-
Deklaratat e Bashës zbulojnë falsitetin e (mos)hetimit të tij
Megjithëse socialistët u shpejtuan t’i dërgojnë me anë të Taulant Ballës një mesazh paqeje Lulzim Bashës (nuk do të të hetojmë për UÇK!), kryetari i opozitës vazhdon të mos ndjehet i qetë për pickimet që i vijnë nga maxhoranca. Daljet e tij të fundit në media e kanë vënë përballë disa akuzash që lidhen me disa shtëpi luksi që thuhet se i përkasin atij, sa në periferi të Tiranës aq edhe në plazhet e Adriatikut.
28 Nëntor 2020, 18:09 -
Rikthimi i 'Gjeneral Covidit'!
Një gjendje e ngjashme prag-alarmi ka pushtuar Evropën, me Francën që i afrohet shifrës prej 100 mijë infektimesh në ditë, ndërkohë që SHBA, ku presidenti Trump po shpërfill shifrat në funksion të pushtetit personal, brenda javës ka pasur 500 mijë të infektuar me Covid 19.
28 Tetor 2020, 20:08 -
Nuk ka më fitore me sondazhe e tallava
Sipas një iluzioni optik të çuditshëm, e majta që ishte në qeveri ja arriti ta kompleksojë opozitën në lidhje me reformën, megjithëse në parim pasojat e goditjes së reformës duhej të binin fillimisht mbi qeverisësit, e më pas mbi opozitarët.
8 Shtator 2020, 17:15 -
Pse duhet përdorur politikisht edhe një krizë si ajo e Kakavijës?!
Prej muajsh, qëkurse ka hyrë në zyrën e kreut të shtetit, Ilir Meta vazhdon të flasë dhe të sillet jo sikur është President i vendit, po sikur është një eurodeputet, që një shërbim nga ata më banalët e të zakonshmit, e ka hedhur nga Strasburgu a Brukseli për disa ditë në Tiranë, për të dhënë ca mend e këshilla, e për të ikur sërish nga ishte nisur. Vazhdon të bëjë politikë nga ajo më e keqja, të heqë nga vetja çdo përgjegjësi, dhe të mbajë ndezur një sherr të vazhdueshëm me maxhorancën.
18 Gusht 2020, 22:53 -
Makijazhi i dobët i komisionit 'Nishani'
Debati fals në komisionin Nishani, nëse duhet të ketë një mandat tjetër parlamentar për Berishën, vetëm sa kërkon të japë në publik imazhin se partia po përballet më në fund me një “temë me peshë”, me një “patate të nxehtë”. Në fakt të gjithë janë me vonesë në PD, kur është fjala për Berishën. Të paktën shtatë vjet vonë!
13 Gusht 2020, 08:30 -
Mes mbrojtjes së detyrueshme të kujtesës dhe nevojës për liderë të pakapur
Lojrat me shkëmbime territoresh e skema të tjera, u pa se nuk japin imunitet të pakufizuar personal, ndërkohë që liderët kryesore të vendit nevojitet t’i kenë duart e lira dhe vështrimin të kthjellët, kur të flasin me serbët. Akuzat ndaj Thaçit i kanë krijuar një problem personal jo të vogël atij vetë, por i kanë lënë në derë Kosovës një patate të nxehtë edhe më të rrezikshme, sesa halli i presidentit me Specialen. Të negociosh në kushte të tilla, do të thotë të hedhësh potencialisht hapa të kushtëzuara rrezikshëm nga rrethanat e disa orëve, por që pasojat do t’i kenë më pas me shekuj.
27 Qershor 2020, 18:29 -
Armët hileqare të betejës për Kushtetutën
Ajo që mund të thuhet tre ditë pas m itingut presidencial të të hënës, është se më normale do të ishte që populli i çdo krahu politik të mos tra zohej e nxirrej në prot sta nën moton “Të mbrojmë Kushtetutën”. Sepse kushdo nga ata që sot konsiderohen si politikanë me një farë peshe në këtë vend, e ka nga një m ëkat të fshehur nën mëngë, pikërisht në raport me Kushtetutën e Shqipërisë. E kanë shkelur, shp ërfilluar, an ashkaluar e t rukuar diku gjatë karrierave të tyre. M
5 Mars 2020, 22:37 -
Epidemi apo infodemi?
"Kur shpërtheu SARS, 17 vjet të shkuara, rrjetet sociale nuk egzistonin. Kishte telefona celularë, kishte internet, por nuk kishte demokraci verbale të turmës si sot. Informacioni ishte pronë e mediave, ku rëndom ndodhin shumë gjëra të këqia, por ku bëhet gjithashtu edhe gazetari e vërtetë nga profesionistë të lajmit"
26 Shkurt 2020, 14:47 -
Kur dështoi 'Rama ik', si mund të triumfojë 'Dvorani shkelës i Kushtetutës'?!
Ka një llogari të thjeshtë forcash, kur flitet për të kapur, mbajtur dhe dominuar sheshin para Kryeministrisë, që rëndom quhet edhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, megjithëse është vetëm një pjesë e tij.
20 Shkurt 2020, 21:07