-
Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Ramabaja në Report Tv: S’është më e mira e mundshme por është pozitive! U shmang një Republika Srpska të dytë
Drejtori i Institutit shqiptar për gjeopolitikë, Sadri Ramabaja e ka cilësuar marrëveshjen Kosovë-Serbi në Ohër si jo më të mirën e mundshme, por pozitive tani për tani. Në një intervistë në “Shtypi i ditës dhe Ju” me gazetarin e Report Tv Andi Kapxhiu, ish anëtari i Vetëvendosjes, u shpreh se marrëveshja gjithsesi nuk është më e mira e mundshme përsa kohë nuk përfshin njohjen de jure të shtetit të Kosovës.
20 Mars 2023, 09:05 -
Pajtimi Kosovë-Serbi në Ohër, Blinken: Mundësi të mëdha për t'u anëtarësuar në union! Escobar: Zbatimi i marrëveshjes është kusht për BE
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mirëpriti pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.
20 Mars 2023, 07:44 -
Mero Baze: Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë?
Në Ohër nuk ka marrëveshja mes palëve, por një axhendë perëndimore që detyron palët ta zbatojnë atë ose të përballen me sanksione. Të gjitha lojërat e tjera të fjalëve, nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, janë përpjekje për të gënjyer popujt e tyre, për gënjeshtrat me të cilat kanë ardhur dhe qëndrojnë në pushtet.
19 Mars 2023, 18:50 -
Marrëveshja Kurti-Vuçiç, Ish-negociatori i BE për Ballkanin: Zbatimi i saj çon në normalizimin e marrëdhënieve dhe njohje reciproke
Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherësh ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, thotë se suksesi i arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen drejt normalizimit, do të varet nga zbatimi ose jo i saj.
19 Mars 2023, 17:53 -
Gjergj Luca përshëndet marrëveshjen në Ohër: Kurti dhe Vuçiç vunë gurin e themelit të paqes! Mesazhi që të bashkohen në tryezën e Ballkanit të Hapur
Biznesmeni Gjergj Luca ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë-Serbi gjatë takimit të djeshëm në Ohër duke dhënë mesazhin se 2 liderët duhet të bashkohen edhe në Ballkanin e Hapur. Në mesazhin e tij, u shpreh se Ballkani është e vetmja strehë e ruajtjes së familjes në Europë ndaj nuk ka asnjë ndryshim nga BE apo SHBA.
19 Mars 2023, 16:39 -
Mashtrim, humbje historike: Reagimi i opozitës ndaj Kurtit për marrëveshjen në Ohër
Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
19 Mars 2023, 14:38 -
Marrëveshja në Ohër, publikohet nga BE teksti! Kurti: Njohje 'de facto' nga Serbia! Vuçiç: S'mund të nënshkruajmë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut është “njohje de facto” por shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i ik nënshkrimit të marrëveshjes. Kurti tha se i takon Bashkimit Evropian që ta gjejë mekanizmin që ta bëjë këtë marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme
19 Mars 2023, 07:16 -
BE publikon aneksin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, ja për çfarë ranë dakord Kosova dhe Serbia dje! Komitet i përbashkët monitorues
Bashkimi Evropian ka publikuar aneksin e zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën u dakorduan dje në Ohër kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Aty flitet edhe për një Komitet të Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja brenda 30 ditëve. Është detyra pikërisht e këtij komiteti që të monitorojë zbatimin e të gjitha provizioneve.
19 Mars 2023, 07:10 -
Marrëveshja e panënshkruar Kosovë-Serbi, Rama: Të sjellë ‘pranverën’ e shumëpritur mes shqiptarëve dhe serbëve! Begaj: Garanci për paqen në rajon
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dakordësisë së arritur në Ohër mes Ramës dhe Vuçiçit. Me rezerva Rama tha se shpreson që "marrëveshja e pannëshkruar të jetë një pranverë mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit (shqiptarëve dhe serbëve)’". Kryeministri u shpreh se shpreson që 'djalli’ të mos fshihet në detaje.
19 Mars 2023, 06:59 -
12 orë negociata historike në Ohër, Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje për planin evropian por palët nuk nënshkruajnë! Borrell: Caktohet rruga drejt pajtimit
"Tym i Bardhë" në Ohër pas 12 orë ethe negociatash historike mes Kosovës dhe Serbisë me negocimin e shefi të diplomacisë së BE, Borrell dhe Lajçak për propozimin evropian për dy palët. Borrell doli në një deklaratë për media ku u shpreh se sot bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian.
18 Mars 2023, 07:24