-
Kronikë
Operacioni 'Bregdeti Ynë', pritet shembja me tritol e një tjetër objekti 4- katësh në Dhërmi
Një objekt 4-katësh do të shembet në Dhërmi nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Kjo ndërtesë një tjetër rast flagrant i tejkalimit të lejes së ndërtimit. Forcat e Xhenios po bëjnë aktualisht vendosjen e eksplozivit për të kryer më pas shpërthimin e kontrolluar.
14 Shtator 2021, 11:39 -
Kronikë
Rifillojnë shembjet në bregdet, Çuçi: 2 objektet e para në Dhërmi, askush s'mund të ndërtojë pa leje
Pas ndërprerjes për shkak të sezonit turistik, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit, kanë nisur sot operacionin “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje. Në një reagim të shkurtër, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit dhe në zona të tjera të vendit.
1 Shtator 2021, 11:52 -
Kronikë
I mori 2 mijë euro ryshfet qytetarit për ta lejuar të ndërtojë pa leje, lihet në burg inspektori i policisë kriminale në Tiranë! Dosja i kalon SPAK
Gjykata e kryeqytetit caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj Lefzat Veselit, inspektori i policisë kriminale në Tiranë, i akuzuar për "korrupsion" dhe "shpërdorim detyre". Veseli dyshohet se ka marrë 2 mijë euro ryshfet nga një qytetar në këmbim të lejimit të një ndërtimi pa leje. Gjykata vendosi të kalojë për kompetencë në SPAK dosjen.
27 Gusht 2021, 11:44 -
Kronikë
Merrte para dhe lejonte ndërtimet pa leje, SHÇBA ndalon inspektorin e policisë kriminale në Tiranë
SHÇBA ka ndaluar inspektorin Levzat Veselaj, 47 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”.
25 Gusht 2021, 18:16 -
Politikë
E kritikuan pas denoncimit të zhurmave nga ndërtimet, reagon Braçe: Një përgjigje për të gjithë ata që më treguan karrigen dhe Erion Veliajn
Zv. kryeministri Erjon Braçe ka denoncuar herë pas here në rrjetet sociale zhurmën në orët e vona që shkaktojnë mjetet të cilat ndërtojnë pallate në Tiranë. Teksa kishte publikuar një foto, Braçe shkruante se pavarësisht se qarkullimin pas orës 12 të natës është i ndaluar, këto makineri vazhdojnë punën
26 Korrik 2021, 22:40 - Kronikë
-
Kronikë
VIDEOLAJM/ Në Elbasan fitohet lufta me 'Kalin e Trojës', më në fund IKMT e shemb 'dhuratën' që këtë herë nuk erdhi nga grekët! Disa vite më parë i rrëzoi fadromën
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit - IKMT, ka njoftuar sot se është ka rrëzuar “Kalin e Trojës”, një ndërtesë pa leje e cila prej vitesh qëndronte në anë të unazës së qytetit në Elbasan. Ishte ndërtuar në trotuar dhe pengonte lëvizjen e qytetarëve.
14 Korrik 2021, 10:33 -
Kronikë
Operacionet e SPAK, Shkëlqim Hajdari: Ata që kanë shkelur besimin e shqiptarëve të përgatiten, do japin llogari! Këtë herë është ndryshe!
Shkëlqim Hajdari, ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, i cili aktualisht mban postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, thotë në një intervistë në Report Tv se operacionet e fundit të SPAK janë tregues se këtë herë po ndryshon shumëçka në lidhje me kulturën e ndëshkimit në vend. Sipas tij kushdo që ka shpërdoruar detyrën të përgatitet se shumë shpejt do të përballet me drejtësinë.
13 Korrik 2021, 18:29 -
Kronikë
Lame: Shembim ndërtimet pa leje nga Vermoshi në Konispol, kush ka abuzuar nuk do flejë i qetë! Nis në Pogradec legalizimi i pallateve të braktisura
Kreu i Kadastrës, Artan Lame paralajmëroi nga Pogradeci ku nisi procesi I legalizimit të pallateve të braktisa nga pronarët e falimentuar, se operacioni I shembjes së ndërtimeve pa leje do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë.
2 Korrik 2021, 21:03 -
Kronikë
Rama ultimatum bizneseve pa leje në bregdet: Largohuni me dëshirë, ose ju heqim me pahir e ju konfiskojmë çadrat e shezlongët! Vrasjet dhe aksidentet? Policia s'dënon, gjykatësit japin vendime abuzive
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve në vijën bregdetare që janë pa leje të largohen me dëshirën e tyre, në të kundërt do i largojnë me pahir dhe konfiskojmë bazën materiale që kanë siguruar përgjatë viteve. Në lidhje me ngjarjet e fudnit në vend, Rama tha se fajin e kanë gjykatësit që nuk kanë kaluar vettingun me vendimet abuzeve që japin duke i liruar kriminelët.
29 Qershor 2021, 13:23 -
Kronikë
Durrës/ Aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, 1 në pranga, në kërkim një grua! 5 të tjerë janë nën hetim
Një person është vënë në pranga, ndërkohë që është shpallur në kërkim një grua, pas një operacioni të përbashkët të policisë së Durrësit dhe IKMT-së për prishjen e objekteve të cilat nuk disponojnë leje përkatëse. Gjithashtu në hetim janë edhe 5 të tjerë.
19 Qershor 2021, 17:58 - Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Operacioni 'Bregdeti Ynë', ministri Çuçi bën bilancin e deritanishëm: Shemben 35 objekte, është veçse fillimi i fundit të marrëzisë
Që prej fillimit të operacionit 'Bregdeti ynë' institucionet shtetërore kanë rrafshuar 35 objekte në Ksamil, Sarandë e Velipojë. Ndërkohë në 10 raste kanë qenë vetë ndërtuesit që i kanë shembur objektet pa leje.
12 Qershor 2021, 15:59 -
Kronikë
76.5 % e totalit të ujërave, të shkëlqyera! Rama: Shqipëria ka arritur standardet europiane në cilësinë e ujërave në dete, liqene e lumenj
Përmirësohen cilësitë e ujërave të plazheve, deteve dhe liqeneve. Shqipëria ka arritur standardet europiane në cilësinë e ujërave në det, liqen e lumenj sipas raportit të Agjencisë Europiane të Mjedisit. Për kryeministrin Edi Rama ky është një lajm i mirë, ndërsa ka ardhur si rezultat i rritjes së investimeve dhe kontrolleve për ruajtjen e mjedisit.
11 Qershor 2021, 16:48 -
Kronikë
Pas bregdetit, do të shemben ndërtimet pa leje në qendrat historike! Aksioni nis në zonën që ruhet nga UNESCO, dhe do vijojë në gjithë territorin e Qarkut Gjirokastër
Aksioni për shembjet e ndërtimeve pa leje nuk do të ndalojë në bregdet. Brenda 10 ditësh do të nisë pastrimi i zonave historike nga këto objekte. Prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote ka dhënë detaje të planit të veprimit për turizmin
11 Qershor 2021, 16:10 -
Kronikë
Operacioni 'bregdeti ynë', IKMT: 10 objekte të shembur në Velipojë dhe 18 në Ksamil! Nis heqja e inerteve
Pesë ditë që nga nisja e operacionit "bregdeti ynë', për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) bën me dije se janë shembur 10 objekte në Velipojë dhe 18 në Ksamil.
11 Qershor 2021, 10:43 -
Politikë
Bledi Çuçi letër ILD dhe KLGJ për gjyqtarin e Administratives, Elidon Papazisi: Vendimet e tij po pengojnë aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u ka dërguar një letër ILD dhe KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër Elidon Papazisi në lidhje me disa vendime për të cilat thotë se është bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”
9 Qershor 2021, 16:03 -
Politikë
Ina Zhupa denoncon: Prishjet e objekteve në Ksamil po bëhen ndaj atyre që përkrahën opozitën në fushatë! Dokumenti që hedh poshtë PD: Vendimi është i 2020-s
Operacioni për shembjen e objekteve pa leje ka nisur nga veriu në Jug, me Velipojën dhe Ksamilin për të vijuar në drejtimet respektive. Por për Partinë Demokratike prishja e këtyre objekteve janë selektive për hakmarrje politike për denoncimet që pronarët e tyre kanë bërë hapur ndaj pushtetit në fushatën elektorale. Një dokument i Bashkisë Sarandë, i siguruar nga Report Tv, tregon se në fakt banesa që i është prishur Maliq Zogaj, vëllai të Hydajet Zogajt, është marrë si vendim në gusht të 2020.
8 Qershor 2021, 20:13 -
Kronikë
Shembja e objekteve pa leje në bregdet, zv. ministri i Brendshëm: Vijojmë deri në zhbërjen e çdo paligjshmërie! Gjoba për zyrtarët që shkelën detyrën
Operacioni 'bregdeti ynë', për prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, do të vijojë deri në zhbërjen totale të çdo paligjshmërie. Kështu u shpreh zv.ministri Brendshëm Besfort Lamallar në 'Report TV'. Ai theksoi se ky aksion do të vijojë edhe me gjobitjen e të gjithë zyrtarëve që shkelën detyrën, duke lejuar ndërtimin e objekteve pa leje.
8 Qershor 2021, 14:03