-
Report Tv sjell pamjet me dron, një grup i vogël militantësh në protestën e Berishës! Bardhi e Meta e lënë vetëm drejt arrestimit
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e SPAK që i jep autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Tashmë, Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit, ndërsa SPAK e ka rrugën e lirë për t’i vënë prangat.
21 Dhjetor 2023, 10:34 -
Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit, ja procedura që do ndiqet për arrestin e Sali Berishës! Vendimi do të ekzekutohet nga agjentët e BKH dhe policia
Kuvendi i Shqipërisë votoi sot heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha duke i hapur rrugë arrestimit të këtij të fundit pas kërkesës së SPAK.
21 Dhjetor 2023, 10:33 -
'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës
Sali Berisha bëhet politikani më i rëndësishëm i Shqipërisë post komuniste për të cilin pritet arrestimi. Parlamenti votoi me 75 vota pro të maxhorancës autorizimin që SPAK të arrestojë ish kryeministrin, nën hetim për aferën e privatizimit të klubit Partizani. Tashmë ‘topi’ është në SPAK, ku ka mbërritur dhe vendimi i kuvendit.
21 Dhjetor 2023, 07:29 -
Lorenc Vangjeli: Rama dhe Dumani, nevoja e dëshpëruar për dy reformatorë
Edi Rama e ka në dorë të surprizojë miqtë dhe armiqtë e tij. Të enjten në Kuvend, përpara votimit për lejen e arrestit të Sali Berishës ai mund të thotë: Jo! Unë votoj kundër! Edi Rama mund të zgjedhë të sillet si reformator. Të veshë mantelin e reformatorit përkundër të gjithëve
20 Dhjetor 2023, 20:51 -
Sot votohet për arrestimin e Berishës, PS-PD dy raporte në Kuvend: Të autorizohet SPAK! Alibeaj: Akuzat jo politike, por fakte se favorizoi dhëndrin (Dokumentet)
Janë depozituar në Kuvend për votim dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandave të cilët dy ditë më parë votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK që i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës. Të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandojnë Kuvendit dhënien e autorizimit, ndërsa nënvizojnë se akuzat ndaj Berishës nuk janë politike por se SPAK është bazuar në fakte.
20 Dhjetor 2023, 19:23 -
Nesër kuvendi voton për heqjen e imunitetit të Berishës, Valteri: Më ka ardhur SMS për të qenë prezent në protestë! Ja çfarë shkruhet
Ndërsa nesër në Kuvend zhvillohet votimi për arrestimin e Sali Berishës ky i fundit ka thirrur protestë duke bërë ndoshta përpjekjen e fundit për të ndryshuar "fatin e tij". Ish-deputeti Halit Valteri, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka lexuar mesazhin që i kanë dërguar për të marrë pjesë në protestë.
20 Dhjetor 2023, 18:11 -
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Shabani: Ikja e tij bekim për PD-në e Shqipërinë! Po bën përpëlitjet e fundit për të mos pranuar fatin e tij
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani në një lidhje me skype për “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn deklaroi se ndëshkimi i Sali Berishës nga drejtësia tregon sipas tij se “Shqipëria po çlirohet”.
20 Dhjetor 2023, 17:56 -
Legjitimohet masa e sigurisë për Sali Berishën, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të Rithemelimit, s'e merr në shqyrtim
Masat e sigurisë të GJKKO ndaj Sali Berishës mbeten legjitime dhe rruga për arrestimin e tij është e hapur. Gjykata Kushtetuese refuzoi të shqyrtojë kërkesën e 30 deputetëve për pezullim të masave duke vlerësuar se nuk janë subjekt i konfliktit të kompetencave mes Kuvendit e SPAK. Në këto kushte,– thotë Kushtetuesja – padia mund të ishte bërë nga Kuvendi apo vetë Berisha si palë, pasi të ankimojë masat në të trija shkallët e gjyqësorit
20 Dhjetor 2023, 13:40 -
Sulmet e Berishës, Dumani: Nuk ndikohemi, imun ndaj politikës! Arrest me burg apo shtëpie për ish-kryeministrin? E vlerësojnë prokurorët
Retorika politike dhe sulmet e përditshme të Sali Berishës ndaj SPAK dhe GJKKO nuk kanë asnjë ndikim në punën e këtyre institucioneve. Kreu i prokurorisë së posaçme Altin Dumani tha se është imun ndaj retorikës politike e mediatike dhe këtë përçon edhe tek stafi për tu shkuar hetimeve deri në fund. Ai u pyet për masën që do të kërkohet për Sali Berishën pas votimit në kuvend, por tha se vendimin do ta marrin prokurorët e çështjes.
20 Dhjetor 2023, 11:31 -
Padurimi për t’u arrestuar…
Berisha nuk ka zbatuar kurrë vendime gjykate. Ai kurrë nuk ka vajtur, apo kurrë nuk ka qenë nën hetim për shkelje dhe vepra penale. Kurrë nuk ka qenë në dyert e gjykatave si i akuzuar. Por sot ndryshon puna. Duke mos vajtur tek OPGJ-ja, Berisha mezi pret arrestimin.
20 Dhjetor 2023, 11:24 -
Mos e arrestoni Sali Berishën, më keq të ketë shef Gazin
Sali Berisha mund të mbetej kalorës në politikë, në fillim të dekadës së parë apo në fund të dekadës së dytë të viteve ‘90. Ta nderonin. Zgjodhi të marrë rolin e “Sanços” e të mbledhe rreth vetes anonimë e pa konstruktin e duhur politik. Për Berishën, më keq se arresti është të ketë shef Gaz Bardhin.
20 Dhjetor 2023, 10:56 -
Të enjten seanca plenare, pika e parë e rendit të ditës dhënia e autorizimit për arrestimin e Berishës! Ish- kryeministri ndryshon qëndrim: Nuk do ta njoh vendimin
Sali Berisha ndryshon qëndrim duke paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Parlamentit për dhënien e autorizimit të SPAK për arrestimin/ heqje lirie të tij. Ai tha se të enjten do të jetë në parlament për kaos ndërsa paralel do të thërrasë edhe protestën përpara godinës së Kuvendit. Këtë herë, pas vetes, për të kundërshtuar SPAK-un dhe për skenarin e së enjtes, ka edhe Gazment Bardhin.
19 Dhjetor 2023, 15:24 -
Këshilli i Mandateve i hapi rrugë arrestit të Berishës, Bardhi: Praktikë e vendosur për herë të parë! Në dosjen e SPAK drejtuar Kuvendit s’ka prova
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi vendimin e marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të Sali Berishës në kuadër të kërkesës së bërë nga SPAK për arrestin e tij nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën ‘Partizani’.
19 Dhjetor 2023, 15:15