-
Berisha akuza për manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit: U përdorën ‘zgjedhës shëtitës’ pa adresë që votonin më shumë se në një qendër votimi
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë gjatë ditës së sotme duke pretenduar sërish se për rezultatin e humbjes së thellë të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, shkak është bërë manipulimi i zgjedhjeve vendore të 14 majit.
31 Maj 2023, 12:53 -
Eduard Zaloshnja: Epërsia e Veliajt ishte kapilare, nga qendra urbane deri në periferinë rurale
Asnjëherë s’kishte ndodhur (përveç zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita më 2019), që fituesi në garën për kryebashkiak të Tiranës të ketë patur epërsi në të gjitha njësitë administrative të saj. Veliaj e arriti këtë lloj fitore kapilare më 14 maj.
31 Maj 2023, 12:45 -
Turi i falënderimeve, Veliaj në Njësinë 8: PS, forca më bashkuese e shqiptarëve! U shërbejmë të gjithëve njëlloj
Në vijim të turit të tij të falënderimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar ma banorë të Njësisë 8 në kryeqytet. Në fjalën e tij Veliaj tha se fitorja në këtë njësi është edhe një ndër më të bukurat e 30 viteve të fundit. Ai tha se puna dhe përkushtimi bënë që qytetarët t’i besonin sërish Partisë Socialiste për ta çuar Tiranën përpara.
31 Maj 2023, 12:30 -
‘Mbështetën Becin’ PD e Shkodrës i përgjigjet Tom Doshit e sulmon Berishën: Humbja e opozitës e ka zanafillën në zgjedhjet e 6 marsit, qytetarët refuzuan ‘non gratat’
Në një deklaratë zyrtare PD thekson se PD ka qenë gjithmonë në krah të qytetarëve, por shton se humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar te marrëveshjet e fshehta të zgjedhjeve të 6 marsit
30 Maj 2023, 18:46 -
Vendoret 2023, KAS vendos të hapë një kuti votimi të Mallakastrës! Një anëtar këshilli i ikën BF-së dhe e merr PDIU
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hapur një kuti votimi për këshillat bashkiakë të Mallakastrës, duke evidentuar parregullsi në tabelat e rezultatit përfundimtar
30 Maj 2023, 15:30 -
Tom Doshi i përgjigjet Berishës: Të del hija ime kudo! Përgjegjës për ‘non gratën’ time dhe tënden është Basha, luftoi që opozita të humbiste në Shkodër
Zgjedhjet e 14 majit treguan se PSD e Tom Doshit ishte faktor pasi mori mandate për Këshilla Bashkiak në veri e jug të vendit duke lënë pas ‘BF’ e Sali Berishës. Këshilla e tij është që Sali Berisha të krijojë parti të re ose të bashkojë demokratët.
30 Maj 2023, 09:09 -
Rama në Korçë: Rezultati i 14 majit historik, na zgjodhën edhe demokratët! Njërzillëku, pika e parë e programit të qeverisjes së çdo bashkie
Kryeministri Edi Rama po vijon turin e falënderimeve pas fitores së thellë më 14 maj. Kësaj radhe, Rama është ndalur në Korçë, ku në një takim me qytetarët tha se rezultati i 14 majit ishte i jashtëzakonshëm, por gjithsesi PS nuk do t’ia dilte dot pa mbështetjen e shqiptarëve.
29 Maj 2023, 16:30 -
KAS ‘ekspertizë’ nga afër kutisë së çarë të Kurbinit: Nuk numërohet, mund të jetë manipuluar! Dash Shehi kërkoi numërim: Ndryshon rezultatin
Ashtu si KQZ, edhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, vendosi të refuzojë kërkesën e Dashamir Shehit, për rinumërimin e një kutie në KZAZ-në numër 15 në Kurbin.
29 Maj 2023, 14:32 -
Veliaj nga Astiri: Bëmë çerdhen e parë, tani ndërtojmë shkollat! Mezi pres që në 4 vitet e ardhshme ta transformojmë tërësisht këtë njësi
Zona e Astirit ishte ndalesa e radhës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të tij falenderues pas fitores në 14 Maj. Ai tha se Partia Socialiste u është mirënjohëse atyre që e votuan dhe se puna do të vijojë pa dallim në çdo njësi e lagje të Tiranës.
29 Maj 2023, 14:19 -
Berisha justifikon humbjen: Rama dhe Yuri Kim komplot ndërkombëtar kundër opozitës, por ne ia dolëm dhe morëm këshilltarë! Do ngrihemi në protesta
Ish kryeministri ka bërë përgjegjës kreun e qeverisë Rama se në bashkëpunim me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim (të cilën e cilëson si ish), kanë manipuluar zgjedhjet duke i bërë Berishës atë që ai e quan komplot ndërkombëtar. Kësaj radhe ka paralajmëruar edhe protesta si të vetmen alternativë kundër qeverisë.
29 Maj 2023, 12:29 -
Kallëzimi i Rithemelimit për kryebashkiakun e Kuçovës, Vokshi pas marrjes në pyetje nga SPAK: Hajdari ka shpërdoruar detyrën gjatë fushatës për 14 majin
Ditën e sotme, deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi është marrë në pyetje si një ndër personat që ka dijeni mbi kallëzimin e dorëzuar në 12 maj ndaj kryebashkiakut të Kuçovës për shpërdorim detyre dhe kanosje të pjesëmarrësve në zgjedhje.
29 Maj 2023, 11:15 -
Rama tur falenderimesh në Gjirokastër: Njerëzit s'na kanë votuar se janë të kënaqur me ne, por sepse besojnë se ne i bëjmë gjërat që presin
Nga Gjirokastra, ku po zhvillon turin e radhës së falenderimeve për fitoren në zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Edi Rama u shpreh se besimi që i është dhënë PS në zgjedhjet lokale, është për faktin s njerëzit kanë pritshmëri ndaj tyre.
28 Maj 2023, 12:53 -
Kush po e pengon reformimin e PD-së?
Në vend që të fillojnë urgjentisht hapjen e garës për të zgjedhur liderin e ri dhe për ti hapur rrugë reformimit dhe ringritjes së PD-së, disa deputetë, po kërkojnë shtyrjen e procesit. Ata pohojnë se PD-së i duhet kohë të reflektojë për të bërë zgjedhjet e duhura
28 Maj 2023, 11:54 -
Rithemelimi s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, akuzon Veliajn: I dha me qira apartamente banorëve që nuk jetojnë në kryeqytet
Rithemelimi ka vijuar akuzat për zgjedhjet vendore 2023. Kësaj radhe, anëtarja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Silvi Bardhi ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se ka dhënë apartamente me qira në prag të zgjedhjeve, banorëve që nuk jetojnë në kryeqytet.
28 Maj 2023, 11:18 -
Zgjedhjet lokale, kreu i PD në Krujë: Të zgjedhim lidershipin e ri! Rezultati i 14 majit është alarm, të bëhemi bashkë
Rezultati dërrmues i 14 majit për demokratët ka thelluar më shumë betejën brenda PD. Kryetari i PD në Krujë, Sabah Sheta i bën thirrje demokratëve të lënë pas Sali Berishën dhe të shkohet drejt një lidershipi të ri që mund të dërgoj PD drejt pushtetit
28 Maj 2023, 10:26 -
Turi i falënderimeve në Kamzë, Veliaj: Tirana dhe Kamza, dy motra të pandara në zhvillim! Do u shërbejmë të gjithëve njëlloj me përulësi
Bashke me Rakip Sulin, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në Bashkine e Kamzes, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtues politik i PS në Qark, Erion Veliaj, ka takuar socialistë, por edhe banorë që i besuan kësaj force politike në 14 Maj, te cilet i falenderoi per besimin.
27 Maj 2023, 18:15 -
Lorenc Vangjeli: Secilit të vetën
E vetmja surprizë e zgjedhjeve të majit ishte që ato nuk afruan asnjë surprizë. Edi Rama e dinte se nuk ishte e nevojshme që partia e tij dhe ai vetë t’i fitonin këto zgjedhje. I duhej vetëm të prisnin me durim që humbësit serialë përballë tij të bënin detyrën.
27 Maj 2023, 14:41 -
Rama tur falenderimesh në Selenicë: Në 14 maj të djathtët që nuk votuan bënë hap të mençur! Rruga e lumit të Vlorës do rrisë ekonominë e zonës
Kryeministri Edi Rama, në turin e tij të falenderimeve të ndërmarrë në bashki të ndryshme të vendit pas fitores së 14 majit, është ndalur sot në Selenicë ku ashtu si në qytete të tjera ka falenderuar edhe qytetarët të cilët nuk dolën në votim pasi sipas tij kanë refuzuar të votojnë për koalicionin Berisha-Meta.
27 Maj 2023, 12:02