-
Humbja e thellë më 14 maj, zv.kryetari i ‘Rithemelimit’ në Shkodër jep dorëheqjen: Patëm model me ‘njollë’, fajtorët të mbajnë përgjegjësi e të ikin
Humbja e thellë në zgjedhjet e 14 Majit, sidomos në Bashkinë e Shkodrës, ka sjellë edhe dorëheqjen nga radhët e ‘Rithemelimit’ në kryeqendrën e veriut. Zëvendëskryetari i degës së ‘Foltores’ së Berishës në Shkodër, Arben Lushaj ka dhënë dorëheqjen. Në një postim në Facebook ai thotë se ata që duhet të kërkojnë të falur për strategjinë e gabuar dhe humbjen tregojnë me gisht.
27 Maj 2023, 09:36 -
Rama në Durrës: Persona me poste të larta i morën gjithçka PS-së, por i dhanë kosto! Transformojmë Kadastrën, s'është e deputetëve as e drejtorëve
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e falënderimeve pas zgjedhjeve vendore, ku PS arriti një rezultat të thellë. Kësaj radhe, Rama u ndal në Durrës, ndërsa tha se rezultati i 14 majit ishte historik për Partinë Socialiste.
26 Maj 2023, 20:29 -
Mero Baze: Keqkuptimi i fundit i gazetarëve me Berishën
Sali Berisha ka provokuar një debat mes gazetarëve, që në shumicë e mbështetën në marrëzinë e tij të fundit prej vitit 2021 kur u shpall “non grata” nga SHBA e më pas nga Britania e Madhe, duke i akuzuar ata si të “paguar” , meqë po i kërkojnë prova për manipulimin e zgjedhjeve.
26 Maj 2023, 18:22 -
Fredi Beleri merr mandatin nga KQZ, debat i ashpër në Report Tv! Demaliaj: Ju ka hequr greku brekët për një pension! Zëdhënësi i fushatës: Ti je i sëmurë, ik zgjidhe me Berishën
KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Himarës dhe ky vendim ishte pjesë e një debati shumë të ashpër në Report Tv mes analistit Ilirjan Demaliaj dhe zëdhënësit të fushatës së kandidatit të Berisha-Meta, Fredi Beleri për Bashkinë e Himarës, Skerdian Dhuli.
26 Maj 2023, 18:08 -
Boll me 'masakrën elektorale'!
Ideja se opozita humbi sepse pushteti socialist zhvilloi një tjetër masakër elektorale është justifikim por jo shpjegim i humbjes së saj. Është një justifikim i keq sepse bazohet tek llogjika hegeliane sipas së cilës “nëse faktet nuk bien dakod me mua, aq më keq për faktet”.
26 Maj 2023, 17:52 -
Rikthimi i Bashës? Godole: Tezat e tij të vjetra! Do t’i kishte shërbyer më shumë PD-së nëse dilte në fushatë! Partia të bëjë një analizë të thellë
Sipas Godoles, PD ende s’ka thirrur një mbledhje kryesie, e shton se veç dorëheqjes së Alibeajt, duhet edhe të tjerë të kishin marrë përgjegjësi pas humbjes së thellë edhe persona të tjerë, në rastin konkret sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarja
26 Maj 2023, 14:36 -
Berisha: Dan Hutra vidhte vota për PS, do e nderonin me emër rruge! Zbulohet mesazhi, si u tallën sërish me ish-Kryeministrin! Lexoi dokumentin e falsifikuar
Qytetarët duket se kanë nisur të tallen me Sali Berishën, teksa të ‘maskuar me maskën e qytetarit dixhital’ bëjnë sikur bëjnë te Berisha denoncime së ndryshme, së fundmi të përqendruara te ‘krimet zgjedhore’. Kjo talle e qytetarëve me Berishën është intensifikuar sidomos pas publikimit të mashtrimit të ish-Kryeministrin me ish kitaristin që e paraqiste si Erion Veliaj ‘spiun iranian’.
26 Maj 2023, 14:26 -
Është penduar që u fut në zgjedhje me logon e Metës? Berisha: ‘BF’ shpëtoi opozitarizmin në Shqipëri, bëri bashkë 500 mijë idealistë që nuk shitën votën
Sali Berisha thotë se nuk është penduar për aleancën me Ilir Metën në garën e 14 majit, duke e argumentuar me mungesën e vulës së PD-së, por megjithatë pranon se në këtë koalicion, më e fituar doli Partia e Lirisë për nga numri i këshilltarëve që mori.
26 Maj 2023, 12:49 -
Humbi një këshilltar për 21 vota, ‘Bashkë Fitojmë’ kërkon rinumërim të votave në Lezhë: Nipat e këshilltarit të FRD-së i shtuan 100 vota
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ankimoi në KAS rezultatin e 14 majit për këshillin Bashkiak në Lezhë, duke kërkuar rinumërim të votave. Koalicioni Meta-Berisha thotë në arsyetimet drejtuar KAS se në Lezhë u blenë vota me para të krimit të organizuar.
26 Maj 2023, 12:32 -
Rikthimi i Bashës, Alibeaj në Report Tv: Nuk është mëkat të rikandidojë! Do futem në garë për kreun e PD-së? Gati të bëj çdo lëvizje që partia të mos përçahet
Pas shfaqjes dje në skenë të ish-kryetarit demokrat Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj tha për Report Tv se nuk është mëkat nëse ai kandidon sërish. Alibeaj u shpreh se fokusi kryesor i PD-së duhet të jetë ndarja nga e shkuara dhe nëse nuk shkakton tensione, edhe vetë do të garojë për drejtimin e Partisë.
25 Maj 2023, 21:17 -
La të hapur mundësinë për të kandiduar në krye të PD-së, Basha: Koha e reflektimit më shërbeu të shihja sesi ky sistem politik ka degraduar
Ish kryedemokrati Lulzim Basha ditën e djeshme dha sinjalin e rikthimit të tij në politikën aktive pas takimit që zhvillloi me të rinj demokratë, ku la të kuptohej se kishte në plan të kandidonte për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.
25 Maj 2023, 20:40 -
Alba Malltezi: Nuk mund të mallkohen shqiptarë për një humbje politike
Është e trishtë, e papranueshme që shqiptarë të flasin me kaq përbuzje për të tjerë bashkëatdhetarë duke vënë në diskutim qytetërimin e mundimshëm e plot sakrifica që përditë bëjmë si shoqëri. Qytetërimi kalon edhe përmes humbjeve.
25 Maj 2023, 16:10 -
Veliaj tur falenderimi në Njësinë 7: Fitorja erdhi falë punës së përditshme në skuadër
Nga Njësia 7, ku vijoi turin e falenderimeve për mbështetjen në zgjedhjet e 14 Majit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh mirënjohës për të gjithë ata që punuan çdo ditë për fitoren dhe që Tirana të ecë përpara.
25 Maj 2023, 13:21 -
Rama-opozitës: Fitorja e thellë se njerëzit ju refuzuan, morët përgjigje spektakolare më 14 maj! Berisha e Bardhi në një zë: Vodhe votat me Doshin e Dakon
Në seancën e Kuvendit, Kryeministri Rama u përball për herë të parë me opozitën për rezultatin e 14 majit. Ai tha se në fitoren e thellë të Partisë Socialiste ndikoi edhe refuzimi që shqiptarët i bënë opozitës, por Gazment Bardhi në një linjë me Sali Berishën, i kërkuan të flasë edhe për ndikimin sipas tyre, të Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në blerjen e votave.
25 Maj 2023, 12:55 -
Bamir Topi: Sali Berisha, arkitekt i së keqes brenda opozitës! Goditja e figurës së tij, e vetmja mënyrë që opozita të dalë nga gjendja ku ndodhet
Ish presidenti Bamir Topi deklaroi mbrëmjen e sotme se Sali Berisha është e keqja më e madhe e opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit si ‘arkitektin e së keqes brenda së djathtës’.
24 Maj 2023, 21:37 -
Berisha-Meta ankimojnë votimin elektronik në Elbasan: Të bëhet ekspertimi i pajisjeve, më pas të përsëriten zgjedhjet me fletë votimi
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka paraqitur sot në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ankimim për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit në Bashkinë e Elbasanit, ku kandidati i Berisha-Meta, Luçiano Boçi, humbi përballë socialistit Gledjan Llatja.
24 Maj 2023, 19:57