-
Opinion
Skënder Minxhozi: Ikja e Mark Markut nga opozita me dyer të mbyllura
Dorëheqja publike e Mark Markut nga mandati i deputetit ka krijuar në orët e fundit një klimë krejt të re brenda Partisë Demokratike. Ka krijuar klimën e pezullisë dhe paqartësisë që nuk e kishte sjellë as fushata formale për kreun e partisë, një garë të cilës i dihej rezultati ende pa nisur.
27 Gusht 2021, 17:08 -
Opinion
Ardhja e afganëve në çorbën shqiptare
I marrin që t’u bëjnë qejfin amerikanëve! Jo, i marrin sepse kanë filluar të zëvendësojnë punëtorët shqiptarë me të huaj (e patë çfarë tha për bangladeshasit?)! E ke gabim, i ka marrë Edi Rama sepse është i çmendur e do të na imponohet si me Bregoviçin! Jo jo, pa lidhje, po i marrin sepse i kanë detyruar amerikanët dhe i tremben burgut nga SPAKU në vjeshtë!
15 Gusht 2021, 22:03 -
Opinion
Minxhozi: PD nuk e meriton barin e PPSH për shkak të Sali Berishës
Duke mbrojtur veten, Berisha ka futur në krizë shumëplanëshe diplomatike, politike e personale, panelin e tij, kolegët e tij, duke bërë që selia e kundërshtarit të konsumojë në paqe e plot kënaqësi këtë skenë të pazakontë, ku një forcë politike e madhe ironizohet nga amerikanët, duke përdorur sloganet e Partisë së Punës! Paralelizmi me partinë që simbolizoi komunizmin shqiptar është sa i kërkuar, aq edhe tronditës. Sidomos kur përdoret kunder forcës politike dhe kundër njeriut që u ngjitën në skenë pas rënies së diktaturës!
30 Korrik 2021, 19:38 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Basha kapet pas problemit të vet dhe harron hallin e PD
Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit i ngjan secilit prej raporteve të prodhuara Nga ndërkombëtarët për proceset zgjedhore në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Asgjë e re nën qiellin shqiptar, po ato vërejtje, po ato konkluzione. Fituesi lejohet të ushtrojë pushtetin e fituar, njëra palë bën lista ministrash, pala tjetër shullehet në plazh.
27 Korrik 2021, 13:22 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Lule letre Bashës, lule të freskëta Berishës
Nëse kishte nevojë për një tjetër matje publike dhe të hapur mes popullaritetit të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në PD, të shtunën e pamë një të tillë në Pallatin e Kongreseve. I pari u prit me ovacionet e një ish drejtuesi të lartë të cilin militantët s’e kanë harruar kurrë, kurse i dyti mori duartrokitjet burokratike të një salle që e di se ka në krye një kryetar që nuk e tërheq dot karrocën e liderit, por është aty e s’mund ta heqin.
18 Korrik 2021, 09:16 - Opinion
-
Opinion
Minxhozi: Fatos Tushe dhe një hedhje nga kati i dhjetë pa parashutë
Fatos Tushe nuk është Sali Berisha. Kryetari i deritanishëm i bashkisë Lushnje ka shumë pak ngjashmëri në çdo drejtim me ish-presidentin dhe ish-kryeministrin, përtej rrethanës së vetme që i bashkon në distancë: të dy kanë nga një llogari të hapur që lidhet me akuzat për korrupsion.
6 Korrik 2021, 13:37 -
Opinion
Minxhozi: Soreca, Teatri dhe paracetemoli i ndërkombëtarëve
Ja që ambasadori i BE-së, Luigi Soreca paska qenë i pavlefshëm. Madje i kotë, në vizitën e tij “sekrete” nga dera e pasme, në Gjykatën Kushtetuese tre ditë më parë. Ja që s’ja paska dalë të ndryshojë kursin e vendimit të kësaj gjykate për Teatrin, një vendim që ka kthyer buzëqeshjen tek të gjithë ata që e duan kokëposhtë qeverinë e sotme.
3 Korrik 2021, 13:50 -
Opinion
Minxhozi: Kur amerikanët s’kanë kohë të takojnë Ilir Metën
Që nga dita që ishte lajmëruar, misioni i Reekr pritej me më shumë interes për ata me të cilët nuk do të shtrëngonte duart, sesa për të tjerët që do e takonin. Në këtë rast “lista e zezë” amerikane ishte shumë e shkurtër, përmbante vetëm një emër: Presidentin e Republikës Ilir Meta. Berisha siç dihet është “non grata”, pra nuk është fare në radarin amerikan!
1 Korrik 2021, 11:22 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Rruspa dhe bikini
Ka nisur një krehje e rradhës e plazheve të Shqipërisë, në kërkim të abuzimeve të biznesit turistik përgjatë vijës bregdetare. Një aksion, siç quhet prej kohësh kur kemi qenë në diktaturë, për të sekuestruar çadra e shezlonge, në mesin e një hapësire ku tashmë pushojnë dhjetra mijë njerëz të ardhur nga të gjitha anët dhe drejtimet e imagjinueshme.
30 Qershor 2021, 13:54 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Vija bregdetare, simptomë e një shteti të sëmurë
Pa kaluar as 24 orë nga masakra e Velipojës, ku shezlongët dhe ndarja e hapësirës ranore lanë pas të vrarë e të plagosur, një tjetër konflikt i stilit mafioz ka tronditur parajsën turistike shqiptare, Dhërmiun. Djegia e 60 shezlongëve të stivosur anës plazhit mund të jetë gjithçka përveçse e paqëllimtë.
28 Qershor 2021, 10:59 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Do integrohen në BE shqiptarët e maqedonët, apo gara mes Macron e Le Pen?!
…Dhe pastaj ankohen pse Salvini në Itali sulmon me çfarë ka në dorë politikën evropiane për emigrantët! Ose që Orban në Hungari ngre gardhe me tela me gjemba kundër muslimanëve apo shkel me këmbë liritë themelore demokratike!
23 Qershor 2021, 09:34 -
Opinion
Do integrohen në BE shqiptarët e maqedonët, apo gara mes Macron e Le Pen?!
Evropianët ankohen për imazhin që vetë e kanë ndërtuar edhe me sjellje si kjo e pak orëve më parë, ku pasi ju mbushën mendjen maqedonëve se janë shqiptarët ata që i pengojnë drejt hapjes së negociatave, tani kthehen e i thonë Tiranës se i ka plotësuar të gjitha kushtet (si me magji, brenda natës), porse mes Shkupit dhe Sofjes ka një krizë, që i mban edhe ata (shqiptarët) jashtë gardhit!
22 Qershor 2021, 21:10 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Dy mbretër të zhveshur që partia refuzon t’i shohë
Rizgjedhja e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike mes polemikash e dyshimesh, përkoi fatalisht me shpalljen e Sali Berishës non grata nga qeveria amerikane. Edhe kjo e dyta la pas një vazhdë mëdyshjesh serioze mbi pasojat dhe impaktin që do të ketë në anën e djathtë të spektrit politik.
18 Qershor 2021, 10:13 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Fitoi humbja!
Nëse doni një situatë perfekte kaosi dhe vetëvrasjeje kolektive brenda një partie të madhe politike, përfytyroni sa më poshtë: Kryetari sapo ka dalë humbës në zgjedhje për herë të katërt rresht, por nuk jep dorëheqjen. Ish-kryetari historik, me një influencë vendimtare mbi partinë, sapo është shpallur non grata nga vendi më i madh në botë dhe ka dalë në mes të garës për kreun, për të njoftuar se mund të rikthehet.
14 Qershor 2021, 10:32 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Berisha-Meta në krye të opozitës dhe kuatrinat e Nostradamusit
Është thënë e stërthënë gjatë fushatës së fundit elektorale, se pala fituese e zgjedhjeve do t’i linte humbësit në një batak krize e dilemash që do të ishin të vështira për t’u zgjidhur. Nëse humbte Rama, çeshtja e pasardhësit, por edhe menaxhimi i një rrëshqitjeje në opozitë pas tetë vitesh qeverisjeje, do të ishin patate të nxehta në duart e socialistëve.
11 Qershor 2021, 12:27 -
Opinion
Skënder Minxhozi: S’jua ka fajin Amerika dhe Sorosi, por përjetësia
Meqë nuk jeni të zotët t’i hiqni me vota ose me gjykata, po i heqim ne! Kjo mund të ishte fraza e pathënë por e nënkuptuar qartë dhe hapur, e administratës amerikane, ndaj goditjeve të para që po jepen në Shqipëri në drejtim të politikanëve më të vjetër të tranzicionit.
10 Qershor 2021, 11:41 - Opinion
-
Opinion
Skënder Minxhozi: Pretenca e buzëqeshur e Yuri Kim
Sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë, thotë një fjalë e urtë franceze. Intervista e fundit e ambasadores amerikane Yuri Kim duket sikur kishte dalë nga arkivat e disa viteve më parë, kur të tjerë kolegë të saj shpreheshin pak a shumë në të njëjtat valë për palët që luftonin për pushtet në Shqipëri.
19 Maj 2021, 12:50 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Një parti që po nis ta shohë humbjen si normalitet
Lulzim Basha as dha dorëheqje të parevokueshme, as iku të paktën disa ditë nga zyra, derisa të rizgjidhet formalisht në mes të qershorit. Tregoi se nuk i beson as atyre që prej javësh “bëjnë be” për kokë të tij dhe etiketojnë çdo njeri që del kundër kryetarit, si të shitur tek Edi Rama
17 Maj 2021, 12:04