sulmon mediat: Rama i ka blerë siç bleu votën! Ne nuk i mbrojmë zgjedhjet me armë e dhunë por me dinjitet e rregulla
Disfatën e 14 majit, Sali Berisha e justifikon duke fajësuar Edi Ramën. Pas akuzave për vjedhje e manipulime, këtë herë u fokusua te mediat. Në mbledhjen e kryesisë së Rithemelimit, Sali Berisha tha se janë blerë nga kreu i qeverisë dhe i kërkonte llogari gazetarëve të cilët sipas tij nuk e mbështesin këtë qëndrim.
23 Maj 2023, 12:29 -
Berisha mbledh kryesinë e Rithemelimit/ Këlliçi: Duhet të kapërcejmë hatërmbetjet! Spahia: Humbëm prej krimit të organizuar e të mbështetur nga Rama
Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e Rithemelimit në selinë blu. Belind Këlliçi, i cili humbi përballë Erion Veliajt në garën për bashkinë Tiranë tha se në fokus të diskutimit do të jenë zgjedhjet. Ai u shpreh se do të mundohen të kapërcejnë hatërmbetjet për t’u bashkuar ndërsa lidershipi nuk do të ndryshojë. Me këtë dha mesazhin e qartë se Sali Berisha nuk do të largohet.
23 Maj 2023, 12:03 -
Kallëzimet për 14 majin, Flamur Noka thirret në SPAK: Dorëzova provat që kam, ky regjim në bashkëpunim me krimin blenë votat me para
Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Noka është thirrur në cilësinë e deklaruesit për kallëzimet që ka bërë në SPAK për zgjedhjet vendore të 14 majit.
23 Maj 2023, 10:01 -
Shpartallimi i opozitës më 14 maj/ Varaku: Berisha u vra politikisht! Gurra: Për 2-3 muaj të ketë përpjekje për bashkim të PD! Burimi: Del nga kriza prej referendumit të brendshëm
Opozita është përçarë më shumë për shkak të disfatës së thellë më 14 maj, e thënë ndryshe rezultat shpartallues. Gazetarët Hysni Gurra dhe Genc Burimi, analisti Redi Varaku dhe anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu ishin të ftuar në ‘Report Tv’ kanë bërë analizën e asaj çfarë po ndodh në opozitë.
22 Maj 2023, 21:44 -
Zgjedhjet vendore të 14 majit, Berisha i gëzohet vetëm një ‘fitoreje’
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha pretendimet e tij për manipulimin e zgjedhjeve dhe përdorimin e parave të pista nga ana e qeverisë për blerjen e votave, duket se i ka vetëm për bashkitë në të cilat ka humbur thellë në 14 maj.
22 Maj 2023, 21:01 -
Humbja e thellë në 14 maj, Meta: Proces i mirëorkestruar! U ble mbështetja e VIP-ave dhe miliona euro u shpërndanë si bonuse në mënyrë të paligjshme
Humbjen e thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku në koalicion me Sali Berishën arriti të fitonte vetëm 7 bashki, Meta e konsideroi si një proces të mirëorkestruar nga qeveria duke nisur që në vitin 2019 kur opozita dogji mandatet në Kuvend.
22 Maj 2023, 18:49 -
Preç Zogaj për Report Tv: E prisja rezultatin e 14 majit, tregoi se në luftë kundër perëndimit nuk fitohet! Berisha në betejë karshillëku me SHBA! PD mbrojti orientimin euroatlantik
Drejtuesi i këshillit Euroatlantik në Partinë Demokratike, Preç Zogaj, në një intervistë të dhënë për ‘Studio Live’ në Report Tv deklaroi se rezultati i 14 majit tregoi edhe një herë se në luftë me perëndimin nuk mund të fitosh zgjedhje në Shqipëri. Në bisedën me gazetarin Arbër Hitaj, Zogaj tha se demokratët bojkotuan se u ndien të braktisur.
22 Maj 2023, 18:08 -
Zgjedhjet vendore të 14 majit, 3 ankime për bashkitë Belsh, Kamëz dhe Kuçovë! BF kërkon rinumërimin e votave për kryebashkiakë, ADK për këshilltarët
Tre kërkesa ankimore nga ana e opozitës janë dorëzuar ditën e sotme në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve lidhur me tabelat përmbledhëse të KQZ-së për rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit në bashkitë Kamëz, Belsh dhe Kuçovë.
22 Maj 2023, 17:22 -
Ilir Meta humbësi më i madh në 14 maj, fitoi vetëm në Memaliaj nga 9 bashki në 2015! Berisha më pak se gjysmën e bashkive që fitonte PD-ja e Bashës
Përmasat e humbjes së Ilir Metës dhe Sali Berishës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2013. Nga kandidatët e Partisë së Lirisë fitoi vetëm Albert Malaj në Memaliaj.
22 Maj 2023, 16:52 -
Rama tur falënderimesh në bashkitë e qarkut Dibër: Na keni dhënë një sfidë të madhe! Përmbysjen e ngjyrave në hartën elektorale do e kthejmë në investime
Rama ka zgjedhur bashktië e qarkut Dibër për takimin e rradhës në kuadër të turit falënderues që ka ndërmarrë të kryejë në gjithë Shqipërinë pas fitores së 53 bashkive në zgjedhjet vendore të 14 majit.
22 Maj 2023, 15:56 -
PD pa kryetar, deputeti Xhaferaj: Berisha të tërhiqet, jo të largohet! Vangjeli: Bëri Rithemelim por la në ngrirje ofertën qeverisëse
Deputeti Ferdinand Xhaferaj insiston se Sali Berisha nuk duhet të jetë më në krye të PD. Në analizën që bën pas zgjedhjeve të 14 majit, Xhaferaj i ftuar në Report Tv thotë se nuk duhet të mungojë si pjesë e procesit të zgjedhjeve, por demokratëve i duhet një tjetër alternativë që të arrijë të mposhtë Ramën.
22 Maj 2023, 14:52 -
Berisha s'njeh zgjedhjet? Mediu: Të respektojmë votën dhe të reflektojmë për rezultatin! 'Bashkë Fitojmë' u formëzua gabim, nuk krijoi sinergji
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, edhe pse thotë se këto zgjedhje kishin shkelje dhe sipas tij ‘nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme’ por bën thirrje për reflektim nga opozita me analizë të thellë mbi atë që nuk ka funksionuar. Mediu thotë se mënyra se si u ndërtua koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nga Berisha dhe Meta bëri që opozita të mos kishte angazhimin dhe sinergjinë e duhur.
22 Maj 2023, 14:29 -
Greqia dhe Shqipëria, 2 fitore ‘identike’ dhe dy sjellje opozitare të kundërta! Tsipras uroi kundërshtarin, Berisha-Meta akuza për krim dhe vjedhje
Vetëm në një javë diferencë Greqia dhe Shqipëria mbajtën proceset elektorale, të ndryshme për nga lloji por shumë të ngjashme për nga rëndësia. Ato në Shqipëri ishin vendore por shumë politike, beteja u shndërrua në një përplasje të fortë palësh, ndërkohë që fqinji ynë jugor vendoste Qeverinë e 4 viteve të ardhshme në një periudhë sfidash të rëndësishme, sidomos ekonomike.
22 Maj 2023, 11:24 -
Mero Baze: Opozita e ndarë dhe opozita që nuk ka ndarë mendjen
Të vetmet produkte të reja opozitare pas 14 Majit ishin Arlind Qorri dhe Roland Bejko. I pari si kundërshtar afatgjatë i Edi Ramës dhe të majtës klasike, Ii dyti si kundërshtar I të djathtës berishiste, e cila po mban të ndarë opozitën për interesa tërësisht familjare të një njeriu.
21 Maj 2023, 20:38 -
Humbja e thellë më 14 maj, 9 ankimime në KQZ! Opozita kërkon rinumërim për Këshillat Bashkiakë në Tiranë, Durrës, Kamëz, Pukë e Lezhë
Nëntë ankimime janë regjistruar në KQZ deri tani për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit. “Bashkë Fitojmë” konteston rezultatin në bashkitë ku është votuar dhe numëruar elektronikisht, ndërsa partitë e vogla kërkojnë rinumërim në Kamëz, Tiranë e Durrës. Për Kuçovën kandidati Lefter Maliqi ka dorëzuar kallëzim në SPAK.
21 Maj 2023, 16:06 -
Për arrestimin e Belerit protestuan ashpër, por Greqia arrestoi sot 5 blerës të votave teksa zhvillohen zgjedhjet parlamentare
Pavarësisht se arrestimin e Fredi Belerit për shitblerje votash në Himarë dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, e cilësoi si diçka të patolerueshme, Greqia ka mbajtur një standart tjetër, duke arrestuar sot 5 persona ndërkohë që mbahen zgjedhjet parlamentare.
21 Maj 2023, 15:07 -
Zgjedhjet vendore të 14 Majit, KQZ miraton rezultatin në Tiranë dhe Durrës! ‘Certifikohen’ fitoret e Erion Veliajt dhe Emiriana Sakos
Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka miratuar tabelat përmbledhëse zgjedhore për 2 nga bashkitë më të rëndësishme, ku u përqendrua gara e 14 majit, në Tiranë dhe në Durrës. Mbledhja nisi në orën 12:30 dhe zgjati për rreth 30 minuta
21 Maj 2023, 09:02