-
Opinion
Nuk është në pikëpyetje fati i Lulit, por i sistemit
Pyetja e vjetër nëse Sali Berisha është ose jo pronari i panegociueshëm i Partisë Demokratike, është kthyer më fuqishëm se kurrë në skenë pas humbjes së zhurmshme të PD në 25 prill. Në fakt dilemat për këtë temë nuk janë shuar kurrë, qëkurse është parë sesi gjatë tetë vjetëve influenca e Doktorit në parti ka qenë konstante dhe qëndrimet e tij kanë përbërë sentenca thuajse të palëvizshme për linjën zyrtare të PD.
30 Prill 2021, 18:12 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Zoti Doshi, kërko ndjesë se ndoshta ta falin edhe ty, si Xhelalit!
Meqë ambasadaorja amerikane Yuri Kim ka vendosur që të përshëndesë kërkesën e faljes nga Xhelal Mziu, pasi ky i fundit tha se i ka gati grupet e militantëve që do bëjnë edhe të tjerë “si ai i Elbasanit”, ky koncept diplomatik i trajtimit të situatës absurde që po kalon Shqipëria, mund të zgjerohej edhe për raste të tjera që kanë të bëjnë me fushatën.
23 Prill 2021, 12:19 - Opinion
-
Opinion
Skënder Minxhozi: Një sherr parkimi riktheu në taban Lulzim Bashën
E patë Lulzim Bashën mbrëmë në Kavajë? Mbajti një miting të improvizuar në mes të shiut të natës, duke akuzuar Edi Ramën…për një sherr parkimi mes të vetëve. As nuk pyeti më parë si kishte ndodhur ngjarja, pse ishin nxjerrë armët e shkëmbyer grushtet mes protagonistëve.
20 Prill 2021, 11:53 -
Opinion
Tre Bashë, një Ramë
Duket se këto ditë është thjesht e pamundur ta bësh Lulzim Bashën të acarohet. Shetit nga një qytet në tjetrin, ulet në të gjitha studiot televizive të Tiranës kryq e tërthor, por ka të printuar në fytyrë një buzëqeshje çarmatosëse që s’ka Zot ta fshijë. Duket si ato bojërat që pasi bien diku, lenë një njollë që nuk ka solucion ta pastrojë.
19 Prill 2021, 10:48 - Opinion
-
Opinion
Skënder Minxhozi: Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama…
Është e kuptueshme (por jo normale), që një kryeministër që ka qeverisur tetë vjet, t’i bëjë bisht pyetjeve e të mos i’u përgjigjet atyre, kur e pyesin në një emision televiziv. Goja e mbyllur ndihmon kur ke përpara vetes një bilanc lara-lara. Është shumë më pak e kuptueshme nga ana tjetër, kur këtë vendos ta bëjë një kryetar tetëvjeçar opozite, i cili duhet të ketë përgjigjen gati për çdo gjë, pasi ka pasur kohë me bollëk për t’u përgatitur dhe përgjegjësi thuajse zero për ecurinë e punëve në një shtet.
13 Prill 2021, 22:53 -
Politikë
'Po ju del situata jashtë kontrollit pas mitingut të parë', Basha debat me analistin: I kam respektuar masat, COVID-i s'është shqetësim i Ramës
Një debat ka ndodhur mes kreut të PD Lulzim Basha dhe analistit Skënder Minxhozi pasi ky i fundit ka deklaruar se Basha ka qenë element i përgjegjshëm nga opozita gjatë pandemisë për masat antiCovid deri në mitingun hapës të fushatës elektorale
8 Prill 2021, 21:59 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Mitingjet e COVID-it, si simptomë e mungesës së frymës
Nuk dihet ndërkohë sesi i konsideron zoti Bardhi takimet nëpër qarqe të shefit të tij Lulzim Basha, që vijuan pas asaj dite. Dhjetra makina, flamuj, qindra njerëz të grumbulluar në qendra qytetesh që brohorasin pa maska, ngjeshur pas makinës mbi të cilën kryedemokrati përshëndet me dy gishta.
31 Mars 2021, 20:59 -
Opinion
Një milion vaksina dhe një orë vonesë
Mes këtyre dy shifrave mori formë dita e parë zyrtare e fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit. Në njërën anë, mijëra vaksina që dilnin nga barku i “Lagushit” që kthehej nga Turqia, në anën tjetër mijëra njerëz që pritën një orë derisa Lulzim Basha të kryente një “skuthllëk” të vogël elektoral, duke shtyrë daljen në podiumin e mitingut, për t’i marrë kohë televizive kundërshtarit të tij në Sheshin Skënderbej.
26 Mars 2021, 11:29 -
Për ata që vaksinat iu duken si vota!
Ndoshta edhe janë të tilla vaksinat. Pra, që sjellin lëvizje e spostime në një garë elektorale, ose në pëlqyeshmërinë e një qeverie. Kjo nuk është e pakuptueshme dhe as e pashpjegueshme. Njerëzimi ndodhet prej një viti në një garë që si çmim ka jetën. Dhe kur bëhet fjalë për jetë a vdekje, bëhet gjithashtu fjalë edhe për kurora dafinash ose ferrash, në qafën e atyre që menaxhojnë krizën, kudo në botë.
16 Mars 2021, 13:32 -
Pse Lulzim Bashës i rri ngushtë kostumi dhe hallet e Metës dhe Berishës?!
Lulzim Basha premtoi të dielën, me njërën dorë në ballakume e tjetrën të zbukuruar me verore, se Edi Ramës do t’i rezervohet kudo e njëjta pritje si në Elbasan, ku militantë të organizuar të opozitës u përpoqën të ndalojnë kryeministrin në vizitën e tij në qytet. “Kudo që të shkosh Edi Rama, do të marrësh të njëjtën përgjigje”, deklaroi Basha pas incidenteve mes palëve, ku pati disa të shoqëruar nga policia.
14 Mars 2021, 14:54 -
Mejhanet e Shijakut dhe tryeza e Ristanit
“Kutitë janë të mbyllura, nuk mund të manipulohen, provoje a e fut dot dorën brenda?!” E kush nuk e kujton këtë pjesë dialogu mes ish-kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani dhe komisionerëve socialistë, teksa hapeshin kutitë e bashkisë Tiranë, në kërkim të votave që i mungonin Lulzim Bashës për të përmbysur në tavolinë fitoren e Edi Ramës në votimet lokale të vitit 2011?!
5 Mars 2021, 11:27 -
Martesa e dytë (pa Gërdecin në mes)
Kur në vitin 2008 Edi Rama i rrihte shpatullat Sali Berishës në dalje nga spitali ku ndodheshin të plagosurit e shpërthimit të Gërdecit, Ilir Meta dhe partia e tij, që asokohe bëheshin gati të garonin më vete për zgjedhjet e një viti më pas, akuzuan me të drejtë kreun e opozitës se po i hidhte një komerdare shpëtimi kryeministrit, në momentin e tij më të keq.
1 Mars 2021, 13:12 -
LSI nën trysninë e PS-PD, votat e Metës drejt partive të mëdha
Sondazhet paraprake parashikuese të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit nxorën në pah elementët që tregojnë luhatje të shifrave të tre partive kryesore në vend. Sipas tyre, Partia Demokratike ka shënuar rritje, Partia Socialiste ka qëndrueshmëri, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka pësuar rënie drastike.
28 Shkurt 2021, 13:02 -
Mafiozi ndërkombëtar Joe Biden
Meta është kryetari i një shteti ku kriminaliteti, korrupsioni, trafiqet e drogave dhe të gjitha fenomenet e tjera shoqëruese, janë si në shtëpinë e tyre. Ka 30 vjet që është në politikën aktive, për pasojë është edhe vetë politikisht përgjegjës për gjendjen ku ndodhemi. Madje më përgjegjës se shumë të tjerë anash tij, sepse ka qenë zyrtari që ka mbajtur më shumë poste në karrierën e tij, se gjithë politikanët e tjerë që nga pavarësia e Shqipërisë në 1912.
24 Shkurt 2021, 12:50 -
Fatos Nano dhe mësallat me njëmijë faqe
Që Nano mbetet një socialist i vjetër, kryesocialisti në fakt, kjo është pak por e sigurt. Gabimet jo të pakta që ka bërë, paktet, paqëndrueshmëritë, anët e papërgjegjshme dhe dobësia e qeverisjes dhe karkateri acid që ka treguar ndër vite, nuk e bëjnë gjithsesi hiç më të keq sesa ata që i ka pasur bashkëkohës apo parsardhës.
5 Shkurt 2021, 15:14 -
Kur Lulzim Basha thotë 'S’jam në garë me Edi Ramën'
“Kjo nuk është një përballje mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, por një përballje e shqiptarëve me kryeministrin”. Teksa bëhet gati të veshë këpucët e fushatës elektorale, kryetari i opozitës ka një merak të madh që nuk arrin ta fshehë dot. Kërkon të fshihet pas tre milionë zgjedhësve, në një garë politike ku do të jetë emrin i tij në krye të fletës së votimit.
3 Shkurt 2021, 18:36 -
Kur të zë çatia e shkollës
Edhe për dosjet kosovare të krimeve të luftës, edhe për pasurinë e vënë gjatë dhe para se të hynte në politikë, edhe për akuzat e rënda financiare të drejtësisë shqiptare që u mbyllën me procedurë, edhe për 21 janarin, edhe për mënyrën e ngjitjes në bashkinë e Tiranës, edhe për humbjen e mbi 150 mijë votave në zgjedhje, qëkur ka drejtuar Partinë Demokratike si kryetar pas vitit 2013. Në të gjitha këto njolla të errëta me të cilat është e mbushur karriera e tij politike 15 vjeçare, Basha preferon rregullisht të heshtë, duke u mjaftuar të bëjë sikur dëgjon.
15 Janar 2021, 14:12 -
Ethet e detit shqiptaro-grek dhe 12 milje në mes
Në këtë mjedis plot paragjykime, shpallja e zgjerimit me 12 milje detare nga Greqia për detin e saj territorial, vjen e ngatërrohet pa të drejtë me çështjen e bisedimeve me Shqipërinë. Athina ka një problem therës me Ankaranë për detin. Nebuloza e stërmadhe e ishujve të Egjeut është një lëmsh që s’ka qeveri e as gjykatë që ta zgjidhë. 12 miljet detare i adresohen më së shumti kësaj krize, ndërkohë që në rastin shqiptaro-grek është marrë vendimi më i arsyeshëm i mundshëm, për të akzitivizuar Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, për detin territorial mes dy vendeve.
28 Dhjetor 2020, 11:36